Deputeti, fshehtas në burg? Një tjetër denoncim pa emër dhe një kabllogram

September 28, 2016 13:55

Deputeti, fshehtas në burg? Një tjetër denoncim pa emër dhe një kabllogram

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur verifikimet pas raportimeve se një deputet është takuar me Dritan Dajtin në qelitë e burgut 302.

Sipas News 24, një deputet ka hyrë në ambjentet e këtij burgu dhe ka kërkuar të mos regjistrohet.

Deklarata u bë nga gazetari A.Hoxha i televizionit në fjalë në studion e emisionit Opinion.

Sipas tij deputeti ka hyre per t’u takuar me Dritan Dajtin.

Por nuk ka bërë të ditur emrin e deputetit.

News 24 raporton se SHKB  po kryen një kontroll në qelitë e burgut për të verifikuar hyrje-daljet.

Nuk ka të dhëna të tjera mbi rastin që pa emra mund të kthehet në një tjetër zhurmë politike.

Në të njëjtin burg ndodhet edhe Kastriot Ismailaj i aferës DIA-CEZ.

Disa portale shkruajnë se deputeti në fjalë është Spartak Braho. Por sipas tyre Braho ka hyrë tek 302 për të takuar ish-nendrejtorin e Burgjeve Iljaz Labi, arrestuar për korrupsion në tendera, me të cilin ka lidhje familjare.

Dajti që përmend gazetari Hoxha është akuzuar për masakrën e gushtit 2009 ku humbën jetën katër policë.

Një kabllogram i Ambasadës Amerikane e lidh këtë ngjarje të rëndë edhe me Agron Kuliçajn, ish-truproja personale i Sali Berishës, më pas një nga krerët më të lartë të policisë shqiptare.

 

Më poshtë, kabllogrami:

Datë 25 nëntor 2009 / Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë / Merr Departamenti i Shtetit / Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers / Klasifikuar si Material konfidencial

Pas një jave në krye të detyrës, drejtori i sapoemëruar i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj prezantoi dorëheqjen e pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë në nivel rajonal dhe funksional. Dy javë më pas Burgaj bëri ndryshime të ngjashme të stafit në policinë kufitare. Teksa shpejtësia e rokadës kapi kritikët dhe donatorët ndërkombëtarë në surprizë, ambasada është dakord me misionin PAMECA dhe ndryshimet ishin në zbatim të rregullores dhe shumë prej tyre janë lëvizje pozitive.

Gjithsesi, ambasada mbetet e shqetësuar në lidhje me Agron Kuliçaj, i cili nuk është prekur nga kjo rokadë. Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojnë që të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të prezencës së tij.

Ambasadori i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare ministrit Basha ndërsa përfaqësuesi i ambasadës në ICITAP ka shprehur shqetësimet konkrete për Kuliçajn tek Burgaj.

Berisha e Kuliçaj

Berisha e Kuliçaj

Burgaj i ka thënë se Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit.

Në 29 tetor Burgaj u emërua nga Këshilli i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Fjalë nga të gjitha anët tregojnë se edhe pse Prençi dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, arsyeja e vërtetë që ai u largua është keqmenaxhimi i operacionit për arrestimi e një figurë të krimit, Dritan Dajtit në gusht.

Burgaj ishte më parë zëvendësi i Prençit dhe ka reputacion të mirë. Deri më sot, ambasada ka qenë e kënaqur me performancën e Burgajt. Pak kohë pas emërimit, Burgaj i tregoi ambasadës qëllimin e tij për të bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit…

Ambasada britanike ka ngritur shqetësime në lidhje me dorëheqjen e Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për tu bërë këshilltar i Burgajt. Shqetësimet e britanikëve kanë të bëjnë me investimin që ka bërë BE-ja në drejtorinë kundër krimit të organizuar…

Një drejtor që nuk u prek nga rokada ishte Agron Kuliçaj, kreu i inteligjencës, i cili besohet gjerësisht se është i korruptuar. Burimet i kanë thënë ambasadës se disa donatorë europianë refuzojnë të përfshihen me policinë veçanërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt. Ne kemi arsye të besojmë se kjo është një e vërtetë edhe për disa agjenci amerikane.

Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, por ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin ti shpëtojë tentativave të mëparshme për ta arrestuar.

Sipas burimeve policore, zyrtarë të lartë të policisë vendosën të ndërhynin kundër Dajtit në gusht të këtij viti sepse në atë Kuliçaj ishte jashtë Shqipërisë dhe teorikisht nuk kishte mundësi të informonte Dajtin.

Ambasadori ia tha ministrit Basha shqetësimet tona për korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn.

Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Burgaj saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha.

Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrën e Kuliçajt.

September 28, 2016 13:55
Komento

30 Komente

  1. opozitar i sfilitur February 14, 13:30

    Ky Artan Hoxha qe hedh keto shashka ben mire te thote emrat se u bene te gjithe si hajdute me maska.
    Nese e thote ky, deputeti ne fjale mund te jete i LSI
    Sepse ky Artani infot i merr nga Tom Doshi, sepse ai e paguan per ato qe thote
    Duke qene se dihen raporttet e Doshit me Meten, them se ky e hap gojen vetem per pune qe kane te bejne me LSI
    Ne qofte e vertete, mund te jete ose Luan Rama ose Baba Taku se ata bejne nga keto historira.
    Po sido qe te jete, Artani dhe cdo gazetar qe luan keto lojra ne publik, ose te flase shkoqur ose te heshte

    Reply to this comment
  2. kokpalari 21 janarit February 14, 14:21

    Edhe per mua behet fjale per deputet t LSI
    Por pajtohem me postimin e opozitari
    Gazetaret duhet te flasin me emra ndryshe bejne lojra te pista

    Reply to this comment
  3. LORA February 14, 13:47

    E vetmja gje me vlere qe mesoj nga ky kabllogram,eshte se,- “nje jave pas marrjes se detyres H.Burgaj ka bere nje rrokade teresore te drejtoreve ne nivel rajonal dhe funksional”,,,me te cilen Ambasada Amerikane eshte pajtuar dhe e ka quajtur pozitive ,ne shumicen e saj.Pra manekini Burgaj,ne pozicionin e kreut te pergjithsjem te Policise se Shtetit, qenka komanduar edhe nga monstra brekedhjere edhe nga rruga e Elbasanit.
    Ja pse vriteshin Oficeret e policise,ne “aksionet” e neutralizimit te krimineleve.

    Reply to this comment
    • kokpalari 21 janarit February 14, 14:12

      gjeja me vlere qe mesojme nga ky kabllogram eshte qe dekriminalizimin dhe reforma ne drejtesi qenka vetem per te pakesuar numrat e mazhorances ne Legjislativ dhe per te goditur aleancen Ps-LSI ne Ekzekutiv.
      Per kriminelet me te cilet eshte mbushur PD-ja amerikanet megjithese i dikan fare mire gjerat, nuk e qethin shume cuditerisht.
      Te jete thjesht rastesi?

      Reply to this comment
  4. Fat man February 14, 17:14

    Kelyshi Kuliqaj eshte po aq i inkriminuar , bandit dhe kriminel i njejte me shefin e tij Sali Bajgen. Kuliqi ky kriminel dhe mafiaz ka drejtuar kiontrobanden e KROMIT dhe te Droges nga Lazarati sipas porosise se Sali Bajges. Ky kriminel eshte i lire dhe i ulur kembekryq ne Kuvend, ku intrukton dhe jep mesime per KRIMIN per deputetet e SHQYPIT. Te dhjefsha drejtesine dhe shtetin e rivdekjes se Edi Palloshit.

    Reply to this comment
  5. familje polici February 14, 20:56

    Berishen dhe zagaret e tij I vrafte perendia atje ju u dhemb me shume ,tek femijet e tyre

    Reply to this comment
  6. gani usa February 14, 20:57

    po reforma perse po behet/?
    vraseit nuk do te shkojne perpara drejtesise.
    Kulicajt jane vetem masha, dora eshte saliu.
    Saliu duhet te gjykohet se ndryshe perseri ai do te vras njerez.
    eshte kriminel dhe nuk e luan topi. por rama nuk ka kellqe qe ta arestoje. dhe me vjen mire qe berisha e ben ate fajtor per vrasjet. po te mos kishte hallin e pushteteit, rama do denonte saliun edhe ilirin paqka se i iken pushtetei .po veproi keshtu, perseri do te votohej me shumice.

    Reply to this comment
  7. x February 14, 20:58

    Grupi Ciftelia!

    Reply to this comment
  8. arban February 14, 20:58

    -ky vetem shqiptar nuk eshte ESHTE LEGEN
    si shefi i tij

    Reply to this comment
  9. shkodran February 14, 20:59

    Kja asht kulmi te gjith kriminelat lahen te lir vran njerez, persekutuan ,vjedhen , trafikuan drog femra , kondraband dhe shum krime te tjera dhe pa gja te keq nje dit thot se po jap dorheqjen si nendrejtor dhe po iken ne shpi pa e trazu kush.
    e paskan ba dhe keshilltar!
    kja asht kulmi

    Reply to this comment
  10. . February 14, 21:01

    Agroni tash ka lek boll sa per 3 breza por mallku kjofshin ata qe erdhen ne pushtet e nuk e fusin ne burg kriminelin e dreqit
    krime ka ba edhe ne 97 por erdhi prap ne 2005 . E ban Shqipnin njeher vjedhin te berishes pastaj sa te humbin zgjedhjet ikun tan prej Shqipniet dhe keshtu banen edhe ata te fatos drogaxhis
    te tan e kan vendin neper burgje

    Reply to this comment
  11. macukull February 14, 21:02

    kulicaj dhe burgaj jane kriminelet qe nuk zbatuan urdherin e prokurorise per arrestimin e gardisteve te 21 janarit
    vetem kaq do mjaftonte qe te ishin perjete ne qeli dhe jashte sherbimit policor.
    por i mbron xha saliu, pjella e amerikaneve

    Reply to this comment
  12. pellazg February 14, 21:03

    Kulici “The bodyguard” with ciftelia.
    E ke vendin ne nje qeli me Dritan Dajtin.

