Deputetët e PD-së zbatojnë urdhrin e Berishës, nisin protestat nga Kavaja
Partia Demokratike protestoi sot në Kavajë duke kundërshtuar heqjen e Obeliskut në qendrën e qytetit të Kavajës.
Në protestë marrin pjesë disa deputetë të PD-së, si Edi Paloka , Mesila Doda, Ridvan Bode, Eduard Halimi, Arben Ristani.
Kryetari i PD-së në Kavajë, Engjëll Cara, paralajmëroi se protestat do vijojnë. “Obelisku i demokracisë është larë me gjakun e kavajasve. Rama nuk e vret dot shpirtin e Kavajës. Do të vijojmë me protestat”-tha Cara.
Edhe pse Lulzim Basha nuk ka bërë publik ndonjë vendim të grupit parlamentar të PD-së, duket se deputetët i janë bindur sërish urdhrave të ish-kryetarit të partisë, Sali Berisha. /E.K
Vazhdo moj Kavaje akoma edhe pas 25 vjetve mashtrim lojen e alabakeve. U perdori sa i deshi palla per pusht-etin e tij e tani ju vazhdoni te degjoni akoma… S’ kam ç’ tu them, ju qofshi e mos u nderrofshi…
A late kokrren e namit me ate betonin e shemtut qe kishit ndertu ne mes te Kavajes, protestoni 😛 Vetem obelisk nuk ishte ai aq me teper Obelisku i Demokracise ne Shqiperi.
” Obeliskun” e Kavajes Salushi do e perdori si koken e Azem Hajdarit hajde pd hajde,nga kush mbahesh peng.