Deputeti gjerman: Qendrat për refugjatët në Shqipëri, ofertë pozitive

June 23, 2018 17:27

Deputeti gjerman: Qendrat për refugjatët në Shqipëri, ofertë pozitive

Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul është shprehur në një intervistë për DW se kjo e fundit i thotë “po” Shqipërisë për negociatat me BE-në dhe shton se ai personalisht e sheh pozitive ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

I pyetur sesi i komenton ai hapat e mëtejshëm të përcaktuar nga CDU/CSU sa i takon hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, Wadephul thotë:

“Kemi nevojë për një vendim të Bundestagut. Këtë ne e kemi përgatitur prej vitesh dhe me shumë kujdes, ashtu si edhe për Serbinë. Në rastin e të dy vendeve, Bundestagu merr një vendim dhe qeveria gjermane që ka kontakt të ngushtë me të gjitha grupet parlamentare ka kërkuar të dijë se çfarë është e rëndësishme për ne. E rëndësishme për ne është që të themi “po”, por duhet të fillohet me bisedimet për negociatat…

Përgjatë intervistës, deputeti i CDU-së e përmend shpesh fjalën “por” dhe kësisoj, gazetari i drejtohet të jetë më konkret.

Ai i sqaron “por”-et e tij kështu:

“Ne kemi nevojë për një orientim më të qartë ndaj vlerave europiane në disa fusha, marrëveshja e koalicionit e thotë qartë, se kriteret duhet të plotësohen edhe në fillimin e negociatave, jo vetëm në anëtarësim. Kjo nënkupton një luftë më të ashpër kundër korrupsionit se deri më tani, se reforma në drejtësi duhet të vazhdohet më me vendosmëri se deri më tani, se duhet të ketë një reformë zgjedhore që kërkohet prej kohësh si nga KE por edhe nga OSBE. Këto janë tri fusha ku ne themi se Komisioni që zhvillon bisedime i ngarkuar nga BE duhet t’i shohë me vëmendje.”

I pyetur sesi e komenton kursin e butë të ndjekur nga Partia SocialDemokrate, ai shprehet:

“Ne ndjekim të njëjtat norma. Edhe në rastin e Maqedonisë, kur qeveriste partia partnere, VMRO-DPMNE ne kemi vendosur po ashtu kritere të qarta se çfarë duhej të bëhej në Maqedoni. Të njëjtat kritere europiane vlejnë edhe për Shqipërinë e këto kërkojmë që të zbatohen, pavarësisht se kush është në qeveri. Por kur ne regjistrojmë, se prej vitesh duhej të kryhej një reformë zgjedhore, dhe OSBE për shembull e ka thënë qartë, se cilat janë kriteret, unë pyes veten, pse kjo nuk bëhet. Ose kur prej kohësh flitet se duhet bërë një proces vetingu në sistemin e drejtësisë, janë 800 persona, por deri më tani janë verifikuar vetëm një grusht njerëzish, – unë shtroj pyetjen sa seriozisht është zhvilluar ky proces deri më tani në Shqipëri. Nuk ka të bëjë me përkatësi partiake, por me kriteret që ne presim që të respektohen. E nëse Europa e merr seriozisht, duhet që të plotësohen kriteret e rëndësishme për bashkëjetesën mes vendeve në BE.”

Deputeti në fjalë u pyet edhe për takimin e zotit Xhafaj me ministrin e Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, duke qenë se Wadephul ka kërkuar në disa intervista që Xhafaj duhet të përballet me akuzat dhe dorëheqjen e tij.

“Unë besoj se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave. Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali. Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan,që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë.

Ka pasur edhe politikanë gjermanë që kanë thënë se nuk duhet të flasim kolektivisht, sepse akuzat janë drejtuar kundër vëllait të tij…

Po sigurisht, kjo është e drejtë, unë nuk jam instancë gjyqësore që jap një vendim për këtë, por ju i referoheni një sekretari shteti gjerman dhe unë jam pak i habitur, që një anëtar i qeverisë t’i parashtrojë parlamentit se ç’duhet të bëjë dhe këtë ne nuk do ta pranojmë ”, është shprehur Wadephul.

Sa i takon diskutimeve se Shqipëria mund të angazhohej duke ngritur qendra pranimi refugjatësh për azilkërkuesit e refuzuar, ai e komenton rrugën që po ndiqet si një propozim interesant.

“Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur.”

Wadephul u pyet në fund të intervistës se çfarë do të bënte konkretisht Gjermania dhe CDU për ta mbështetur këtë nismë.

“Ka dy gjëra, njëherë mendoj se qeveria shqiptare ofertën e ka serioze, dhe se verifikon kushtet juridike dhe teknike në vend për zbatimin, por nga ana tjetër edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, edhe financiarisht por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta do të bëhet një detyrë e përbashkët. Ne jemi të hapur, mund ta përfytyrojmë këtë, e shohim një ofertë pozitive dhe Komisioni Evropian duhet të zhvillojë bisedime me Shqipërinë ”, është përgjigjur ai.

s.a/dita

June 23, 2018 17:27
Komento

10 Komente

  1. Nuk duam te futemi ne Europe si komb sirian June 23, 18:24

    Nuk e kemi bere ne luften ne Siri dhe Afgaistan !!!

    Kush ka bere luften apo oferten le ti marre sirianet dhe afganet ne shtepine e tij !

    Nuk duam te futemi ne Europe si komb sirian !!!

