Deputetët e PS akuzojnë Blushin se po bën lojën e Berishës

April 22, 2015 08:44

Deputetët e PS akuzojnë Blushin se po bën lojën e Berishës

Shkrimi i fundit i Ben Blushit për vdekjen e Rilindjes, nuk është pritur mirë nga kolegët e tij socialist.

Deputeti Sadri Abazi thotë për “Sot”, se Blushi është duke bërë lojën e Berishës.

“Blushi është i vogël për të thënë gjëra të mëdha.

Ai paguhet për përfaqësimin e elektoratit, por bën zhurmuesin dhe lojën e Berishës”, thotë Abazi.

Ndërsa Namik Kopliku thotë se “kritika ka në çdo grup parlamentar në botë, por jo në pozicione nihiliste”.

Deputeti tjetër, Taulant Balla, e ka kaluar është përgjigjur me ironi, kur e kanë pyetur për shkrimin e Blushit.

“Nuk kam kohë të humbas me shkrimet. Duhet ndonjë për hudhër”. tha Balla.

April 22, 2015 08:44
Komento

29 Komente

  1. Lali April 22, 08:48

    po ben lojen e fatos nanos jo te berishes

    Reply to this comment
    • Labi Vlore April 22, 10:24

      @Lali.Kur thua Berisha,ke thene Nano dhe anasjelltas.Ata tashme jane te shkrire ne nje person te vetem.Po afrohen zgjedhjet lokale dhe Nano do shfaqet perseri ne skene per te demtuar PS-ne.

      Reply to this comment
      • Tolja April 22, 16:01

        Deputeti kanabist Sadri Abazi dhe deputet krenariste kopliku . Ppffff Blush i ke luajtur fene ketyre qelbesirave qe degradojme dita dites partin socialiste

        Reply to this comment
    • Arti April 22, 10:45

      Pse si ju duket juve Fatos Nano?A nuk eshte ai qe zgjodhi Edi Ramen?Nuk dua te paraqykoj asnjeri ne te debay,por si socialis ju them me bindje fe e kam shume te veshtire te bind edhe femijet e mi,te shkolluar jashte qe te votojne per Erjon Veline.Me thone nuk jemi te perfaqesuar prej tij,keshtu qe do votojme per Gjergj Bojaxhiun.
      Kjo gje me lendon shume e tregon qe edhe ne Partrine socialiste po behen gabime,duke perjashtuar kritikuesit e nepunesve te tyre e sherbetoreve qe kane vendosur ne poste drejtuese.Mos i bini ne qafe ben Blushit,pasi ai te pakten guxon dhe nuk ka frike edhe po te dale nga ao Parti.A mendono se erjon velia pasi te fuqizohet si kryebashkiak do ti vere shqelmin Edi Rames.?

      Reply to this comment
  2. metlaj April 22, 09:05

    BLushi dhe vete nuk parqitet si nje polituikan i mire filte por eshte ne kapacitetin e percaktimin drejte te fenomendeve negative te drejtimit te pS po keshtu edhe kPer sa u perkete deputeteve kritikues te blushit dhe mbrojtes te flaket te rames eshte mire mos te nxjerin si shkak qe indirekt te ndihmes tek saliu por analizojne shkaqet e permiresohet PS ZOti Abazi gjate karrieres se tij politike me perjashtim te kontributit financiar nuk ka ndonje kontribut ne dhenien e ndonje mendimi per zgjidhjen e problemeve kombetare dhe brenda PSmomentale ose te prespektives zoti balla ushtare i bindur i kryetareve kurse per zotin kopliku nuk mund te jape asnje opinion se eshte si nje person qe e takon rastesisht per te qene i sinqerte nuk ja njoh askontributin dhe askapaciteti por mendoj se kush mbron te keq dhe s jep kontibutin per ta permirsuar hyn ne gjynah

    Reply to this comment
  3. Preng Pjetri April 22, 09:09

    Çuditerisht nje deputet qe ka bekimin dhe besimin e Rilindjes. Sot po thote se rilindja vdiç!
    E pra zoti Blushi dorezoje mandatin e deputetit te komisjoni i mandateve.dhe largohu nga “vdekja” ndofta mund te rilindesh i vetem. Elektorati juaj nuk pret nga ju epitete figurative paqka se nga profesjoni je shkrimtar. Qytetaret qe te votbesuan presin diçka me njerëzore dhe frytedhenëse nga ju.Ndaj ose perfajsoje elektoratin tend ose dorehiqu.Pa frige e majta dhe rilindja jo vetem që nuk vdesin por as nuk dobesot as pak nga largimi juaj i vullnetshem.Bejë nje zgjidhje zoti Blushi.

