Depozitat bankare, 3% kanë më shumë se 97% e shqiptarëve së bashku
Nga Arkiva
3.2% e shqiptarëve zotërojnë së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare.
Pjesa tjetër prej rreth 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 3.2 miliardë euro.
Publikimi i raportit vjetor të ASD, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave është kthyer një lloj barometri për të matur pabarazinë financiare të shqiptarëve.
Në fund të vitit të kaluar, fondi i ASD për sigurimin e depozitave në banka arriti në afro 39 miliardë lekë ose rreth 310 milionë euro.
Kjo shumë mbulon 5.83% të vlerës së siguruar të depozitave, çka përfaqëson edhe nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.
Ligji për sigurimin e depozitave parashikon që ky raport të jetë të paktën 5% dhe prej tre vjetësh fondi i sigurimit të depozitave qëndron sipër nivelit ligjor të kërkuar.
Sipas ligjit, ASD siguron depozitat bankare të individëve dhe bizneseve deri në 2.5 milionë lekë, si edhe depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit deri në 2 milionë lekë.
n.s. / dita
E viva regime feudalocapitalistico albaneso installato tramite il controrevoluzione di anni 90 ( novanta) .
Gente di epoca di pietra , non meritate piu buona.
Ky eshte rekord boteror. Vjedhja e 97% te Shqiperise dhe shqiptareve behet nga 3 %
Hani mut dhe beni tifo per partite
Ky eshte me ne fund produkti i kapitalizmit,apo shtetit te se zhdrejtes, me falni, te “drejtes”.
Gabimet, prapesite qe bene qeverite komuniste, nuk duhet tja faturojme vetem sistemit.