    Reply to this comment
  2. Kopshtari June 23, 18:44

    Ça titulli eshte ky, se nga pergjigja duket qe deputeti eshte i çuditur dhe se ka degjuar kete gje, perpara se gazetari tja tregoj nje mundesi te tille.
    Po ky gazetari e ben kerkesen qe te marri refugjat ne shtepi te tij, apo flet ne emer te shtetit shqiptar. Nuk po marr vesh, drejtohet Shqiperia nga gazetaret e leshit deve apo nga qeveria e zgjedhur nga populli shqiptar, qe deklaron se seshte folur kurr me komunitetin Europian per diçka te tille.

    Reply to this comment
  3. Asnji kembe terroristi ne Shqiperi .Merini ne shtepitet tuaja juve qe ju vjen keq aq shume . June 23, 18:58

    Nuk eshte oferte ,
    por Represion i bere nga SEKTI BE
    prano kushtet qe te ve un ,perndryshe hiqmu sysh !!!

    eshte thjeshte DISKRIMINIM !

    problemi i Ballkanit dhe Shqiperise eshte punesimi ,
    eshte integrimi ne Europe ,

    qe ju vendet Europiane i injoruat .
    Ndoqet shqiptaret nga Gjermania dhe tani kerkoni te merrni Afrikane Afgane Pakistaneze

    por qe kta me pare ti staciononi ne Shqiperi !
    Jo !
    Kurr s’mundet te pranohet nji oferte e tille e padrejte ,

    Shqiperia nuk mundet te sherbeje si nji kontene
    ku BE-ja hedh Plehrat Toxike qe prodhon prej Politikes se saj .

    Jo ktu s’kemi te bejme me fare me nji Bashkim Europian ,
    ku Shqiperia mos te ket mundesi punesimi ne Europe ,
    por te perdoret thjeshte si Magazie Toxike Terroristesh ,qe nji dite
    Be-ja ,si ka vepruar gjate gjithe Historise saj vs Shqiperise ,
    ti ver zjarrin fitilit dhe hedhe ne ere gjithe Shqiperine .

    Ktu ,kuptimi Bashkim Europian devijon Destinacion
    e Kuptim ,

    dhe shqiptareve si ngelet asgje tjeter ,nga ky mashtrim e loje
    te paskrupullt qe Be-ja luan per 28-vjet me Shqiperine

    dhe ti themei Falemnderit qe me ne fund e treguat fytyren tuaj te vertete .

    Ne nuk ndihemi gati ti plotesojme kerkesat per te shndruar Shqiperine ne nji Depo Terroristesh ,

    sepse na mjafton Janullatos dhe gjithe te hujat fetare qe edhe kta jane nji Plan i BE-se Futur ne Shqiperi
    siedhe hyjra ne Konferencen ISLAMIKE
    e gjitha eshte ndertuar sipas nji Plani te caktuar ,

    qe sot te shndrojne Shqiperine ne nji Depo EXPLOZIVI

    qe nji dite te bukur ta hedhin ne ere .

    Reply to this comment
  4. intelektuali June 23, 22:15

    TALEBANET E ISIS-IT I KA KERKUAR VETE MINISTRI KAPOBANDE, FATMIR XHAFAJ

    Ja cfare shkruan shtypi nderkombetar:

    “…Gjatë një interviste të publikuar në Deutsche Welle mes gazetares Adelheid Feiclke dhe deputetit të CDU në Bundestagun gjerman, Johann Wadephul, dy bashkëbiseduesit zbulojnë se propozimi për kampe refugjatësh në Shqipëri, nuk erdhi nga kancelari austriak apo zyrtarë të BE-së. Jo, propozimi erdhi nga vetë qeveria shqiptare, që është vetëofruar për ngritjen e kampeve të refugjatëve në territorin e Shqipërisë. Më konkretisht, ka qenë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që ka marrë përsipër të artikulojë propozimin, duke habitur edhe vetë gjermanët me idenë e shkarkimit të emigrantëve në vendin e tij…”

    Ky fakt është mbajtur i fshehtë edhe nga qeveria shqiptare. Kryeministri Rama e ka mohuar publikisht në një postim në Facebook, pavarësisht se zyrtarë të lartë të kancelarive europiane po e pohojnë gjithnjë e më shpesh në mediat më serioze ndërkombëtare.

    A KA ME PISLLIK ME TE MEDH PER SHQYPNINE SE KJO TRADHETI E EDI KARAGJOZIT?

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro June 23, 22:51

      NUk eshte faji i te huajve, faji eshte i qeverise se Rame Droges , qe per pushtetin e tij personal kerkon ti beje gjemen ketij vendi.Sa per nderkombetaret , atyre i shkon per shtat kjo pune. Pyetja eshte: Populli yne ‘TRIM PUNETOR DHE LIRIDASHES” do ta pranoje kete poshtersi evropiane dhe pabesi te Rame Timonit?

      Reply to this comment
  5. qwerty June 23, 22:18

    fake media, fake news

    Reply to this comment
    • intelektuali June 24, 10:16

      Keshtu thonte edhe Enver Hoxha ne Dimrin e Vetmise se tij te Madhe:

      “LAJMET FALLCO I HEDH ARMIKU QE NA DO TE KEQEN, POR NE BAR DO HAME DHE NUK DOREZOHEMI”

      Ti sic duket ke ngrene shume BAR demagogjik nga ai bio i Enverit.

      Reply to this comment
  6. Lena June 23, 22:36

    Na mungojne edhe kto tashti pak e ka mbush me turq dhe arab vendin edi rama te vine edhe kto tashti sna mbetet tjeter po te ikim ne dhe te vine kto tashti

    Reply to this comment
  7. Arabi June 23, 23:46

    Per jo shume vjet do kthehemi ne nje shtet paçavure do te zhduket edhe ai pak gjak Ilir qe ka mbetur do behemi jashteqitje arabe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*