Denoncimi: Punonjësit e KESH-it duan pula e raki për të lidhur dritat

Ervin Sanja May 4, 2013 08:13

Denoncimi: Punonjësit e KESH-it duan pula e raki për të lidhur dritat

“Jepni 20 milionë lekë nëse doni linjë të re. Ndërsa për riparimin e asaj ekzistuese duhet të na jepni pula, pata dhe raki”. Kështu i kanë pritur punonjësit e KESH-it ankesat e banorëve të një lagjeje shumë pranë qytetit të Elbasanit pas djegies së kabullit që i furnizon me energji elektrike. Banorët e lagjes “Harvales” të fshatit Katund i Ri në komunës Bradashesh kanë dalë një ditë më parë në protestë pasi prej 10 ditësh janë në errësirë.

Për shkak të një defekti me kabullin që furnizon me energji elektrike, 42 familje të kësaj lagjeje janë pa energji që prej javës së kaluar. Mungesa e energjisë u ka shkaktuar probleme jo vetëm familjeve, por edhe bizneseve të zonës u janë shkaktuar dëme të mëdha, të produkteve frigoriferike. Gjithashtu mungesa e energjisë elektrike ka bërë që 42 familjet të mbeten edhe pa ujë të pijshëm, pasi uji që ato përdorin është prej puseve private, të cilin e marrin me anë të elektopompave.

Vetë banorët deklarojnë se punonjësit e CEZ, përveç parave, u kanë kërkuar edhe ushqime apo deri edhe shpendë për të riparuar defektin. Ata paralajmëruan se, nëse nuk do të zgjidhet ky problem, do të bllokojnë rrugën nacionale.

Fadili, njëri prej banorëve akuzon direkt punonjësit e elektrikut për ryshfete: “Vinin ata punëtorët e KESH-it me ryshfete, me gjëra, jo duam kështu, duam ashtu. Kemi çuar gjela, raki. Na thoshin “katunar, bini ndonjë gjë t’ju lidhim dritat”. Vunë transformatorin e parë, ata dhe atë mezi e vunë, ikën hajdutët e parë, erdhën hajdutët e dytë. Kemi të sëmurë, fëmijë, jemi qelbur. Jemi interesuar, jemi ankuar, na kanë vënë policinë përditë me shkelma. Ne do bllokojmë rrugën, do bëjmë protesta. Jemi pagues të rregullt. Është e patolerueshme kjo që po ndodh me ne me energjinë elektrike. U kemi dhënë pula, gjela, pata, raki, janë mbajtur me rakinë tonë. Na kërkojnë lekë, na kërkojnë lekë gjithmonë edhe për të ndërtuar linjë të re. Ne nuk kemi 20 milion lekë për t’i dhënë elektrikut për të ndërtuar linjën ata”.

Aktualisht, sipas banorëve, kompania KESH nuk ka bërë asgjë për rregullimin e defektit. Sipas tyre, punonjës të kësaj kompanie u kanë thënë se nuk kanë bazë materiale dhe mjete për të rregulluar defektin.

 

Ervin Sanja May 4, 2013 08:13
Komento

3 Komente

  1. alesia May 4, 09:54

    Po si cdo gje tjeter dhe keto keshtu funksionojn, korrupsioni me pula e me raki ne kete rast jo me lek.varet nga piksynimet qe ka.

    Reply to this comment
    • lini May 4, 09:55

      Po ka lezet , te pakten maro pun me i pul, po kto te ujsjellsit kto jane skandal fare, ktyre u jep lek e prap ste marojn pun.

      Reply to this comment
  2. Oketo May 4, 10:07

    Leksion DREJTSHKRIMI :si shkruhet fjala KABULLI (sipas autorit te shkrimit)
    KABELL
    KABLLI
    I KABLLIT
    KABLLIN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*