Deputetët e LSI takim në Korçë, akuza ndaj Qeverisë

May 1, 2018 17:52

Deputetët e LSI takim në Korçë, akuza ndaj Qeverisë

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari si dhe deputeti i qarkut Korçë, Edmond Panariti kanë zhvilluar sot një takim me strukturat e LSI në Korçë.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili u ndal te gjendja e vështirë ekonomike.

Ai fajësoi për këtë kryeministrin Rama dhe lidhjet e tij me drogën dhe krimin e organizuar.

Vasili tha se Rama duhet të përgjigjet dhe të jap llogari edhe për mashtrimin e rëndë publik ndaj NATO-s.

“Droga dhe krimi organizuar kanë rrënuar ekonominë. Kryeministri duhet të përgjigjet sepse ka mashtruar për NATO”, tha Vasili.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari tha se situata e vështirë ekonomike, krimi dhe korrupsioni në Shqipëri, po sjellin gjithnjë e më shumë revoltimin e qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve, të cilët nuk mund të pajtohen dot me këtë situatë.

Kryeministri është koka e korrupsionit në Shqipëri. Rinia e revoltuar nga qeverisja e krimininalizuar e kryeministrit. Baza e LSI solidariteti dhe përkushtimi ndaj çdo qytetari”, tha Braimllari, ndërkohë që deputeti Panariti theksoi se: Kryeministri Rama ka mbjellë varfëri dhe mjerim në të gjithë vendin.

l.h/ dita

May 1, 2018 17:52
Komento

6 Komente

  1. Ashtu kot ! May 1, 18:46

    Ku ishe …?! Hic gjekundi ! Kesaj i thone , t`i biesh legenit , ose te humbasesh kohen fare kot ! Nga… Partia kot !

    Reply to this comment
  2. Devolliu May 1, 19:07

    Po ai Profesor Panariti, akoma rri me këta hajdutë e injorantë?

    Reply to this comment
  3. Gëzhuta May 1, 19:40

    Shihni fytyrat
    Të merdhira të irnosura të vjetëruara
    Kapurani mendon që ja vodhën punën duke bërë panariti deputet
    Panariti mendon që këto janë takimet e fundit si deputet
    Vasili o i bindur që thotë gënjeshtra dhe merr si shkëmbim
    Përralla
    Strukturat në një sallë 3 m3 në një parti që mbahet gjallë nga kujtimet e të vdekurve
    Mjerë të mjerët që ju mbeti mjerimi dhe çizmja

    Reply to this comment
  4. Jimi May 1, 20:50

    Takim me drejtusit e asamblese se kooperatives LSI Korce!

    Reply to this comment
  5. Dridhe me lesh Monike. May 1, 22:52

    O Vasili o kokrrjepur, po nga tranvestitja Mona u dergove te fala.
    Tjeter here Vasil mos bej takim me kaq shume njerez, apo kaq mbante furgoni.

    Reply to this comment
  6. Armandi May 2, 07:10

    Me aq njeres, as nje qere nuk mbush dot .
    Monolog !
    Policia asnje mase per mbarvajtjen e ketij takimi madheshtor.
    Ja moren dhe atij Balliut ne Pogradec .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*