Deputetët e rinj i kundërvihen Topallit: Ke humbur mbështetjen

April 17, 2014 09:21

Deputetët e rinj i kundërvihen Topallit: Ke humbur mbështetjen

Konfliktet mes të rinjve dhe të vjetërve në PD kanë nisur të thellohen. Pas raportimeve në media se në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka pasur një debat mes Jozefina Topallit dhe kryetarit, Lulzim Basha, për udhëzimin e fundit, deputetët e rinj të PD kanë nisur të sulmojnë Topallin.

Deputetja e Lezhës, Albina Deda, shkruan në Facebook se Topalli ka humbur ekuilibrin dhe mbështetjen në bazë. Ajo mbështet idenë se deputetët që kryesuan listat në qarqe, duhet të jepnin dorëheqjen.

“Disa deputetë të Partisë Demokratike, ose ndryshe deputetë që kanë humbur ekuilibrin dhe mbështetjen në bazë, sipas mediave kanë kundërshtuar udhëzimin e PD-së dhe Bashën. Deputetët që kryesonin listat në qarqe duhej të jepnin dorëheqjen nëse do kishin pak dinjitet dhe përgjegjshmëri. Jo vetëm çuan PD-në në humbje, por tani duan të mbajnë përsëri partinë për vete ose miqtë e tyre.

Udhëzimi është më i miri deri më sot, i nxjerrë nga PD-ja, pasi i jep mundësi pjesës së shëndoshë, të rinjve, dhe bën një ripërtëritje që e fuqizon dhe rrit mbështetjen e anëtarësisë. Mbajtja e PD-së në disa duar dhe lidhje interesash e ka dëmtuar PD-në.

Të vjetrit të kontribuojnë me bagazhin e tyre dhe të mos i shohin të rinjtë si rivalë, por si kolegë që së bashku të sjellin Partinë Demokratike në pushtet sa më shpejt. Të mbështesim kryetarin Basha në iniciativat e tij dhe të mos pengojmë në punën e tij për ambicie e llogari personale. Suksese PD-së në këtë fushatë zgjedhjesh brenda radhëve të saj”, shkruan Deda.

April 17, 2014 09:21
Komento

9 Komente

  1. altina April 17, 09:42

    Booo ca katunarje kjo…

    Reply to this comment
  2. lali April 17, 10:31

    kjo eshte nje torollake dhe nje servile e drejtuseve te cdo lloje qofshin

    Reply to this comment
  3. andrea April 17, 11:08

    Nuk ka nevoje te merret RAMA me keta, sepse tani fillojne e shqyejne njeri tjetrin.

    Reply to this comment
    • florenc April 17, 11:15

      Rama te ruhet nga LSI se po e shqyen nga te gjitha anet, gjysma e drejtoreve jane demokrate qe u konvertuan ne lsista pas zgjedhjeve

      Reply to this comment
  4. cakalli April 17, 11:50

    Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.

    Reply to this comment
  5. egla April 17, 12:00

    ka shume te drejte deputetja e lezhes, duhet te ikin fytyrat e vjetra, ato qe e cuan PD-ne ne kete derexhe.

    Reply to this comment
  6. irdi April 17, 12:58

    Mire o mire te ikin te vjetrit, po cfar do bejn te rinjet do hedhin valle jo mo jo se pa te vjetrit sbohet gje, i riu si veriu i vjetri e mer shtruar dhe te tregon hudhen e fitores.

    Reply to this comment
  7. MALUKATI April 17, 21:02

    KORBA LEH SHEMTUAR KA RENE NE KERME

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*