Manjani fton në takim “qytetarin dixhital” të Berishës

May 8, 2016 13:59

Manjani fton në takim “qytetarin dixhital” të Berishës

Ministri i Drejtësisë i kërkon qytetarit dixhital që ka bërë denoncimin në lidhje me pretendimin e korrupsionit në Drejtorinë e Burgjeve.

“Ministri i Drejtesise, z. Ylli Manjani ne pergjigje te denoncimit publik te bere nga ana e ish Kryeministrit Sali Berisha, fton denoncuesin qe te paraqitet dhe te vendose nje kontakt te drejtperdrejte me Ministrine e Drejtesise per ta paraqitur rastin, duke krijuar mundesine e shqyrtimit te tij ne rruge zyrtare” thuhet në një njoftim të ministrisë së Drejtësisë të shpërndarë sot në email.

Ministri Manjani bën me dije se eshte e nevojshme të njihet nga afër me pretendimet e denoncuesit me qëllim që të bëhen verifikimet e nevojshme.

“Duke siguruar se denoncimi i qytetarit do të hetohet me detaje, Ministri i Drejtesisë shpreh gadishmërinë për të marrë të gjitha masat që parashikon ligji nëse detajet e bëra publike rezultojnë të provuara” vijon njoftimi i cili mbyllet duke thënë: Ministri Manjani siguron maksimalisht denoncuesin se do te kete garancine e nevojshme te ruajtjes se anonimatit te tij.

Kjo deklaratë vjen një ditë Berisha postoi në facebook denoncimin e një qytetari dixhital.

May 8, 2016 13:59
Komento

6 Komente

  1. Myrvete May 8, 14:07

    Po qytetaret e tjere,jo digitale,qe te denoncojne shkeljet ligjore ,pra padrejtesite e gjyqtareve me SHKRIM DHE EMER E MBIEMER,pse nuk u jep pergjigje zoti minister?
    A mos duhet t’a bejme denoncimin tek Sali Berisha qe ti dhe vartesit tuaj te japin pergjigje?
    Une jam nje nga ata qytetare, VIKTIME e nje gjyqtari me emer e mbiemer,por qe prej nje muaji nuk shoh asnje reagim nga ministria e Drejtesise!

    Reply to this comment
  2. Oni May 8, 15:13

    Kur permend dhe Zoton qe eshte djali me i drejte dhe i edukuar qe kemi pare, sigurohem qe i ka mashtrime gjuthe qytetaret e vet digital… Mashtrime te uleta

    Reply to this comment
    • ska May 9, 00:17

      hahaha me qene dhe zoto djale i drejte, spaska me njerez te poshter shqiperia…ai i heq nga puna se pse ke dhene doren filanit, dhe pse ke fol me fistekun….e jo me per lek qe se diskuton fare

      Reply to this comment
  3. Qytetar May 8, 16:47

    Filmi ” Rrofte Zapata ” me Marlon Brando i shfaqur shpesh ne kohen e komunizmit ka nje fragment te denje per kete ” Ftesen per takim e njohje ” te qeverise te qytetarit dixhital. Ne film nje grup fshataresh me Zapaten takojne qeverine per problemet e tyre. Flet vetem Zapata. Qeveritari e pyet per emrin dhe …Ja shenon me rreth te kuq! Eshte tamam ajo qe kerkon sot Manjani ( qeveria ), te fute ne rreth ” qytetarin dixhital ” nje here e mire. Si Zapaten ne film. ( Besoj ndonje komentuesi i kujtohet ky film ).

    Reply to this comment
  4. Paulsad May 8, 18:30

    Prap takin institucional do te jete pasi qytetari dixhital e ka emeri Visho Ajazi. C.d.v.ko

    Reply to this comment
  5. ........ May 8, 22:27

    “QYTETARI DIGITAL” eshte KRYESPIUNI I SHISH- Visho Ajazi d.v. !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*