Tre deputetë kërkojnë rritje pagash dhe shtim stafi për Entin Rregullator të Energjisë

May 1, 2015 12:51

Tre deputetë kërkojnë rritje pagash dhe shtim stafi për Entin Rregullator të Energjisë

Tre ligjvënës kuvendorë kanë marrë iniciativën për rritjen e pagave dhe shtimin e stafit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE). Eduard Shalsi, Genc Ruli dhe Robert Bitri kërkojnë ndryshime ligjore në kuadër kjo dhe të ligjit të ri për energjinë.

Në relacionin argumentues të deputetëve se përse duhen ndryshuar pagat e punonjësve të ERE dhe duhet bërë shtimi i stafit, thuhet se kjo do të ndihmojë në forcimin e pavarësisë së këtij institucioni.

“Duke gjykuar zgjerimin e përgjegjësive të ERE-s në kuadër të zbatimit të ligjit të ri për energjinë elektrike, si dhe forcimin e pavarësisë së saj në kuadër të objektivave dhe parimeve të përcaktuara në paketën e tretë rregullatorë të Energjisë mendojmë që ERE duhet të përjashtohet nga parashikimet e ligjit nr 9584 datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve te pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar”, thuhet në relacionin shpjegues të tyre, duke kërkuar kështu rritje të pagave të punonjësve të këtij enti.

Sipas relacionit përkatës burimet e financimit të ERE-s përbëhen nga pagesat e rregullimit që paguajnë të licencuarit në sektorin e energjisë si dhe pagesat e licencave. ERE nuk merr financime nga Buxheti i Shtetit.

Aktualisht, pagesat e stafit të ERE-s, sipas relacionit janë rreth 3-fish më të ulëta se ato të pozicioneve respektove në kompanitë që operojnë në tregun e energjisë. Kjo sipas deputetëve të kuvendit sjell demotivim të stafit apo edhe largimin e tij drejt këtyre kompanive.

“Kjo ka bërë që të ulet niveli i ekspertizës, gjë të cilën ERE e ka shumë të nevojshme në ushtrimin e funksioneve të saj”, thuhet në relacion duke shtuar se “pagat e stafit teknik sipas ligjit duhet të korrespondojnë me ato të parashikuara për shërbimin civil”.

Duke ju referuar dhe raportit vjetor të ERE, deputetët kanë argumentuar se veç sigurimit të vijimit të këtij institucioni në pavarësinë e tij të marrjes së vendimeve, ka nevojë dhe për rritjen e stafit në mënyrë që të përballojë detyrat e shtuara që do të vijnë nga zbatimi i paketës së tretë të energjisë.

May 1, 2015 12:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*