Deputetët e PD shpërndahen në rrethe për të mbledhur protestues për 12 marsin

March 8, 2015 12:50

Deputetët e PD shpërndahen në rrethe për të mbledhur protestues për 12 marsin

Deputetët e grupit parlamentar, drejtuesit e fushatës dhe krerët e degëve të PD-së në rrethe kanë nisur punën për të bindur qytetarët që të dalin në protestën e 12 marsit.

Si në çdo protestë partiake, në rrethe janë vendosuar autobusë në dispozicion të njerëzve që duan të mbërrijnë mesditën e së shtunës në sheshin “Skënderbej”.

Nga degët e PD-së në rrethe mësohet se transporti i tyre do të jetë falas, dhe janë ftuar që të marrin pjesë jo vetëm anëtarë të PD-së, por dhe qytetarë që nuk i përkasin asnjë partie, por që janë të pakënaqur nga keqqeverisja e socialistëve.

Nisja e autobusëve nga qytetet më të largëta do të jetë rreth orës 07:00 të mëngjesit të së enjtes, në mënyrë që të mbërrijnë në orën 12:00, kur pritet dhe të hapet zyrtarisht protesta.

Protestuesit do të ndjekin të njëjtin itinerar që është përcaktuar edhe në protestat e mëparshme, ku do të ndahen në dy grupime: njëri grup do të mblidhet në sheshin “Skënderbej”, para godinës së Bashkisë së Tiranës, e më pas me pankarta në duar do të vijojnë rrugën drejt ish-selisë së vjetër të PD-së për t’u ndalur para portës së Parlamentit, i cili do të mblidhet në seancën e përjavshme plenare.

Ndërsa grupi tjetër do të mblidhet para godinës së PD-së, në krah të Parlamentit, të cilët do të bashkohen me pjesën tjetër të protestuesve.

March 8, 2015 12:50
Komento

15 Komente

  1. Hm... March 8, 13:01

    dilni kunder qeverise… gjeja me normale dhe i ben nder demokracise por… jo nen hyqmin e atyre qe vodhen, vrane, tradhetuan vendin me shitjen e detit… ndryshe ku ju con mushka, keni respekt per veten apo miratoni listen e akuzave te mesiperme! Kjo vlen edhe per mitingashet e PS dikur qe njehere dilnin me parrulla kunder nje njeriu, pastaj pasi beheshin partnere, me parrulla pro aleances se re..apo futeshin ne greve urie (ku hyrja dihet, dalja jo) nderkohe qe i pari i tyre jo! Nuk ecen demokracia sa kohe ekziston besnikeria e verber partiake apo ndaj emrave te pervecem – po ashtu ishim mire me komandantet ne monizem. E djathta ka dhe shtepi te tjera ne vend, PD tashme eshte degraduar sepse po ringrohin te njejten super te vjeter…

    Reply to this comment
    • Dielli mbi Korab March 8, 21:55

      Basha dhe Berisha ne sherbim te Serbise kerkojne me 12 Mars ne Tirane te perserisin 2 Prillin e Shkodres.
      O njerez Shqiperia nuk mund te behet me e mire nga ata qe e shkatrruan per gati 25 vite.

      Reply to this comment
    • adri March 8, 23:51

      Kjo prosteste eshte mese e domosdoshme pasi LSI po i nxjerr jashte loje pd ne dhe ps ne.
      Fakti qe ilir meta doli i pafajeshem ne lidhje me video skandalin qe publikoi dritan prifti kater vite me pare i ka dhene ilir metes nje fare imuniteti. Kjo eshte dhe aresyeja qe shume qytetare jane anetaresuar ne lsi.

      Reply to this comment
  2. Ardenica March 8, 13:14

    Qytetare , hiqni dore nga kjo protest se nuk ju nderon ! Problemin e ka marr ne dore drejtesia . Drejtesia nuk eshte saliu. Saliu po te ishte burre,qe fatkeqsisht nuk eshte as mashkull, nuk e mbronte Ilir Meten kur u akuzua per 750 mije eurot. E pranoi kete “hajdut” se donte pushtetin. Edhe tani po e prdor per te marr pushtetin.
    Si besoni ju te ky njeri? ne krye te pd jane njerez qe kane kryer krime ,si Saliu dhe Lulzim Basha…….. Thirrini ndergjegje suaj! Mendoni per femijet tuaj! Si doni te ktheni ne pushtet njeriun me gjakatar te ketij vendi?

    Reply to this comment
  3. Alban March 8, 13:18

    Kur do ndaloje ky zakon qe dalin mbledhin demostrues me zor?????
    Jemi ne 2015 ore kemi 25 vjet demokraci.
    Kush e ndjen del vete ne demostrate ska nevoje te shkosh ta marresh te shpia…

    Reply to this comment
  4. Sholla March 8, 13:28

    Legenet e mutit. Sa here na keni bere thirrje per greva, na keni percaktuar edhe shperblimin, kete radhe s’na thate asgje sa do na paguani. Po qe se Rama do vere nje cmim me te kendshem, ne do dalim ne greve kunder jush dhe do ju bejme me mut nga c’jeni ne te vertete

    Reply to this comment
  5. Goni me March 8, 13:49

    Nuk ka ze Basha per te terhequr njerezit neper mitingje!Ai eshte mire vetem per ne Hollande ,me ate shoqaten e njohur dhe me drogaxhinjte.Kush beson se ka arsye per proteste te shkoje,nese per 24 vjet nuk eshte bindur se drejtuesit e kesaj proteste nuk e kane per here te pare qe kur fitojne,mbyllin seancen e demostruesve dhe hapin qitapet e fitimeve te tyre.Ky eshte realiteti shqiptar!

