Deputeti gjerman: Hapja e negociatave me Shqipërinë, i shërben edhe BE-së

May 31, 2018 15:37

Deputeti gjerman: Hapja e negociatave me Shqipërinë, i shërben edhe BE-së

 

Metin Hakverdi, deputet socialdemokrat i Bundestagut gjerman vizitoi Parlamentin shqiptar, kur opozita kishte bllokuar foltoren e Kuvendit.

Por pas takimin me kreun e Grupit Parlamentar socialist deklaroi se është pro çeljes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

Deputeti i partisë që bashkëqeveris Gjermaninë në koalicion me CDU e CSU, thotë se integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit i shërben edhe vetë unionit.

“Muajin tjetër pritet një vendim i madh, i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për unionin. Socialdemokratët gjermanë gjithmonë kanë insistuar në zgjerimin e BE dhe proceset integruese të Shqipërisë.

Pasi ky nuk është një vendim që i bën nder vetëm Shqipërisë, por dhe unionit.

Është një nder për të gjithë ne dhe duhet të bëjmë gjënë e duhur.

Ne do të bëjmë gjithçka që kjo gjë të ndodhë muajt e ardhshëm dhe që të vijojë progresi në të ardhmen”.

Gjermania nuk ka ende një qëndrim zyrtar për votën e saj për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Por javët e fundit, disa deputetë gjermanë të partive të ndryshme të Bundestagut kanë vizituar Tiranën për të diskutuar pikërisht për këtë çështje.

a.s/dita

May 31, 2018 15:37
Komento

4 Komente

  1. Mark .U.K May 31, 16:56

    Biles nuk i ze gjumi per hapur Albanistani negociatat.

    Reply to this comment
  2. Adih May 31, 17:33

    Ndihmoni shqiptaret , popullin e pa perkrahur , se po te jete per politikanet, nuk e duan shqiperine antare te BE . I tremben diktatit te ligjit dhe transparences se BE. Ashtu qe jane penduar per hyrjen si anetare ne Gjykaten e te drejtave te njeriut te STRASBOURGUT ne vitin 96 ,pa deshire ne ate kohe ,por qe diktati i juaj Gjerman ne ate kohe dhe ju jemi mirenjohes . ..Kane 27 vite qe te gjithe shkelin kushtetuten posacerisht per pronat nenin 181 te saj . Kane monopolizuar me brutalitet cdo gje .Te pakten ta mesojne e ta provojne shqiptaret e neperkembur popuull ,cdo te thote tregu i lire .

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic May 31, 18:33

    Tek Gjermania shofim te ardhem ton.
    Gjermanet si lokomative e Evropes besoi qe do te na marrin me vete edhe ne keto situata kaqe te mprehte per popullin tone.!

    Reply to this comment
  4. Arben May 31, 19:28

    Ta dije evropa kete Valle???!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*