Akuza zyrtare: Deputeti Prenga do gjykohet për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje

December 12, 2015 10:14

Akuza zyrtare: Deputeti Prenga do gjykohet për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimet për deputetin Armando Prenga dhe e çon në gjyq për tre vepra penale.

Në bazë të hetimeve, të nisura në dt. 05.09.2015, Prokuroria e Përgjithshme e akuzon shtetasin Armando Prenga për veprat penale, si më poshtë:

  1. “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, në ambjente publike, e parashikuar nga neni 278/5 Kodit Penal,
  2. “Plagosja e lehtë me dashje” e shtetasve Gjok Cali, Tom Cali dhe Nikoll Cali, e parashikuar 3 (tre) herë nga neni 89 i Kodit Penal,
  3. Kanosja” e shtetasve Tom Cali, Nikoll Cali, Gjergj Cali dhe Francesk Cali, e parashikuar 4 (katër) herë nga neni 84 i Kodit Penal

Armando Prenga me funksion “deputet”, i cili aktualisht gjendet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Lartë.

December 12, 2015 10:14
Komento

3 Komente

  1. Arben December 12, 11:50

    RILINDESIT E EDI RAMES.

    O ZOT O ZOT.

    Reply to this comment
  2. Dashnori nga Peqini December 12, 13:29

    Ne Komisariatin nr 1 Tirane nuk marrin denoncime nga qytetaret per shqetesime te ndryshme qe nga ndertimet pa leje, zaptime trualli por deri ne grindje.
    Trotuaret jane kthyer ne parkingje ku “pronaret” e rinj u paguajne gjoba policeve te zones.
    Shikoni cbehet tek zona ku operon polici i plotfuqishem 😀 i Rajonit nr 1 me mbiemrin Karaj …
    Nese ankohesh zyrtarisht ke konseguenca me gjoba ndaj makines nga patrullat policore ja ashtu me lezet.
    Mua me bezdisin gjerat e vogla se i heq ne kurriz cdo dite dhe nuk kam hall bunkerin.

    Reply to this comment
  3. LOVE December 12, 13:58

    Plagosje e lehte ????

    jo po kjo nuk durohet ,kjo eshte diktature kunder njerzve ma te [sh]nderuar qe kena

    gjemb ,gjemb i hyri te kemba atij armikut te popullit

    si u quajtka plagosje e lehte nja 2=200 plumba qe ne mes te komisariatit iken keshtu kot ?

    po ju pse shkruani me funksion deputet ? e vini dhe ne thonjeza ?
    po nuk ishe kkkkkk…obure si ky , nuk behesh dot deputet
    po e shof une qe doni dhe ju ndonje plagosje te lehte …hajt ,shkruani mire 😛

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*