Deputetët e çuditshëm të Italisë: Kush me pistoletë e kush me helmetë!

March 8, 2018 14:08

Deputetët e çuditshëm të Italisë: Kush me pistoletë e kush me helmetë!

Parlamenti, sikurse është edhe thënia, është pasqyrë e shoqërisë italiane. Mes të zgjedhurve të 4 marsit ka edhe liderë të rëndësishëm politikë ashtu sikurse edhe eksponentë të spikatur të shoqërisë civile që i janë dedikuar detyrës publike. Ka punëtorë e filozofë, sipërmarrës e të papunë, persona që janë prej shumë kohësh në jetën institucionale të vendit e persona që futen për herë të parë.

Kampionimi njerëzor është i gjithanshëm, sikurse u pa në fushatën elektorale ku ndonjë përdori “armët” që di t’i përdorë më mirë në mënyrë që të binte në sy. Si për shembull, deputetja e re legiste Angela Colmellere që përdori pikërisht një armë. Ajo pozoi duke mbajtur një pistoletë në dorë për të tërhequr vëmendje drejt vetes. Por ka edhe mjaft raste të tjera kurioze. “Corriere” ofron këtë përzgjedhje:

Bashkiakja me pistoletë

Angela Colmellere, bashkiake e Miane (Treviso), në fushatë elektorale ka bërë që të flasin për shkak të posterit elektoral që nuk linte hapësirë për imagjinatë. Kryebashkiakja e partisë së Matteo Salvinit që mbron tezën e mbrojtjes së ligjshme, doli publikisht me një pistoletë në dorë në një poligon qitje. E menjëherë do të plaste polemika. E Colmelleres do t’i vinin edhe kërcënime me vdekje. Por 4 marsi do të sillte zgjedhjen e saj në dhomën e deputetëve.

 

Deputeti me helmetë

Filippo Maturi është sekretar i Lega Nord në Bolzano edhe pse për t’u zgjedhur deputet është “parashutuar” në Lazio. Për propagandën e tij ka zgjedhur që të vërë theksin te një temë e fortë, që legistët e kanë përzemër prej kohësh, luftën kundër emigracionit. E për këtë qëllim ka gjetur një imazh që godet. E shohim me një helmetë në kokë përballë një muri të shpuar nga plumbat, si të ishte një korrespondent lufte, me nënshkrimin: “Filippo Maturi live from Bolzanistan”

 

Politikani ultras

Daniele Belotti, sekretar i Legës në Bergamo dhe tashmë deputet i ri, është një njohje e hershme e kronikave politike por jo vetëm. Veç politikës, ka një pasion të madh, skuadrën e Atalantas. Është një politikan ultras, frekuentues i përhershëm i eventeve të tifozëve e madje e konsideron veten ideologun e tifozerisë, sa shkruan edhe komunikatat publike.

Për këtë arsye, ai ka përfunduar në statusin e të hetuarit me akuzën e rëndë të organizatës kriminale, hetim që më pas ka përfunduar pa rezultat. Çështja e tij do të arkivohej. Por në zgjedhjet e fundit ka marrë një fitore të bukur në nivel politik; me 105 mijë vota, ai është deputeti më i votuar.

 

I hetuari i parë

Ish-qeverisësi i Sardenjas, pjesë e Forza Italia, Ugo Cappellacci, i sapozgjedhur në Dhomën e Deputetëve, ka një rekord. Është i hetuari i parë i legjislaturës së 18-të. Prokuroria e Cagliarit ka hapur një hetim me akuzën e korrupsionit për një çështje që lidhet me një falimentim. Cappellacci në Facebook ka njoftuar se do të nisë një grevë urie që do të ndalet atëherë kur të nisë hetimi për atë që ka nxjerrë këtë lajm.

 

Deputeti i 5 Yjeve që do i bëjë homazh Rezistencës

Riccardo Ricciardi, i sapozgjedhur si deputet i Lëvizjes 5 Yjet, në mesazhin e parë të tij pas zgjedhjeve i ka bërë homazh rezistencës duke përkujtuar partizanin Naldo Pegollo, i ndarë nga jeta tragjikisht me 10 prill 1945: “Do të hyj në atë sallë duke menduar për sallën nga ku e kam nisur, sallën e këshilltarëve në komunën e Massas që quhet “10 prilli”, ditë në të cilën qyteti im është liruar në 1945. Ditë feste për të gjithë, përveçse për Naldo Pegollo, djaloshin partizan që pikërisht në atë ditë feste u nda nga jeta si pasojë e goditjes së fundit të topit. Sakrifica e tij, si ajo e shumë të tjerëve, ka bërë që në atë sallë në të cilën do të futem, të bëhet e mundur që të rikthehet shërbimi ndaj vendit, duke nisur nga kushti i panegociueshëm, liria” ka shkruar ai.

Përshtati në shqip: SCAN

a.s/dita

March 8, 2018 14:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*