Deputetë xhepistë dhe fukarai që vari veten në qeli

October 12, 2017 11:51

Deputetë xhepistë dhe fukarai që vari veten në qeli

Çapajev Gjokutaj

Disa deputetë vjedhin dieta. Mashtrojnë, thonë se banojnë në zonat e tyre elektorale, por në fakt banojnë në Tiranë, në shtëpi të dyta e të treta, madje edhe në vila.

Flenë në shtëpitë e tyre, por shteti i kompenson sikur të flinin në hotel, të hanin në restorant e të udhëtonin qindra kilometra vajtje-ardhje. Jemi apo s’jemi në epokën virtuale?

Me mashtrime të tilla, këta lloj deputetësh arrijnë të zhvasin deri në 1100 euro në muaj, thotë Instituti i Studimeve Politike që monitoron Parlamentin.

Shifra më kujton një 52-vjeçar nga Lushnja. Nuk kishte paguar energjinë elektrike. Gjithë, gjithë 32 mijë lekë të vjetra, d.m.th rreth 23 euro.  E rrasën në burg dhe harruan të vazhdonin procedurat juridike. Ra në depresion dhe pas një muaji vari veten në qeli fukarai. Po ndërroheshin vitet. Gjyqtarë, deputetë, ministra merrnin avionët për të festuar jashtë. Me pare djerse!

Po ku fukarai e ku elitat.  Dhe çfarë elitash! I sjellin shërbime të çmuara popullit. A ka shërbim më të madh se ta kthesh sallën e Parlamentit në skenë Portokallie? E qeshura të zgjat jetën. Kjo gajasje, që na dhuron Parlamenti çdo të enjte kushton një çikë, po s’ka estradë a cirk që ia merr.

Thonë se janë ligjvënës. Në fakt janë dorëvënës, kanë dorë. Hasëll, hasëll janë xhepistë. Jo për nga sasia e pareve që vjedhin me marifete dietash, Se 10-12 mijë euro në vit hajduti i xhepave s’i sheh as në ëndërr. Janë xhepistë se s’bëjnë dot pa vjedhur. E kanë xanxë.

Ndryshe pse do i votonim e do i vinim në krye?!

( Nga cikli ‘Monopatet e ironisë’ )

October 12, 2017 11:51
Komento

6 Komente

  1. Veterani October 12, 14:29

    Kete sistem kerkuat ,
    dhe ket sistem keni .

    Mbasi u merzitet 50 vjet me komunistet
    e dale Mode ,
    Nashti modernet Balliste kapitaliste
    u sollen lirine qe u mungonte .
    Ku eshte problemi ketu ?
    ç’fare keni qe qaheni ?
    A u kishte then enveri qe ne
    Sistemin Ballist
    Ha njeriu – njerine ?

    Mos jeni Gjeloza , se te tjeret jane me te zote ?
    dhe fitojne me shume ?

    Sot ne sistemin BALLIST ,
    mund te kritikosh te gjitha Dhunat ,
    ” dhunen ndaj Grave – omofobine – transFobine ,””dhe shume te tjera ————-
    Por eshte e ndaluar te flitet
    per Dhunen Ekonomike –
    Dhe eshte kjo origjina e te gjitha dhunave .

    Deshet Lirine ?
    Lirine qe peshku i madh te haje te voglin ?
    Lirine e xhungles ?
    Kerkuat qe Shqiperia te jepet me koncension ?
    Kerkuat Emigrimin , Braktisjen e shqiperise ?

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. October 14, 14:52

      O “veterani”,kete gjendje qe ndodhet Shqiperia dhe qe ju shokuzotnishok e keni zhgaravitur ne komentin tuaj,dua t’u theme se nuke jane ballistet dhe legalistet ata qe cuan ne katastrofe Shqierine,por jane komunistet e konvertuar ne nje djalle e gjysem,qe grabiten e tjetersuan pasurine kombetare dhe pronen private nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,pushtete qe hapen vende dhe per ballistet dhe zogistet aqe shume sa dhe i hymnizuan deri ne heronj duke i ngritur permendore,packa se bashkepunuan me pushtuesin.Pra ballstet e legalistet ishin dhe mbeten sherbetore te buces komuniste ekstremiste e nazifshiste-terrorriste si dje dhe sot.Prandaj o “veterani”o mije kenetash e birucash,nuke e hane me sapunin per djathe populli nga ju,o pjese e jshteqitjes shqiptare ne politikat grabitese,terrorrizuese e vrasese te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot,pasoje e andeshkueshmerise se krimeve makabre te diktatures komuniste dhe pjellave e mostrave te saje.Mjaft me, me lojra fjalesh e lloqe kavaje;thote populli, ndaj nje rrealiteti te dhimshem shqiptare.Mallkimi i mijra nenave dhe grave te veshura me te zeza si dhe i mijra femijeve jetime dhe i nje SHQIPERIE te dhunuar e gjakosur,shume shpejt do te bjere mbi ju,ku e djeshmja dhe e sotmja do t’u duket nje ender dhe e nesermja ne burg ne nje ferr pafund,se te tille burgjegj i ndertuat vendit deri me sot.Besoni dhe binduni,drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe avoketer e notere te diktatures komuniste-nazifashiste-terrorriste te konvertuar ne te majte e te djathte dhe nje djalle e gjysem.

      Reply to this comment
  2. Naimi October 12, 14:40

    E meritojne , sepse lodhen shume ,
    Te aprovojne Ligjet qe vine te gatçme
    nga Europa ose ne forme keshillash nga amerika .

    Nuk e kuptoje , pse u trashet Qafa kur behen deputet ,dhe marrin formen e rrumbullaket ,
    sa nuk kuptohet se ku kane koken e ku eshte bytha

    Reply to this comment
  3. Andon October 12, 22:50

    Ik o Capajev se na i shpife me keto shkrimet boshe. Ti je vet nga kjo klase hajdutesh me fondet qe ke vjedhur nga Sorosi tani bene sikur te qahet zemra per fukarane. Pastaj mos genje, se ne burg s’fusnin njeri pre mos pagim dritash por per vjedhje pra berje linjash anesore. Po nejse shkruaj dhe ti se s’jemi ngopur me sharlatan akoma.

    Reply to this comment
  4. vasili October 14, 11:27

    Capo,vet je nje dinosaur,nga kohet e vjetra,qe mundohesh si te gjitha ata,qe duke ndryshuar,vetem lekure,te kafshosh si me pare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*