Departamenti Amerikan i Drejtësisë nis hetimin për lobimin 150 mijë $ të PD

July 11, 2018 14:40

Departamenti Amerikan i Drejtësisë nis hetimin për lobimin 150 mijë $ të PD

Lobimi i Partisë Demokratike një vit më parë, në SHBA përmes kompanisë “Muzin Capitol Partners”, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përgjegjës për kompanitë e lobimit.

Sipas Report TV ky departament ka kërkuar nga Nick Muzin, kreu kompanisë lobuese Muzin Capitol Partners të japë shpjegime përse e deklaroi me vonesë kontratën e lidhur me PD më 22 Mars 2017 po u dorëzua më 14 Nëntor 2017 pra 8 muaj me vonesë.

Paratë për shërbimet ndaj PD kompania lobuese i mori nga Biniatta Trade LP, e cila rezulton të jetë kompani fantazmë.

Vonesa e deklarimit të kësaj kontrate me vlerë 150.000 dollarë, lidhet edhe me një zhvillim tjetër.

Kontrata me PD u deklarua nga Muzin dy javë pasi FBI ngriti akuzat për parregullsi në procedurat e lobimit me qeveritë e huaja të një lobisti të njohur Paul Manafort i cili ishte kreu fushatës elektorale të presidentit Trump.

Me sa duket ky zhvillim e ka trembur lobistin e PD Nick Muzin i cili ka bërë deklarimin për kontratën me PD.

Megjithatë vonesa e deklarimit 8 muaj me vonesë nga data nënshkrimit është subjekt i hetimeve të Departamenti Amerikan të Drejtësisë.

Lobisti i PD, Nick Muzin ka dhënë shpjegimet e tij për këtë vonesë përmes një letre dërguar Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Ai ka pranuar përmes kësaj letre se ishte personi që firmosi kontratën me Biniatta Trade LP e cila pagoi për PD. Po ashtu Muzin ka pranuar se kishte ndodhur një gabim brenda kompanisë që shkaktoi vonesa në deklarim.

“Një rishikim i kryer gjatë përgatitjes së deklaratës suplementare të regjistruesve të përcaktuar, saktësoi se nga ky përfaqësim kryesisht përfitoi nga Partia Demokratike e Shqipërisë” ka thënë Muzin.

Pikërisht kjo kontratë ishte subjekt i një investigimi të gjatë nga revista Mother Jones nga kur tregoheshin lidhjet e kompanisë Biniatta Trade LP me Rusinë.

Investigimi prodhoi debate të forta politike në Shqipëri nga ku Basha dhe PD u akuzuan për lidhje me Rusinë.

Basha asnjëherë deri më sot nuk ka treguar se kush janë njerëzit mbrapa kompanisë Biniatta Trade LP e regjistruar në vendet offshore.

Edhe në Shqipëri prokurorët janë duke hetuar këtë lobim të PD por mësohet se hetimet janë në mbledhjen e provave.

Prokurorët janë në pritje të një letër porosie dërguar në SHBA përmes të cilës synohet të merret në rrugë zyrtare e gjithë procedura e këtij lobimi.

o.j/dita

July 11, 2018 14:40
Komento

4 Komente

  1. Aliu nga Selenic July 11, 14:54

    Shume hetim jane bere deri tani. Jane bere edhe shume zbardhje te problematikave te ndryshme te perudhes 27 -vjecare, Kemi lexual plote Pamflet kom nga me te ndryshmet. Kemi lezuar edhe problematik te zbardhura nga FBI, nga CIA-ja dhe DEA.
    Pore deri me sote aktualishte nuk kemi nje gja konkrete ku keta qe i vun kazmen shqiperise te pergjigjen para ligjit.!
    Neve akom shpresojem se nje dite keta qe ja ben borgj Atedheut te pergjigjen ligjerishte te cilido krahe politik qe te jene.!
    Le te shpresojme.!

    Reply to this comment
  2. korabi July 11, 16:59

    Hajduti thot kape hajdutin

    Reply to this comment
  3. LORA July 11, 17:21

    Nga lajmi kuptohet qe prokuroria shqiptare nuk ka bere qofte edhe nje hap ne detyrimin e saj,qysh nga momenti i shperthimit te ketij skandali antishqiptarizmi shqup-s.

    Reply to this comment
  4. Zeni July 12, 05:35

    Ky lajm permblidhet me pak fjale keshtu:Shoke kush foli nga fundi,jo se pordhi Mao Ce Duni!Hop Luli edhe nje dore te majme atyre dhe perseri shtrengim duarsh me Trampin e pas kthimit kercenim Edi Rames se do rrezojme si qeveri krimi!Ka zera qe thone se ka ikur per te trashur zerin pasi ka shume vibrime e stonon kur tenton te ulerij e behet i pa besueshem!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*