    Reply to this comment
  4. Beni April 22, 09:11

    Ben Hale Blushi.

    Reply to this comment
  5. Ela April 22, 09:21

    Nje njeri pa palce kurrizore,sahanlepires I peshtire qe vete nuk di te beje asnje lloj pune pervecse te talle b….n me disa pacavure qe shkruan.

    Reply to this comment
    • elio April 22, 11:08

      Ju vjen inat juve militanteve te ps qe keni zene ndonje vend qyl…Ben Blushi ju bie kokes juve njerezve medioker e sahanlepires..

      Reply to this comment
    • TEA April 22, 15:14

      o Ela nese di mire kuptimin e fjales SAHANLEPIRES, del qe vetem Ben Blushi nuk eshte Sahanlepires e pa shtylle kurrizore ne ate parti. Sahanlepiresa dhe pa shtylle kurrizore jane ata qe me pare i lepiheshin Nanos, kurse tani shajne Nanon e i lepihen Edit.. Ky qe thote nje te vertete sado te hidhur quhet se eshte njeri me integritet o Ela, mos i ngaterro gjerat dhe hap pak fjalorin….

      Reply to this comment
  6. E verteta April 22, 09:22

    Njeriu duhet te kete nje fije dinjitet,nje bukeshkale I tille meriton percmim dhe largim te menjehershem nga PS.

    Reply to this comment
  7. Zhelefina April 22, 09:25

    I pelqen vetja te shkretit por nuk e din se nuk vlen nje grosh,bashkohu me Nanon e beni gallate se asnje nuk ju degjon.

    Reply to this comment
  8. brrisha April 22, 09:25

    Te gjithe bejne lojen e Brrishes e Brrisha bel lojen e te gjitheve. Kjo eshte mese normale ne Shqiperi. Sepse Sistemin e keni prodhuar vete qe te funksionoje ne kete menyre.

    Ajo qe une shoh problematike tek Blushi eshte se vetem flet, e meqe ra llafi ato qe thote jane te verteta, por nuk jep asnje alternative, ose nuk prodhon nje zgjidhje.

    Ben zhurmen e ambulances, por nuk po e con te semurin ne spital, por po e bredh rrugeve per tu mburrur. Dhe kjo eshte fatkeqesia e radhes, fatkeqesisht….!

    Reply to this comment
  9. Denidi April 22, 09:26

    Boll me se e ke qelbur fare o Blush Karrabush,nuk te pjerdh e nuk te degjon kush.

    Reply to this comment
  10. "BALASHI" April 22, 09:30

    O Blush! Shihi me me vemendje e dashamiresi punet e bera deri tani per 1.5 vjet e mos fol broçkulla. A mos doje pushtetin qe punonte vetem per nje familje! Athere nuk te degjuam te beje kritika kaq te renda!!!!!

    Reply to this comment
  11. Flamurtari April 22, 09:49

    Zoti Blushi, nuk keni asnje kontribut tek Partia Socialiste. Perkundrazi, vazhdimisht keni bere lojen e kundershtareve te kesaj partie, veçanerisht te sharlatanit Berisha. Duhet te largohesh nga Partia Socialiste, se je i yrryer nga elektorati i saj.
    Z. Rama, largojeni nga radhet e deputeteve te PS kete palo deputet, qe vjell vrer dita dites kunder partise qe e mban ne politike. Me mire, nje palaço me pak.

    Reply to this comment
    • TEA April 22, 15:16

      o flamurtar kush ka kontribut me shume ne PS Ben Blushi apo Erjon Velia qe cfare nuk beri per te rrezuar PS nga pushteti ne 2004-2005!!!!????

