Deputetët “përvetësojnë” edhe laptopët, Kuvendi u dërgon e-mail: Dorëzojini

August 5, 2017 10:54

Deputetët “përvetësojnë” edhe laptopët, Kuvendi u dërgon e-mail: Dorëzojini

 

Deputetët e Kuvendit janë me pushime tashmë deri në fillimin e sesionit të ri parlamentar.

Ndërkohë që ky institucion u ka dërguar nga një email këtyre deputetëve, duke iu kërkuar që në përfundim të legjislaturës së tetë, të bëjnë dorëzimet.

Në email gjithashtu u kërkohet të dorëzojnë në Kuvend një laptop që kanë marrë në përdorim në fillim të mandatit të tyre në vitin 2013.

Të nderuar deputetë,

Na lejoni që të sjellim në vëmendjen tuaj se gjatë legjislaturës së VIII-të, ju jeni pajisur me laptop nga Kuvendi i Shqipërisë, për të cilin keni firmosur kartelën përkatëse të marrjes në dorëzim pranë shërbimit të Financës së Kuvendit.

Për sa më sipër, lutemi në mirëkuptimin tuaj, për dorëzimin e tyre pranë shërbimit të financës, duke qenë se përfunduan punimet e legjislaturës së 8-të” – thuhet në email-in e Kuvendit për deputetët.

Kjo nuk është hera e parë që deputetët kanë probleme  me pajisjet teknologjike në Kuvend.

Gjatë kohës së qeverisë Berisha u vendos nga një kompjuter, i cili u refuzua edhe nga vetë ligjvënësit.

Ata u ankuan se kompjuterët mbi tavolinë i pengonin të ndiqnin folësin në seancë, dhe se ishin të shqetësuar që ekrani i madh mund të monitorohej.

Ishte Ilir Meta ai që i hoqi kompjuterët dhe pajisi me laptop çdo deputet.

August 5, 2017 10:54
Komento

2 Komente

  1. biku August 5, 21:54

    kuvendi te bej publike dy here ne jave emrat e deputeteve qe kan detyrime per dorezim te laptopit e mbase te makinave etj.. dhe njerezit,shoqeria ti tregojne me gisht ja……ky qe na shet mend me laptopin e kuvendit
    e meritojne nje denim te tille e jo te sjellin verdalle administraten per ti grumbulluar.
    po rrogen a e kan marre ?

    Reply to this comment
  2. ganiu August 6, 10:56

    Nëse kompiuteri është përdorur nga deputeti. Minimumi ai duhet të marrë me vete hardiskun. Brënda tij ka të dhëna që i përkasin deputetit dhe jo e parlamentit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*