Deputeti, dëshmitar në atentatin e djeshëm: Ishte shokuese! Policia të punojë me infiltrime brenda bandave, por PD nuk ka gojë të flasë për krimin

September 16, 2020 13:01

Deputeti, dëshmitar në atentatin e djeshëm: Ishte shokuese! Policia të punojë me infiltrime brenda bandave, por PD nuk ka gojë të flasë për krimin

Deputeti Besnik Baraj është gjendur afër atentatit të djeshëm në Tiranë.

“Në shpërthimin e djeshëm u ndodha 100 m larg urës. Zhurma ishte shokuese! Me zemër urova të mos ketë viktima. Shqipëria jonë në vite ka përjetuar ngjarje të tilla kriminale, të cilat kanë efekt të dyfishtë sa psikologjik por edhe tragjik për shkak të viktimave. Ndjej keqardhje, jo vetëm për viktimat rastësore, por edhe për ato familje që janë futur në rrugën e kriminalitetit për arësye nga më të ndryshmet, që shumkush mund t’i analizojë” – shkruan Baraj në një postim në rrjete sociale.

Ai shton se të tilla sjellje janë shoqëruese të kapitalizmit, por policia dujet të zhvillojë grupe inteligjence brenda krimit.

“Të tillë sjellje agresive kanë grupe të ngjashme kudo në botë, në USA, Gjermani, Itali, Angli etj. Duket se kapitalizmi krahas lirisë ekonomike, lirisë së fjalës etj ka dhe ca plagë kronike të dhimbshme, që ne shqiptarët po i vëme re këto 30 vjet, që sigurisht në vende të ndryshme shfaqen me intensitete jo të njejta.

Sidoqoftë, do ishte mirë që policia të kultivojë grupe inteligjence që të rrisë kapacitetin parandalues, pasi duket se i njeh këto kontigjente kriminale. Monitorimi i tyre, i lidhjeve të tyre ka shanse të parandalojë e të ulë edhe produktin kriminal të tyre” – thotë deputeti.

Ai ndalet më pas te retorika politike e PD:

Nëse do ishte një forcë e re politike, që do akuzonte për ngjarjen e djeshme, nuk do kisha fjalë për të thënë, pasi nuk është provuar. Por PD ka mbi kurriz peshën e mijra viktimave ekonomike (Piramidat) dhe tragjike fizike (të vrarët e 97 – mbi 3000 jetë njerzish, përfshirë dhe Otranton).

Kujtoj tragjedinë e Gërdecit ku kishte vetëm një autor, shtetin e Berishës, kujtoj 21 Janarin, ku përsëri ka vetëm një autor çiftor, Berisha-Basha.

Duhet një katarsis radikal i saj që të mund të ofrojë alternative për këtë vend! Gjë e cila jo vetëm nuk po vihet re, por përkundrazi, gjellën e prishur çifti Berisha-Basha, po përiqet ta serviri me pjata të reja” – shkruan deputeti nga Tropoja, përfaqësues i Tiranës për PS-në këtë legjislaturë.

 

n.s. / dita

September 16, 2020 13:01
Komento

11 Komente

  1. Dori September 16, 13:26

    Atentati nuk ka lidhje me zgjedhjet parlamentare, sic shprehet deputeti Bare, por eshte nje zgjidhje e njohur e larjes se hesapeve te bandave te droges, sic ndodh ne te gjithe shtetet e botes. Bare ka aq shume probleme ne fushen e tij mjedisore sa nuk ia vlen te merret me problemet policore.

    Reply to this comment
  2. ? September 16, 14:06

    Poshte kapitalizmi i poshter qe pervec lirise ekonomike vuan nga keto plage te tmerrshme??? Po cfare thua or truthare, mire qe s’ke vazhduar Rrofte Partia e Punes me ne krye shokun Edvin Palluqja.

    Reply to this comment
  3. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. September 16, 14:07

    “……policia duhet të zhvillojë grupe inteligjence brenda krimit.”?!
    Te gjith personat e inflirtruar brenda krimit,jan dekonspiruar nga vetë Policia,dhe si pasoje disa jan ekzekutuar.Policet qe kan pasur kurajon te tregojn gishtin nga mafiozet qeveritare te bandes mafioze te”rilindejs”,jan larguar nga vendi punes,disa kan kerkuar azil politik ne vendet perendimore,sepse jan kerrcenuar edhe nga Kryeministri!Prandaj,zhvillimi grupeve inteligjence brenda krimit eshte i pamundur per sa koh qe Shqiperia qeveriset nga nje organizate mafioze dhe nga nje Kryeminister perdorues droge,sepse te gjith e kan te qarte,qe do te dekonspirohen.Armiku më i madh i Shtetit dhe kombit shqiptare,eshte Edvin Escobar D’Rama.

    Reply to this comment
  4. Arben September 16, 15:17

    Ty te të kishte marrë bomba more mut, mos të dilte hua fare

    Reply to this comment
  5. USA September 16, 15:48

    Te gjithe i dini lidhjet politike te grupeve kriminale te droges dhe lotos se arditit me gerdec boronicen po do folish kot dhe ti bare abazovici. Aty nuk eshte gjithe pd.

    Reply to this comment
  6. Dionis September 16, 16:15

    Arben , bomba bie tek ai qe i ben gropen tjetrit.

    Reply to this comment
  7. Riko Sheti September 16, 18:21

    Gabohesh rëndë DESPUTETO. Grupe të tilla teeroriste as kemi pare dhe as kemi degjuar kurrën e kurrës këtu në KAPISTALLIZËM. Pallavrat me barasvlerësime me botën ku sundon ligji dhe parimet e demokracisë shko e tregoja ndonjë kokpalari të parilindur

    Reply to this comment
  8. Gzim Kulufi September 16, 18:49

    Po deputeti Besnik Karaj, keqardhje ndjej dhe une, jane gjera qe ndodhin, helbete kapitalizmi, liria, droga, ndonje hakmarrje e me the e te thashe! Asgje per tu shqetesuar, tashme po mesohemi me keto skena; policia patjeter qe do te infiltroje agjentet e saj dhe ne te tjeret do te kenaqemi kur ti shohim keto metoda ne filma televizive! Kuptohet … nese nuk na ka kapur ndonje cifel bombe me pare dhe gjindemi ne Sharre ose ne Tufine!

    Reply to this comment
  9. Tropojani September 16, 22:56

    Bravooo gazeta… Ne dhe ne tropjaneve intelektualin dhe shkencetarin e shquar, me te mirin deputet te gjithe legjislaturave te pas viteve 90 z. Besnik Bare.. Edhe nje here flm!!

    Reply to this comment
  10. Golemi i Kavajes September 16, 23:05

    Prape me spiune do punohet? Demokracia ka institucione, nuk jemi ne kohen e bandave te Hamit Matjanit.Kush do i paguaje spiundet,populkli do i paguaje.

    Reply to this comment
  11. Tori September 17, 09:54

    Po mire mor Bare ,gjith jeten do rrime te kujtojme te kaluaren dhe te mos flasim se çfar po ndodh tani! Sipas teje PD-ja nuk ka goje te flase,Ti nuk flet sepse eshte partia jote,LSI-ja s’ka goje te flase sepse ka qene aleate me te dyja partite tjera atehere kush e paska kete te drejte apo ta leme te ece keshtu ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim