Deputetët e Shqipërisë mungojnë për herë të tretë në debatin për Kosovën

January 31, 2015 10:14

Deputetët e Shqipërisë mungojnë për herë të tretë në debatin për Kosovën

Deputetë të delegacionit të përhershëm të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përfshirë edhe kryetaren e këtij delegacioni, Valentina Leskaj, njëherësh edhe nënkryetare e Asamblesë së përhershme të KE­-së, kanë munguar në mbledhjen e Komitetit për Demokraci dhe Çështje Politike të KE-­së, në të cilin ka pasur një debat mes deputetit të Parlamentit të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe deputetes serbe, Marija Obradovic.

Mungesa e dy anëtarëve të delegacionit shqiptar në këtë debat është ndjerë si shqetësim nga delegacioni i Kosovës, që, sipas tyre, duhet të ishin prezentë. Është hera e tretë që në seancat e mbledhjeve të KE-­së mungojnë deputetet nga Shqipëria, pikërisht kur debatohet për Kosovën, apo miratohet ndonjë rezolutë në favor të saj.

Dy vjet më parë deputeti socialist Taulant Balla, asokohe në opozitë, akuzoi deputetët e PD­së në mazhorancë për mungesë në seancë, ku u miratua një rezolutë për Kosovën. Deputetët shqiptarë kanë munguar edhe në seancën e vitit 2010, ku është miratuar projektrezoluta e Dick Martyt. Delegacioni i Kosovës që kryesohej nga ish­ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, deputetët Teuta Sahatqija dhe Glauk Konjufca, kanë shprehur pakënaqësinë mbi mungesën e delegacionit shqiptar në debatin e parashikuar për Kosovën, shkruan Koha Ditore

January 31, 2015 10:14
Komento

7 Komente

  1. info analitike January 31, 11:58

    Ku jane keta trimat qe bejne deklarata per njohjen e Kosoves ne Serbi e me pas nuk perfillin perfaqesimet e tilla te rendesishme ku diskutohet ceshtja e Kosoves?

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi January 31, 12:43

      Shmangie e qëllimshme! Për të mos u prononcuar dhe për t’i lënë gjërat “as pro,as kundër” ndonjë pale ! Vija e mesit të artë, vija e oportunizmit klasik! Prostitucion politik? Tung!

      Reply to this comment
      • Lleshi January 31, 14:42

        Keta palace dhe tradhetare , qe hane buken tone dhe bejne duvane e Serbit dhe te Europes , meritojne jo Spaçin , se eshte shume pak , por meritojne nje asgjesim deri ne brezin e fundit !

        Kjo lloj fare do herbicid dhe insekticid te forte ! Keta jane shkaku kryesor I asgjesimit te shqiptareve ne rajon , pa folur vetem per Shqiperine !

        Keta jane kriminelet “heronj” qe vdekjen dhe vuajtjen e nje Kombi te tere e quajne statistike !

        Reply to this comment
  2. vetem arber January 31, 14:53

    Pune kurvash te pabythe qe kane per interes vetem xhepin e vet dhe skane te bejne aspak me kombin.Me teper se te pafytyre.Turp.

    Reply to this comment
  3. era January 31, 17:17

    Turp per Valentina leskajn, duhet ti pergjigjet detyrimeve te saj. Kjo eshte nje ceshtje e rendesishme dhe perfaqesuesit shqiptare duhet te jene me serioze.

    Reply to this comment
  4. emigranti January 31, 17:41

    e tmerrshme….. ne nuk duam shqiperi dhe as shqiptar

    Reply to this comment
  5. Petrit January 31, 18:41

    Nje Komb Nje Qendrim ! Po Esht Per Tu Habitur ! Per Cilin Komb E Kan Fjalen ” Kta ,Nuk Esht Nevoja Te Shash Se E Tregon Gjesti I Qeverive Jo I Kesaj Qeverie , Por Edhe I Asaj Tjetre , Cfar Qendrimi esht ky ? Ju Injoroni Interesat Kombetare Ne Heshtje ! Sinqeriteti Juaj Esht Hipokrizi Karier Dhe Mashtrim “”””

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*