      Reply to this comment
  12. anticensurë April 22, 09:49

    “Deputeti Sadri Abazi thotë për “Sot”, se Blushi është duke bërë lojën e Berishës.”
    po të bëjmë një hetim të shpejtë do të shohim se nuk është e vërtetë!!e vërteta është se të tjerët po bëjnë lojën e berishës,jo blushi!!
    përse po bëjnë lojën e berishës??
    për arsyen e thjeshtë se të gjitha ato që u thanë 2 vjet më parë nuk janë vënë në zbatim!!o kanë qënë gänjeshtra,o janë harruar!!
    po të vëmë në diskutim thirrjet e ramës,opozitës së dy vjetëve më parë,do të dalim në përfundimin se ata po bëjnë lojën e berishës!!
    u tha se berisha me ndikimin e tij politik pasuroi fëmijët e tij deri në vrasjen masive të gërdecit!?
    u tha se berisha për të mbajtur pushtetin dhe përfitimet e tij financiare krijoi një kastë oligarkike nëpërmjet kontratave të ndara sipas interesit dhe shërbimit!?
    u tha se për te mbrojtur pushtetin e tij manipuloi hapur gjyqin e ilir metës!?
    u tha se për të mrojtur këtë manipulim dhe pushtein e tij vrau 4 burra në 21 janar!?
    u tha se vodhi dhe manipuloi zgjedhjet e ’09ësh dhe ’11ës!?
    u tha e u tha sa skishte ku të vente më!!gota jo vetëm që ishte derdhur,por dhe ishte mbytur!!
    me ardhjen në pushtet të këtyre që thanë,këtyre që thonë se blushi bën lojën e berishës,çfar u bë??
    ASGJË,për be asnjë veprim!!
    a mund të më thotë dikush prej jush se kush bën lojën e berishës??

    Reply to this comment
  13. Landi April 22, 10:16

    Lufta e klasave vazhdon!!!!

    Reply to this comment
  14. info analitike April 22, 10:32

    Sadri Abazit i takon t’i sherbeje Rames se fale tij ai u be milioner duke perfituar troje shteterore neper Tirane nga nje shites kioske qe ishte fillimisht.
    Sot ishte ngritur edhe Taulant Balla te bente batuta kunder Blushit. Se cfare eshte i zoti te beje Balla e ka treguar me daljet e tij idiote.
    Blushi i ka vene gishtin mire mbi plage rilindesve e me sa duket kjo u ka djegur shume ndaj tani kane leshuar zagaret besnike qe te reagojne neper media.
    Blushi ka fajet e tij por kjo nuk i ben keta te tjeret me te mire.
    Rilindja bart vec genjeshtra, arrogance, hipokrizi, hajduteri. Edhe Sali Berisha deshi te na sillte Rilindjen njesoj si kopjaci Edi Rama por rezultatin po e shohim te gjithe.

    Reply to this comment
  15. LOVE April 22, 11:00

    reaksionari te perjashtohet nga radhet e partise .
    unitetin shoke ,ruani unitetin

    Sadri ti je nga ata qe do hash gjithmone bar se ke lind gomar !

    Reply to this comment
  16. Naftetari April 22, 11:08

    Ky ben lojen e Fatos Nanos dhe meqense ky i fundit eshte sherbetor i Berishe i bje qe ben loje te ndyre Ben Blushi.Ky seshte mendim ndryshe ky eshte karshillek ndaj socialisteve prandaj duhet menjeher te perjashtohet nga PS dhe duhet ber me ligj te leri mandatin se e ka te PS se sistemi eshte propocional dhe kur te behet sistem maxhoritar le te dal si vllai i tije Ben Malaj dhe te behet deputet.

    Reply to this comment
  17. Kris 1 April 22, 11:11

    Blushi ka te drejte.Rilindja vdiq me kurore dafine ne koke me 21 qershor.Kemi rreth dy vjet qe ne besimtaret socialiste qe nuk kemi gje te perbashket me militantet e cfardo lloj partie nuk e besojme.Nga njera i kendojme Rames kengen jo ti nuk ke vdekur,ti je duke ecur nga ana tjeter bejme te kunderten.Shikojme kufijte se ku ka ndonje shteg per te ikur.Brenda vendit qelben dy kufoma ,kufoma e rilindjes dhe kufoma e saliut.
    duhet qe populli te dale nga kafet dhe te varrose kufomat te cilat te qelbin me eren e mashtrimit,korrupsionit.Edhe te vdekura kufomat po pine gjakun e ketij populli.
    Eshte koha per nje grusht te forte ,qershori erdhi.
    Per shpenzimet e varrimit mos cajme koke se Rameta i pagoi prifterinjte e hoxhallaret me kursimet qe nxorri nga pensionet dhe ndihmat sociale.Neqoftese qershori nuk korrigjon qershorin te mbyllim gojen e mos hame mut te fresket.Te presim te thahet e te behet si Berisha.

