Denoncuesja: Cane mund të ketë abuzuar me gra të tjera

August 18, 2014 09:09

Denoncuesja: Cane mund të ketë abuzuar me gra të tjera

Nëna e katër fëmijëve, Elvira Gega, e cila denoncoi skandalin e ngacmimit seksual ndaj saj dhe vajzës 14 vjeçare nga ish-përfaqësuesi i zyrës së deputetit socialist, Koço Kokëdhima në Sarandë tregon arsyen pse vendosi të denoncojë Agron Canen.

Në një prononcim për median ajo thotë se ka bërë veprimin e duhur dhe se hetimi duhet të shtrihet edhe në rastet e tjera të mundshme.

“Më merr në telefon ky zotëria, Agron Cane dhe më pyet për vajzën. I them që vajza është e sëmurë. Vazhdon në atë gjendje, por i ka marrë ilaçet.  Më thotë, Ok në rregull, të shërohet vajza dhe unë pres. Domethënë ky priste që vajza ime të shërohej dhe të shkonte tek ai person. Ai ecte me mendimin që unë do t’i plotësoja dëshirën, që unë t’i çoja vajzën, gjënë më të shtrenjtë, me duart e mia.

Prisja se si do të reagonte më vonë. Më merr prapë në telefon pas ca ditësh dhe më thotë si është vajza. I them është mirë. Në rregull, më thotë, hajdeni të dyja, ma sill në zyrë. Ejani të dyja në zyrë. Nëse kërkon vajzën time në zyrë, ai ishte i përgatitur për të bërë aktin seksual me vajzën time dhe me mua bashkë. Shikoja shumë nëna, shikoja sa herë veja ato fytyra përditë, që i mashtronte besoj. Them unë. Nuk e di sa e vërtetë është. Dhe iki. Duke ikur rrugës mendova, ky siç më poshtëron mua, ky poshtëron shumë nëna, shumë vajza se atje shkojnë vajza të reja me diplomë që kërkojnë punë. Ky kur m’u shpreh mua kështu,  çfarë mund të ketë bërë me shumë nëna të tjera, thashë?!”- përfundon rrëfimin e saj për Top Channel nëna e 4 fëmijëve.

August 18, 2014 09:09
Komento

1 Koment

  1. Sarande August 18, 11:21

    Sa altruiste paska qene kjo nene qe mendoka edhe per vajzat e nenat e tjera , pse nuk e beri me shpejte kete veprim? Por e beri tani pasi u largua nga puna ? Perse nuk e ka denoncuar ne organet kopetente qe heren e pare qe ndodhi por e la te vazhdonte? Mos vall fshihet dicka tjeter pas ketyre kontureve? Kjo eshte ceshtje per tu studiuar nga drejtesia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*