Denoncimi/ “Si hidhet përsëri në qarkullim vaji i përdorur në restorante dhe Fast-Food-e”

August 12, 2017 22:24

Denoncimi/ “Si hidhet përsëri në qarkullim vaji i përdorur në restorante dhe Fast-Food-e”

Një fakt mjaft alarmant është denoncuar sot nga një qytetar. Ai thotë se ka dijeni se për disa kompani që kontaktojnë bizneset e restoranteve dhe fast-food-eve dhe u mbledhin vajin që kanë përdorur për skuqjen e patateve.

Më pas këtë vaj e përpunojnë dhe ua shesin sërish këtyre bizneseve, me një kosto më të ulët sesa po ta blinin të ri. Fakti është mjaft alarmant pasi nga dëshmitë sinjalizohet që janë edhe disa nga restorantet e njohura në Tiranë, Vlorë dhe Sarandë që aplikojnë këtë metodë.

Në vijim denoncimi:

Persh JOQ, dua te bej nje denoncim qe rastesisht e degjova dhe ka te beje me jetet tona dhe te femijeve tane . Nje biznes me qender ne Vlore po mbledh gjithe vajin e djegur nga fast foodet e restorantet qe operojne ne vijen bregdetare. E filtron e perpunon dhe e rikthen serish te keto biznese per tu perdorur serish.

Vaji nga sa kam dijeni e shumta qe mund te perdoret eshte disa here sepse nese teprohet kthehet ne kancerogjen te rrezikshem. Te gjithe e dime sa shume perdoret vaji ne fast food dhe restorante dhe nese e filtrojne ai behet toksik. Shpresoj te sensibilizohet dikush nga AKU ose ndonje instance tjeter shteterore se po vrasim njeri tjetrin ne heshtje.

Dhe vete biznesmenet mos te bejne dicka te tille per disa te holla me shume sepse dhe femijet e tyre ushqehen po me keto ushqime. Por kjo nuk ndodh vetem ne Vlore, por dhe ne Tirane, Sarande dhe gjithe vijen bregdetare. Madje ne Tirane jane restorante te njohura qe e aplikojne kete gje.

Ideja eshte kjo, kur dikush hapi biznes te ri, keta i afrohen per te bere kete gje dhe te thone qe kjo aplikohet pothuajse nga te gjitha bisneset qe perdorin shume vaj sidomos per skuqjen e patateve sepse del me kosto shume te lire. Po te interesohen nga shteti e gjejne shume lehte. Thjesht e di qe ka shume problem vaji i djegur disa here dhe me shqetesoi./JOQ

August 12, 2017 22:24
Komento

1 Koment

  1. Arben August 13, 10:34

    Kjo eshte plotesisht e mundur qe te ndodhe,dhe jo vetem kjo..cka lidhet me ushqimin dhe kontrollin ushqimor ne vendin tone eshte ZERO…….Paaftesia fillon nga MINISTRI e institucioni qe ai drejton.Ne Shqiperi nuk ka kontroll ushqimor…..nuk ka njeres qe ta bejne ate…..nuk ka laboratore……TURP RAMA…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*