Denoncon zhdukjen e shokut, arrestohet si i dyshuar

May 16, 2018 16:37

Denoncon zhdukjen e shokut, arrestohet si i dyshuar

Një 30-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e një bashkëmoshatari të tij.

Banues në rrethin e Peqinit, Aleksandër Fadili (në foton e mësipërme) denoncoi në polici zhdukjen e shtetasit Fatjon Fejzillarit, 30 vjeç.

Policia u vu menjëherë në lëvizje pas marrjes së dëshmisë së tij. Pas hetimeve, kanë lindur dyshimet se vetë denoncuesi është autori i dyshuar i zhdukjes së 30-vjeçarit.

Policia e Kurbinit deklaron se ka siguruar prova të mjaftueshme që fajësojnë Aleksandër Fadilin. Ajo dyshon se Fadili e ka vrarë dhe më pas e ka zhdukur trupin e tij.

Sipas dëshmisë së dhënë të Aleksandër Fadilit për policinë, ai dhe Fatjon Fejzillari kanë qenë së bashku duke shitur perde dhe tapete në Laç më 29 Prill. Të dy ishin ndarë për të shitur secili mallin e vet, dhe e kishin lënë të takoheshin në orën 20:00 tek makina e tyre. Por, Fejzillari nuk erdhi.

Fadili e ka denoncuar zhdukjen e Fejzillarit në Policinë e Laçit, në orën 08:00 të 30 prillit.

“Ka rënë telefoni deri në orën 09:00 të mëngjesit. I kanë rënë dy policë telefonit, atij i binte zilja dhe nuk e ka hapur fare. Aty pastaj bëmë denoncimin. Ka pasur me vete 2.6 milionë që i kishim të fituara nga furnizimi. 1.3 milionë kanë qenë të miat, të tjerat kanë qenë të atij. Kam frikë se mos e ka marrë ndonjëri peng për lekët që ka pasur me vete. Nuk i njoftova gjatë natës se kisha frikë mos kishte hyrë në bixhoz dhe do kthehej. Pastaj nuk u kthye në mëngjes dhe iu drejtova policisë”, ka deklaruar Fadili për policinë.

s.a/dita

May 16, 2018 16:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*