Deputeti gjerman: Çfarë na siguroi Edi Rama për Saimir Tahirin

April 26, 2018 22:33

Deputeti gjerman: Çfarë na siguroi Edi Rama për Saimir Tahirin

 

Josip Juratovic, deputet i Partisë Social Demokrate në Bundestagun gjerman në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’, tregoi detaje rreth vizitës së kryeministrit Rama në Berlin.

Juratoviç duke folur për çështjen “Tahiri”, tha se kryeministri Edi Rama “na siguroi ne të gjithëve se do të veprojë menjëherë sapo të ketë prova të mjaftueshme nga prokuroria”.

“Çështja e Saimir Tahirit u diskutua me kryeministrin dhe ai na siguroi ne të gjithëve se do të veprojë menjëherë sapo të ketë prova të mjaftueshme nga prokuroria.

Sa i përket heqjes së imunitetit, ne kemi kritere të ndryshme nga Shqipëria. Megjithatë, dua ta bëj të qartë se kriteret për hapjen e negociatave nuk vendosen nga Gjermania e as nga ndonjë vend tjetër i BE-së, por nga të gjitha vendet së bashku.

Josip Juratovic

Gjermania apo asnjë vend tjetër i BE-së nuk do ti kërkojë kurrë një qeverie të një vendi tjetër të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar. Ajo çka është e rëndësishme është zbatimi i ligjit”, tha ai.

Deputeti, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Europian të Bundestagut, deklaroi se Rama kishte sqaruar para zyrtarëve gjermanë edhe keqkuptimet që kishin lindur me disa media për deklaratën e Krichbaum

“Takimet që zhvilluam me kryeministrin ishin të relaksuara dhe jo të tensionuara. Edi Rama na shpjegoi se media kishte krijuar disa keqkuptime lidhur me Krichbaum dhe se edhe ai vetë kishte qenë një viktimë. Disa media duket që kanë interesa që ta bëjnë hapjen e negociatave sa më të vështirë. Edi Rama vizitoi edhe komitetin europian të Bundestagut ku promovoi rëndësinë e hapjes së negociatave me Shqipërinë. A e tha hapur se kërkon që Shqipëria të jetë sa më parë pjesë e BE-së dhe kjo arrihet duke hapur negociatat. Në të njëjtën kohë ai e di se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet”, tha Juratovic.

Në fund, Juratoviç u pyet se cilat janë shanset që në qershor Gjermania të votojë në favor të hapjes së negociatave: “Unë jam në favor të hapjes së negociatave. Dhe sigurisht nuk jam i vetëm në qëndrimin tim. Megjithatë, është e vështirë për të thënë se në cilin krah qëndron shumica në këtë pozicion pasi nuk ka patur asnjë votim deri tani. Unë do të vazhdoj të suportoj procesin e demokratizimit. Në fund të fundit, një refuzim i hapjes së negociatave dhe perspektiva e tyre, thjesht sa do të inkurajonte kundërshtarët e zgjerimit të Bashkimit Europian”, përfundoi ai.

a.s/dita

April 26, 2018 22:33
Komento

7 Komente

  1. XXXL April 27, 03:21

    Ky mbiemer nuk lidhet kerkund me origjinen gjermane, pine vic-i.
    Edhe ne Gjermani Kancelarja i arreston Deputetet e Bundestagut, parokuroria dhe gjykata jane zgjatime (apendis) te pushtetit politik, kjo eshte nje nga “kriteret” baze te Demokarcise ne Gjermani dhe ne BE.

    Reply to this comment
    • Monkey April 27, 08:28

      Ore ‘XXXL’ dhe ti ‘Intelektuali’ pse nuk i thoni : “Të lumtë e Faleminderit për qëndrimin pozitiv ndaj Shqipërisë”, sic duhet të bëj cdo shqiptar, por merreni me origjinën e tij ? A keni aq tru sa të kuptoni se moshapja e negociatave është lajm i keq për Shqipërinë dhe jo për Edi Ramën ? Edi Rama me të tjerët i kanë bërë lekët të jetojnë edhe 300 vjet pa pushtet. Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha etj janë kundër se duan të shpëtojnë pasurinë e kanë frikë mos përfundojnë burgjeve ndaj duan mjegull si ujq të vjetër që janë. E vetmja që përfiton nga hapja e negociatave është Shqipëria. Turp të keni që bëheni pjesë e maskaradës së politikanëve tanë. P.S : Shkodran Mustafi, Mesut Ozil, Miroslav Klose, Jerome Boateng etj, janë të gjithë lojtarë të përfaqësues së futbollit të Gjermanisë.

      Reply to this comment
  2. Shahisti April 27, 03:52

    Zagari Enverist Arben Duka ne lufte me te verteten.

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana April 27, 04:03

    Provat jane me se te mjaftueshme per kriminelet dhe hajdutet me cisme e pa cisme ne Shqiperi. Vetem se duhet zbatuar ligji, duke filluar nga perbindeshi Sali e te tjeret me rradhe.

    Reply to this comment
  4. intelektuali April 27, 06:57

    Josip (Broz) Juratovic ne Bundestagun gjerman?

    sepse:

    Me thene te drejten duket me shume si agjent i Moskes, njashtu si Sergei Stanishev, miku per koke i Edi Rames me pasaporte sovjetike ne xhep.

    Reply to this comment
  5. spata April 27, 10:14

    Tym ka filluar te dali .Presim te shohim zjarrin e me pas katilat e demokracise 27 vjecare .

    Reply to this comment
  6. melifr May 1, 20:36

    O burrs deti-b.e u be KOS,luget ne brez

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*