    Reply to this comment
  6. komunist pa teser March 8, 14:37

    Nuk ka pare Pd te mbledh njetez si ne,vec ne u dhente pare Toma nga inati.

    Reply to this comment
  7. pelivani March 8, 15:01

    “… prapa sales kurrsesi,
    Hap nuk ben’ ndershmeria.
    Prapa,do vene lukuni…
    Gjithe te dalet nga cmendia.

    Do i vene nepes-derrat..
    Vrases pa din e i man!
    Vjedhes qe nuk njohin vlerat
    E vet Kombit Ilirjan!

    K’ta qe ropen Shqiprin,
    Dhe kujtojne se e kane prone (!)
    Me ne krue ditezine…
    Ngren dolli me gjakun tone…

    Ja keta do mblidhen tok
    Edhe tok do vjellin vrere…
    Jane ata,qe s’ngren dot koke,
    Se u’a ze sala me dere…

    Ka te ngjare,nja tre a kater…
    Ashtu,neper turm’ e zhurme..
    Do kene nga nje sali, afer…
    Nga ata,qe s’lene gjurme…

    jane ata,qe mos qofshin
    Dihet mire nga na mbine…
    Rente kolera dhe u shofshin
    E bene vendin Hiroshime.

    E kam thene e sterrethene,
    Mbase deri ne bezdi…
    Qe kjo cop’ e qenit kerme
    Po qelb vendin Jug – Veri.

    Mosni! Eshka ndez avash
    S’i duket as tum,as flake
    O zot,eshken mos e ndizni
    Ajo djeg guret si kashte!

    Se ky popull eshte si deti
    Llozhurat i nxjerr ne ane,
    Po u zuri nem’ e tije,
    Nuk ka hoxhe t’ju bej derman!

    Reply to this comment
  8. M A R K O March 8, 16:09

    Mos harrone te mbledhni dhe ate te… Noc rrokut..

    Reply to this comment
  9. arjan March 8, 17:03

    ………O POPULL O POPULL………. PO MOS DONI TE ARDHMEN E FEMIJEVE TUAJ .PO TE DONI SHKATERIMIN TUAJ .PO TE DONI RREMUJ SI NE 97 .OBURA TE GJIDH SHKONI PAS SALI KRIMINEL QE TE SHKATERONI FAMILJET TUAJA E TE PASURONI FAMILJEN E SALI KRIMINELIT…….,

    Reply to this comment
  10. shpatar March 8, 17:03

    Kushtetute… !!!!! Ne cvend te botes protestat organizohen dhe sponsorizohen nga politikanet???? Pse nuk jane parashikuar me ligj te drejtat per te protestuar .Si nuk parashikohen, se po mobilizove popullin qe rri ne shtepi,te denohen autoret e organizimit te protestes .Protestohet me te njejtat metoda si para 91.Pra qellimi qenka rrezimi i sistemit .
    I trubullohet mendja Saliut, nga ndonje thumbe i Metes per Shkelzenin,e urdheron Bashen: Mobilizo popullin thote jo elektoratin.Si duket ligjet i ka bere qe te shpetoje dhe nga fjalet qe thur .Se po te thote:Ngrihe elektoratin!! Menjehere duhet arrestuar .A kemi ne ligje te tilla????
    Po do te ishte normale qe ne kuadrin e zgjedhjeve elektorale si dhe per pushtetin vendor te organizoje mitingje per te shpalosur programet para popullit te kuq ,blu ,rose ,jeshil ,te verdh , e kuq e zi.
    Tek ne nuk merret vesh se kush proteston .Nuk kam degjuar qe populli te ngrihet pa u shtyre nga politikanet qe te protestoje. Kam degjuar kohet e fundit se:Ti Rama qe me prishe shtepine nuk ta jap voten .Shume normale dhe me kulture demokratike .Jane ngritur te perndjekurit dhe kane kerkuar te drejtat per demshperblim .Shume normale . U ngrite populi i thjeshte per lendet kimike Sirjane shume normale packa se atje u futen dhe Berisha e Basha qe me ligj nuk kishin te drejte .
    Pse lejohet te protestoje opozita kur nuk ngre asnje ceshtje ne Parlamentin shqiptare. Opozita duhet te kundershtoje apo te miratoje ato qe jane ne perputhje me Kushtetuten.Kur nuk ka rruge tjeter per zgjidhje, dhe organet ligjevense nuk kane marre vendim te drejte,organizo proteste .Pa e thene fjalen Prokuroria e jo me Drejtesia per Tomen e Ps( ju hap barku Saliut te mbroje Tomen ) hidhet ne proteste destabilizuse per te rrezuar pushtetin e popullit . Po a kemi ne Kushtetute qe ti dridhen ko.. Saliut ??? Nje zot e di se cfare kemi ne shqiptaret .Dhe kur as zoti nuk e di lere mos e vri mendjen tu japesh pergjigje ketyre qe po ndodhin dhe kane ndodhur per 24 vjete .

    Reply to this comment
  11. Mark uk March 8, 20:21

    Marko:Ate Ndoc Rrokut ta ka lene ju.

    Reply to this comment
  12. Emigrant March 9, 01:40

    Vetem mos beni proteste sic bete me 14 shtator te 98 qe hypet neper tanke doet rugeve te tiranes per te vjedhur dhe haruat arkivolin e Azemit Po kete arkivol e kini prej letre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim