Deputetët e rinj të opozitës nisin punën në komisione

March 25, 2019 13:30

Deputetët e rinj të opozitës nisin punën në komisione

Pas marrjes së mandatit, deputetët e rinj të Partisë Demokratike dhe ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë nisur punën. Mëngjesin e kësaj të hënë ata kanë qenë pjesë në komisionet e zhvilluara.

Kështu në Komisionin e Sigurisë, ku u shqyrtuan proceduarat e Vettingut në Policinë e Shtetit, ishin të pranishëm deputeti i PD-së, Muslim Murrizi dhe Nimet Musaji, deputeti i LSI-së.

Ndërkohë në komisionin  e Ligjeve ishte e pranishme deputetja e LSI-së, Aurora Mara.

Rudina Hajdari dhe dy deputete të tjera të opozitës kanë marrë pjesë në Komisionin e Integrimi.

Ky komision vendosi që draft-rezoluta për integrimin të diskutohet më 2 prill ndërsa me 27 mars seancë dëgjimore me ministrin Gent Cakaj.

Deputetja Hajdari tha se kërkon më shumë kohë për tu njohur me këtë pr/rezolutë.

Në seancën e dy prillit duhet të jetë në seancë kryeministri“, është shprehur Hajdari.

 

 

b.b/dita

March 25, 2019 13:30
Komento

3 Komente

  1. Kamarier Luli edhe nje dopio. March 25, 14:40

    Me kembe te mbare, me se fundmi nje Parlament dinjitos pa kriminele dhe baxhella, te perkushtuar per hallet e qytetareve dhe jo te pasurive te vena me vjedhje dhe vrasje si ata plehrat qe dorzuan mandatet.
    Mos kujtojne se do te gezojne, gjeja e vjedhur do te dorzohet dhe ata do te gjykohen.

    Reply to this comment
  2. s.g. March 25, 17:42

    Reforma në drejtësi ende pa kalu në vepra prodhon efekte u futi lepurin në bark të korruptuarve u arratisën për gjithmonë më në fund pas 3 dekadave shpresë për fillim normaliteti

    Reply to this comment
  3. Fidel Kastro March 25, 19:22

    Tashti te gjitha hallet do te zgjidhen o popull nga “OPOZITA E RE” flini te qete!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*