Deputetë të Parlamentit të ri që do “piqen” me dru

Nga KOL MALAJ May 1, 2013 12:29

Deputetë të Parlamentit të ri që do “piqen” me dru

Kemi degjuar rendome per buke, pica, mish, etj qe piqen me dru, pjekje e cila u rrit cilesine ketyre produkteve. Por ja qe paska edhe deputete te Parlamentit te ri qe do piqen me dru.

Ne vitin qe shkoi u shkruan artikuj, u formuluan moratoriume, bile edhe u protestua per ndalimin  e eksportit te druve te zjarrit, i cili po e shkateron perfundimisht kete pasuri kombetare.

Ne shifrat e publikuara ne shkrimet e ndryshme, eshte thene se MMPAU nxjerr ne ankand rreth 100.000 m3 dru zjarri dhe ne vit hiqen nga pyjet mbi 2,5 milione m3 lende drusore, qe shiten blihen dhe eksportohen me letrat e 100.000 m3 te nxjerra ne ankande (qe po i quajme te ligjeshme).

Eshte nje histori me vehte korupsioni me lejet e eksportit te druve te zjarrit dhe te qymyrit, qe jane dhene dhe jepen nga Ministria qe mbron pyjet. Per vitin 2012, nga te dhena te peraferta, rreth 200.000 m3 lende drusore (dru zjarri) dhe rreth 5.000 ton qymyr druri e barabarte me rreth 100.000 m3 lende druri, pra gjithsej 300.000 m3 jane eksportuar, lende per te cilat, te pakten per 200.000 m3, qe rezultojne si prerje ilegale, shteti nuk ka marre as tarifen pre 500 leke per m3.

Per kete vit, e gjithe kjo veprimtari e paligjeshme, per te mos thene kriminale, u ligjerua me ankandet e lendes ne kembe, qe kane perfshire pothuajse te gjithe pyjet e vendit, mbeshtetur ne nje udhezim paçavure, te MMPAU, qe duke nxjerre ne ankand edhe lenden e punimit, bie ne kundershtim me te gjithe ligjet dhe rregullat qe ekzistojne ne Shqiperi per mbrojtjen e pyjeve, qe turperon se pari koleget e mi specialiste pyjesh. Po permendim Strategjine e Zhvillimit te Sektorit te Pyjeve dhe Kullotave, e miratuar me VKM nr. 247, date 23.04.2004, e cila ka caktuar si prioritet kryesor “nderprerjen e biznesit te prerjeve tregtare, te pakten per nje periudhe 10 vjeçare” si dhe VKM nr. 648, date 13.12.2002 “Për ndalimin e përkohshëm të prerjes së lëndëve drusore, me përjashtim të asaj që përdoret për dru zjarri”.

Nuk eshte degjuar ne historine e pyjeve ne vendin tone, ne asnje kohe, te zhvillohen ankande per shitje lende drusore ne kembe, ne muajin maj, qe bie ndesh edhe me rregullat teknike me elementare te trajtimit te pyjeve, por ja qe parlamenti i ri kerkon cilesi te deputeteve. E keshtu ankandet do te vazhdojne me shpejtesi, se puna nuk pret.

Buletinet nr. 15, date 15.4.2013 dhe nr. 16, date 22.4.2013 te APP, shpallin ankandet ne zonat prioritare ku mund te “piqen” deputete.

Ne qarqet Korçe (Korçe, Pogradec, Kolonje), Elbasan (Elbasan, Librazhd, Gramsh), Diber (Mat, Bulqize, Peshkopi), Vlore, Shkoder (Malesi e Madhe) dhe Tirane, ankandet do te zhvillohen brenda dates 15 maj dhe te tjerat ne gjithe Shqiperine, pa tjeter deri deri ne 15 qershor.

Ndersa ato me te rendesishmet, qe do zhvillohen ne MMPAU, te cilat jane ankando-konçensione dhe qe vlejne shume, akoma nuk jane shpallur.

Ne kryeqytet kemi tjeter standart. Nuk shkembejme dru me vota, por me euro pa tjeter.

Ne te gjithe kete situate, perpjekjet e “ligjeshme” te MMPAU, per “Zhvillimin e qendrueshem te ekonomise pyjore – sfidat drejt ekonomise se tregut dhe asaj te gjelber” (Konferenca Nderkombetare Shkencore, e zhvilluar ne daten  25.2.2013), sigurojne nje pjesemarrje te gjere, sidomos ne zonat rurale. Te gjithe ne kete fushate parazgjedhore do t’i drejtohen pyllit. Edhe ata qe sigurojne buken e gojes edhe ata qe shesin e blejne vota. Nuk ka patur ndonjehere pjesemarrje me te madhe per shkaterrimin e pyjeve.

Kujtojme se ne nenin 59, pika1, germa dh, te Kushtetutes se Shqiperise thuhet:

1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:

dh) shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm;

Zoti e shpetofte Shqiperine nga deputete qe “piqen” me dru.

Nga KOL MALAJ May 1, 2013 12:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*