Depozitat në banka, nën 2% për 12 mujoret

July 4, 2014 08:35

Depozitat në banka, nën 2% për 12 mujoret

Të depozitosh të ardhurat e tua në bankë nuk është një investim që qytetarët shqiptarë duhet ta marrin në konsideratë. Përqindja e interesit është nën minimumin historik, rreth 2 për qind për depozitat 12 mujore. Interesat e depozitave kanë shënuar një tjetër minimum historik gjatë muajit Maj të këtij viti, me normën mesatare të kthimit të kursimeve 12 mujore (që përgjithësisht është afati më i preferuar i kursimtarëve), që zbriti në 1.94%, nga 2.21% që ishte në Prill. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat mujore të Bankës së Shqipërisë. Që prej mëse një viti, interesat e depozitave në lekë po zbresin me shpejtësi, duke reflektuar politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, që ka ulur 10 herë normën bazë që nga mesi i vitit 2011, duk e zbritur aktualisht në 2.5%, nga 5.25% në atë periudhë. Nuk ka ndodhur e njëjta gjë për koston e kredisë, e cila ka zbritur më ngadalë. Interesi mesatar i ponderuar i kredisë në lekë në muajin Maj u rrit në 9.41%, nga 8.88% në Prill. Si rrjedhojë, diferenca e interesave mes kredisë dhe depozitave (çmimi që bankat shesin paranë minus çmimi i grumbullimit të fondeve) është rritur në 7.47% në maj, nga 4.81% në janar 2013. Si rrjedhojë, politika lehtësuese e Bankës së Shqipërisë deri tani rezulton jo efektive në uljen e kostos së kredisë dhe nxitjen e  huadhënies në ekonomi (qëllimi parësor i saj), ndërsa ka dhënë ndikim më të lartë në uljen e interesave që depozituesit përfitojnë nga kursimet e tyre.

 

July 4, 2014 08:35
Komento

14 Komente

  1. Pëllumb zaimi July 4, 10:30

    Ndoshta do të ishte shumë më i dobishëm një shkrim me titull: “ku t’i investojnë paratë e tyre qytetarët shqiptarë”? Do ja vlente shumë tani qe interesat bankare te depozitave dhe ne bono thesari janë tepër të paperfillëshme. Hajde “dita” bëjeni këtë shkrim?

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri July 4, 23:45

      Nese dikush nuk ka ndonje ide se ku mund ti investoje parate e tija,bonot e thesarit jan zgjidhja me e mire.Sepse jan me te sigurta dhe me me leverdi se bankat private,qe kan si limit ligjerisht te garantuara ne rast piramide,vetem 25 milion dhe fitimin gjithmone mbi 1% me shume se bankat private.

      Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi July 4, 10:32

    @/@ Ndoshta do të ishte shumë më i dobishëm një shkrim me titull: “ku t’i investojnë paratë e tyre qytetarët shqiptarë”? Do ja vlente shumë tani qe interesat bankare te depozitave dhe ne bono thesari janë tepër të paperfillëshme. Hajde “dita” bëjeni këtë shkrim?

    Reply to this comment
  3. shefi July 4, 13:00

    ne kete pike qytetareve i intereson te terheqin parate nga bankat sepse nuk ka me asnje interes per ti lene aty.

    Reply to this comment
  4. lisi July 4, 13:27

    A e mendon Fullani se po lindin huedhëniet private, ose, në një farë mënyre, skemat piramidale?

    Reply to this comment
  5. shqip July 4, 15:43

    Por nje pjese ta marrin per mirmbajtje parash,dhe kur te shohesh ,paret nuk shtohen por ulen.

    Reply to this comment
  6. shqiptarja July 4, 15:45

    Po fullani te rrise rrogat e ne 3 milion te punonjesve te bankes se na ndriten ,as kredi smarr dot se kane vendosur super kushte.

    Reply to this comment
  7. Nastradini July 4, 18:45

    Pellumb [email protected]
    Pershendetje ,
    Nuk ja vlen ky diskutim per bankat .
    Ky sistem ka fallimentuar , per arsye se jane bankat qe po komandojne ekonomine ,
    Europa dhe amerikanet po kthehen ne skllever te bankave.
    tema eshte e thjeshte , i ka thene enveri 40 vjete me pare,
    por kush e besonte .
    leku leter nuk munde ta beje ekonomine , dhe tani bankieret kerkojne ta heqin nga qarkullimi duke perdorur vetem bankomatet, pra vetem numra.
    kush eshte pronari i lekut ?
    ketu fillon loja , dhe tek interesat e tij , plus tek borxhi .

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi July 4, 21:01

      Përshëndetje dhe për ju “nastradini”? Ju mirekuptoj në komentin tuaj dhe kini të drejtë por halli im si qytetar është si të manovroj me ato pak lekë që kam në këtë kaos të madh bankar? Doja një alternativë sepse e keqja ime është se nuk po gjej dot asnjë alternativë !? Edhe unë kam mbetur një “skllav si amerikanët” siç thoni juve, jo pa të drejtë! Nderime!

      Reply to this comment
  8. Paraja July 4, 21:07

    Dikur ishim skllevër të skllavopronarëve tani jemi skllevër të bankarëve!? Ku eshtë ndryshimi këtu ?

    Reply to this comment
  9. berati July 4, 21:18

    bankat …..hajdutet me te medhaja !

    Reply to this comment
  10. Nastradini July 4, 21:46

    Nuk mundem te te jap keshilla .
    Por munde te te them qe duhet te qendrosh larg bankes .
    A mjafton kjo ?
    Duhet te dish , dhe per kete te jesh i sigurte , qe çdo qeveri shqiptare , dhe europiane , Mbrojne dhe bejne ligje per te mbrojtur bankat , ne dem te popullit
    Te keshilloje te lexosh , si funksionon sistemi bankar.
    Do te vesh duart ne koke , e do ta kuptosh se si kthehet nje popull ne skllav, pa perdorur forcen.
    Ose lexo veprat e Enverit , ti ka thene te gjitha.

    Reply to this comment
  11. Arben July 4, 22:18

    MENYRA E PREFERUAR E POLITIKANEVE HAJDUTA PER TE VJEDHUR QYTETARET
    E GJITHE KJO BEHET PER TE ULUR KOSTOT E BORXHIT QEVERRITAR
    NE KETE MENYRE DEKURAJOHEN NJEREZIT E KUJDESSHEM QE KURSYEN DY LEK PER DITE TE KEQE

    NORMAT E INTERESIT DUHET TI VENDOSE TREGU I LIRE DHE JO FULLAN BYTHA SIPAS URDHERAVE NGA QEVERRIA

    Reply to this comment
  12. gen January 16, 14:38

    shum kot plako

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*