    Reply to this comment
    • Tru peshku April 22, 13:39

      Gjithë trupeshqit e edi ramës këtu qënkan mbledh. Ka 40 militantë të ngarkuar me komentet. Trupeshq dhe hajdutë si unë. Më pëlqeu infoanalitike, kris 1 e ndonjë tjetër. Komentuesit e tjerë janë na dyzetshja.

      Reply to this comment
  18. @@@@@@shifni halete April 22, 12:23

    Shifni halene blushar. Qe ka qene vegel e berishizmit kjo duket me se ashiqare,kontaktoni me lokalin e tij te perfituar ne ambientet perballe konsullates greke si ka qene e verteta e shkatrimit te nje vepre monumentale dhe si eshte perfituar ajo duke u kthyer ne nje veper shemtaraqe,vetem e vetem qe aty te kishte pjesen e tij te perfitimit si blushari,frangkari,dhimollari,zgurllari ( keta te dy jane kanabisistet e blusharit ) QE NEN BEKIMIN E BERISHIYMIT bene gjithe ndryshimin per servilizmat e tyre ndaj ketij xhelati dhe qe vijon ende edhe sot e kesaj dite te na shesin brockulla per funksionomin e demokracise. Analiza bajate sepse ju eshte prekur interesi per mos afrimin ne strukturen administrative qe te benin c’te deshen me Korcen dhe korcaret me mafjozlleqet e tyre nga dhe kane dale. Ju a zuri gojen dhe atyre arqitekteve te ”NDERSHEM” qe perbetoheshin me jeten e tyre per Korcen.

    Reply to this comment
  19. Beni April 22, 13:06

    Ku Rilindja paska vdekur per ty, shko dorezo mandatin e shih mos futesh nen sqetullen e shpellarit, se ai te pret krahehapur sic priti Kacin e zi, Duken e krimit etj.

    Reply to this comment
    • koco April 22, 15:58

      Shume e vertete ne se juve nuk e ndjeni vehten ne kete Rilindje perse ri si moraman , dhe ha m … me pune e pa pune , me kohe e pa kohe . Dy rruge ka ose me PS ose thyej qafen me djallin e te birin . P S duhet te mblidhet dhe te mbaje qendrim sikurse mbajti per Dosh Kodoshin , sepse ky eshte shume here me i rezikshem , ” Ky eshte qen qe ha te zone ” tere jeten ky mafjoz , ka mbajtur bythen ne gardhit , Shpirt Zi .

      Reply to this comment
  20. NN April 22, 13:45

    Kush te iki ?

    Qeveria merr Borxhe……………na i vodhi Bitraj.

    Qeveria merr Borxhe …………u vodh Banka. Shteti u Kobit.

    Populli po iken per tu skllaveruar rrugeve te evropes sepse qeveria hajdute nuk ju

    jep as buken e gojes.

    Jeta po behet me keq. Pa punesi e varferi.

    Ju qe zute Ministrite Rilindet, lum si ju.

    Reply to this comment
  21. wickedgame April 22, 15:55

    O Blush mos na i perca unitetin ,ska gje qe ti duhet te perballesh me elektoratin qe kane njemije halle jane te papune ,i kane hequr ndihmen ekonomike se ka nje televizor te falur,tjetrit i kane prere KEMPIN se nuk ka te paguaj mjeket e Beqes qe e kane rritur bakshishin,tjetrit i presin energjne qe ska me se ta pagoje etj etj.Prandaj dhe ti o Bush futu ne rresht si Ruci ,Dokle, Majko, Leskaj qe e harroi premtimin se do te dorezonte mandatin po su arrestua mamuthi Sali ,se te shajne 99cat e velinat e piktorit. Hiqeni dhe Blushin ce doni neper kembe mbani Erjonkat se ashtu na do piktori.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*