Deputeti aksidentoi për vdekje këmbësorin, ekspertiza: Faji i viktimës

August 12, 2017 21:57

Deputeti aksidentoi për vdekje këmbësorin, ekspertiza: Faji i viktimës

Deputeti i qarkut të Elbasanit për PDIU, Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident të rëndë, me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari. Viktima në momentin e aksidentit ka tentuar të kalojë menjëherë në rrugën kur është përplasur për vdekje nga autovetura që drejtohej nga Rakipi.

Burime pranë grupit hetimor janë shprehur për Top Channel se deputeti Rakipi nuk rezultoi të kishte konsumuar pije alkoolike, ndërsa dyshohet se mund të kishte një shpejtësi tej normave të lejuara të atë segment rrugor.

Ndërkohë, ekspertiza ka nxjerrë fajtor viktimën në aksidentin ku u përfshi më herët gjatë ditës deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi.

Ndërkohë, vetë Rakipi do të hetohet në gjendje të lirë për akuzat “largim nga vendi i aksidentit” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit”. /TCH/

August 12, 2017 21:57
Komento

4 Komente

  1. ULLI MAGNA August 12, 23:24

    FAJI I VIKTIMES EDHE I SA E SA VIKTIMAVE TE TJERA … ?! ?! ?!

    SIGURISHT QE, NE KUSHTET KUR DHE SI ESHTE NGRITUR DHE FUNKSIONOJNE HYRJE-DALJET NE TREGUN E MADH USHQIMOR TE KRYEQYTETIT, FAJI DO U MBETET VIKTIMAVE TE GJORA QE NE OREN 04:21 TE NATE-MENGJESIT U DUHET TE VRAPOJNE ‘SI LEPUJ’ PER TE FITUAR DITEN E PUNES, PRA BUKEN E GOJES … !!!!!

    PYETJET E THJESHTA JANE :

    1. SA VIKTIMA KA DERI TANI ME PLAGOSJE, SAKATLLEQE E DERI VDEKJE VETEM NE KETE SEGMENT TE AUTOSTRADES DHE VETEM PER KETA 7,5 MUAJT E VITIT 2017 ?

    2. PER :
    – ADMINISTRATORET E TREGUT USHQIMOR,
    – POLICINE RRUGORE,
    – BASHKINE E TIRANES,
    – MINIBASHKINE E ZONES,
    – INSPEKTORATET PERKATESE,
    – 3 MNINISTRITE PERKATESE,
    – KRYEMINISTRINE,
    – MIREMBAJTESIT E AUTOSTRADES,
    – E DERI SIGURACIONET E NDRYSHME SHTETERORE DHE PRIVATE,
    – DHE ME SE FUNDI, PIKERISHT PER PARLAMENTIN DHE DEPUTETET QE E SHOHIN CDO DITE E ORE (JANE 140 VETE) KETE KATRAHURE HUMANE,
    – PER GAZETARET AQ SHUME ‘TE DASHURUAR’ PER ‘ZGJIDHJEN E HALLEVE’ TE POPULLIT, SHTETIT DHE BUSINNESS-it,
    JANE :
    – ‘NORMALE’,
    – ‘FUNKSIONALE’
    – DHE ‘TE SIGURTA’,
    KUSHTET E TRAFIKUT, PUNES DHE JETES SE NJEREZVE NE KETE SEGMENT TE AUTOSTRADES ?!

    PRA, DUKE FILLUAR NGA VETE DEPUTETI, QE SIC VEPROI ME QYTETARI NE MOMENTIN E AKSIDENTIT, ME TE NJEJTEN PERGJEGJESI QYTETARE T’I SHKOJE DERI NE FUND KETIJ ZINXHIRI TOLLOVITJESH MIZERABEL DHE PERGJEGJESISH JO VETEM QYTETARE DHE INSTITUCIONALE, POR EDHE TE NDIHMOJE PER GJETJEN E ZGJIDHJEVE KONKRETE ATY … SEPSE NUK JANE AS SHUME TE VESHTIRA, DHE AS SHUME TE KUSHTUESHME …

    VETEM KESHTU DO TE MUND TE LEHTESOJE SADOPAK PESHEN E ‘DHIMBJEVE’ TE SHPIRTIT TE NJERIUT TE VRARE, TE ATYRE QE PANE ME SY KASAPHANEN, PRA EDHE TE VETE ATIJ, TE FAMILJES DHE FEMIJEVE TE GJORE … DHE PSE JO EDHE PER GJITHE NE TE TJERET DHE FEMIJET TANE … !!!!!

    Reply to this comment
  2. Mark.uk August 13, 08:59

    Viktima duhet te denohet se i ka siell shqetsime deputetit.zdeputeti pse eshte larguar nga vendi i ngjarjes nuk ka problem.ne fakt iku sa sa pas frig nga hakmarrja e te aksidentuarit.Kurse fugonet e autopuzet qe ndalojn vend e pa vend nuk ka problem

    Reply to this comment
  3. viktima August 13, 10:30

    kush e shtypi njeri tjetrin…duhet pare kjo pune

    Reply to this comment
  4. MH August 13, 13:57

    Deputeti duhet te mbaj pergjegjesi ne baze te shkeljes se ligjit qe permban rregullorja e traneziti rrugor ne raste aksidentit duhet te qendroj ne vendngjarjen deri te vije polici.Ne te kunderten mban pergjegjesi te plote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*