    Reply to this comment
  13. . February 14, 21:04

    Zoti Kolici do pyetesh dhe per Kosta Terbicken,dhe per Oldashin

    Reply to this comment
  14. RUAJNA ZOT February 14, 21:05

    KY KESHILLTAR I DEPUTETEVE?????
    NJE COP INJORANT ME DIPLLOMA FALLCO, NJE NJ KRIMINEL, NJE NJE HJDUT
    VRASES ME PAGES LLUM I SHOQERIS

    Reply to this comment
  15. viktor February 14, 21:05

    Kuliç apo Kulish 🙂

    Reply to this comment
  16. Une February 14, 21:05

    Ehhh, sa gjynake ke ne kurriz ti Kulic…ti je si thesi i Nastradinit: do shkundur mire. Por do vije dita !

    Reply to this comment
  17. endri February 14, 21:06

    ore Kuliq po jane vjdhjet dhe krijimi i bandave qe e bete paqavure shqiperin, tregohu burre dhe thuaje te verteten per dajon Sali si Izet Haxhia!
    se me sa shikoj te gjitheve do ju pjekin t gjall sh shpejt

    Reply to this comment
  18. tropoja February 14, 21:09

    Emeri i Ed Rames do ngeler gjate ne memorjen e shqipetareve nese keta perbindesha do i beje se bashku pas hekurave. Ed God bless.

    Reply to this comment
  19. fiku February 14, 21:09

    ore po ket kuliqin perse nu e arrestojne ai ka nje mal me akuza

    Reply to this comment
  20. . February 14, 21:09

    Ne cdo kim+vjedhje mbane eren+firmen agron kulicaj,shume pislleqe ka krye ky malok geshtenjash qe ruante dhite neper pyjet e tropojes plere hesapi…

    Reply to this comment
  21. ambasada February 14, 21:10

    Dita meqe keni nisur me i zhbiru kto kabllogramat
    Aty prapa ne W.C keni dhe Mul Ndoken bashkepunetor i ngushte i grupit ciftelia.

    Reply to this comment
  22. enton February 14, 21:10

    o zot keta jane vec TUC MAKA dhe PERBINDESHA TE VERIUT ,qe po e groposin popullin e ndershem mjere kush i ka keta ne familje dhe ne rrethin e punes

    Reply to this comment
  23. trend in office February 14, 21:11

    grupi i rakise dhe ciftelise…zot i madh cfare barbonash na kane qeverise

    Reply to this comment
  24. opozitar i sfilitur February 14, 21:13

    Agroni eshte bashkevrases i 4 policeve bashke me Dritan Dajtin.
    eshte bashkevrases i Dritan Lamajt bashke em Arben Frrokun.
    vetem ne Shqiperi mund te dali dikush te mbroje nje “polic” te tille
    sic ben sali berisha
    eshte e turpshme mbrojtja
    dhe e frikshme mungesa e ndeshkimit nga keta qe u dhame voten ne 23 qershor

    Reply to this comment
  25. Mark uk September 28, 15:29

    Jam i sigurt se jeni i njejti person qe keni bere kto komente se nuk besoj se kaq shume injorant.Spartak Braho eshte silsi i te gjitha te kqijave te mafiozet e se majtes.Qysh nga marrja e servera te qendra llogaritse ne mos kjosha gabim,jan vrar mbi njezet bisnesmen si dhe bankieri A Santos.Shkoni more ish spiuna e sekretar partie fshati e kullosni lopet.

    Reply to this comment
  26. Kris 1 September 28, 15:43

    futi ne uje Kulishin e Saliut gazeta dhe harrojme te merremi me Kulishin e ri

    Reply to this comment
  27. ??? September 28, 15:55

    Shume qener lehin ketu, por asnje nuk mori guximin te cohet ne proteste dhe te te kerkonte doreheqjen e Kulicit atehere kur ishte ne pushtet. Tani me mire pushoni e prisni derisa te behet SPAK-u qe ti fuse te gjithe ne burg.

    Reply to this comment
  28. Ilirjani September 28, 17:04

    Nuk e di nese drejtoret e çerdheve apo kopeshteve jane nomeklature e kesajambasade!Do ishte me interes ky detaj!Ja edhe nje aresye me shume se perse u rikthye ne kete vend geshtenjash nje ishpseudodiplomat qe iku me bishte ne shale e u rikthye triumfator per te vazhduar endren e tij per ta quajtur perse jo “Yllin ne ngjitje” ,”burre shteti”meqnese eshte ndezur debati per plehrat neper kazane e lihen ne hije pleherat me kollare qe pasi e kthyen Shqiperine ne kuplara tani e kane nxjerre ne shitje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*