Çfarë deputetësh! Vetëm 5 nga 140 kërkojnë informacion nga institucionet

November 29, 2017 19:04

Çfarë deputetësh! Vetëm 5 nga 140 kërkojnë informacion nga institucionet

Vetëm 5 nga 140 deputetë të parlamentit kanë kërkuar informacion pranë institucioneve për të marrë prej tyre shifra dhe fakte që mund ti përdorin në debatin parlamentar gjatë komisioneve, ose të enjten në seancën plenare.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe ka më shumë kërkesa, 6 të tilla.

Lista pasohet nga kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj dhe ajo e Medias Albana Vokshi me nga 4 kërkesa. Ndërkohë që 2 kërkesa të tjera janë bërë nga dy deputetë të opozitës, Jorida Tabaku dhe Kejdi Mehmetaj.

Por çfarë informacioni ju kërkojnë deputetët institucioneve?

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i ka dërguar tre kërkesa drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, dhe tre ministrisë së Bujqësisë.

Nga tatimet ai kërkon listën e 100 kompanive me xhiron më të lartë vjetore në tre vitet e fundit, duke përfshirë dhe fitimin nga tatimi, si dhe mbi pagimin e sigurimeve shoqërore nga kompanitë që kanë marrë tokë bujqësore me qira, nga ministria e bujqësisë, Brace kërkon informacion mbi kontratat e dhënies me qera të tokës bujqësore në pesë vitet e fundit, pagesat e kryera nga AZHBR në tre vitet e fundit si dhe plotësim informacioni për kontratat e qiradhënies, raporton Report tv.

Albana Vokshi, kryetare e komisionit të mesia kërkon informacion nga ministria e Kulturës mbi ndërtimet që po kryhen në Butrint, informacion të cilin ja kërkon dhe KLSH-së.

Dy kërkesa të tjera Vokshi ja drejton ministrisë së Shëndetësisë, mbi luftën kundër kancerit të gjirit dhe Check Up-eve.

Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare kërkon nga Ministria e Bujqësisë informacion mbi punonjësit e Ndërmarrjes Bujqësore në Kuçovë, informacion nga ministria e Energjetikës për statusin e naftëtarit, si dhe i përcjell ministres së Sipërmarrjes, Sonila Qato rastin e një sipërmarrësi.

Demokratja Jorida Tabaku ka kërkuar nga ministria e Financave informacion mbi subjektet me xhiro nga zero në 5 milionë lekë, ndërsa Kejdi Mehmetaj e LSI-së kërkon nga kryeministria organigramën dhe strukturën.

November 29, 2017 19:04
Komento

1 Koment

  1. labi November 30, 12:00

    Ky eshte niveli I parlamentit.Cfar mund te kerkoj 90% e antareve te opozites nga institucionet qeveritare,ne nje kohe kur IQ e tyre eshte jashtezakonisht e ulet,kur niveli intelektual mjaft I ulet.Nje fjale e urte shkodrane thote:Ruaju te marrit se I urti punon e sheh punen e tij. E ne ket parlament budallejt,iniorantet,idiotet bejne te fortin.Shajne e shpifin per kedo e per cdo gje.Prandaj mos I merrni me seriozitet fjalet e tyre,sepse thjesht jane budallenj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim