Deputetët drejt një destinacioni misterioz

May 17, 2016 15:52

Deputetët drejt një destinacioni misterioz

Gojët e liga nga brenda dhe përreth Kuvendit të Shqipërisë raportojnë në ethe se këto çaste grupe të rastësishme deputetësh po ecin nëpër oborr, në korridoret, hollin dhe kafenenë e parlamentit drejt një destinacioni misterioz.

“Janë në grupe prej dy, tre dhe katër personash”, pëshpërisin burimet, “dale pak, ja dhe një grup pesçe”, shtuan ato.

Edhe pse momenti i ndalesës finale të secilit grup mbetet i paqartë, vëzhguesit raportojnë për gjeste me dorën e djathtë apo të majtë të ndonjërit në grup, që marrin si reagim buzëqeshjen apo dhe gajasjen totale të anëtarëve të tjerë. Ka dhe nga ato grupe që hyjnë në derën kryesore të Kuvendit me ecje drejt, mimikë serioze dhe shikim të herëpashershëm të orës.

Pikasen raste kur ndonjë i fut krahun apo mbështetet tek tjetri, duke mërmëritur disa fjalë edhe më misterioze se vetë destinacioni final.

Ndërkohë, vetëm deputeti Kastriot Islami është duke ecur i pagrupshëm, me një vakum prej të paktën pesë metrash rreth e rrotull, nga çdo grup tjetër.

May 17, 2016 15:52
Komento

5 Komente

  1. Tushi February 17, 17:37

    Kacit nuk i afrohet njeri? Nuk ka mundsi, shikojeni mire se keni investigu gabim. Kacit i vijne fansat tufa tufa, gjithe deputetet i kerkojne autografe

    Reply to this comment
  2. Ivani i madh February 17, 18:16

    I rine larg se qelbet ere si brenda e jashte eshte drejte dekompozimit te plote Kaci mavria si gjiris pa kapak ne behar.

    Reply to this comment
  3. Ilia February 17, 18:23

    “Kaçi i Zi” është simboli i paturpësisë parlamentare dhe njerëzore shqiptare.

    Reply to this comment
  4. METLAJ February 19, 09:54

    Zoti Arben jeni nje kapacitet intektual dhe nje kurajoz qe i kundervihesh te keqes se shqiperise ME pelqejne shume poezit tuaja te pershtatur nga folklori i zones sonepor dhe konkluzioni ne fund duhet te jete i qarte per ambasadoret te cilet u lejuan te benin strukturat politike te cilet e cuan shqiperine ne kete dite te zeze e drejta e fjales kur prodhon krim dhe korupsion eshte fatkeqesi thuaje troc se po si gjete fjales vendin ngamajat thembrat

    Reply to this comment
  5. SMERLAPI I SHQUPIT February 19, 21:20

    kaçit vetem purrini i ban hajer

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*