Deputeti holandez: Hapja e negociatave me Shqipërinë, ende shumë larg  

June 22, 2014 17:56

Deputeti holandez: Hapja e negociatave me Shqipërinë, ende shumë larg  

Deputeti holandez, Pieter Omtzigt, shprehet se  Shqipëria ka probleme serioze me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe ekonominë.

Në një intervistë për ABC News, Omtezigt shprehet se kjo ishte arsyeja pse ai votoi kundër statusit të kandidatit. Ai thotë se për Holandën, hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është e largët.

 

Pse jeni shumë kritik për ekonominë shqiptare?

Vetë Komisioni Europian shkruan në raportin e tij, se Shqipëria nuk është një ekonomi funkisonale. Vetë ministri Timmermans tha që krimi i organizuar luan një rol të rëndësishëm në një pjesë të ekonomisë shqiptare. Unë personalisht jam anëtar i komisionit të monitorimit në Këshillin e Europës dhe ne shohim probleme serioze me demokracinë shqiptare dhe situatën e të drejtave të njeriut. Ndaj Shqipëria është një nga dhjetë vendet që janë nën monitorimin e Këshillit të Europës në këtë drejtim. Përfundimisht, Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara.

 

E shihni vendimin e parlamentit hollandez si një mbështetje për Shqipërinë për të ecur përpara me reformat?

Unë shoh progres në Shqipëri, por vendi nuk i afrohet ende përmbushjes së kritereve të Kopenhagës. Kolegët e mi mendojnë ndryshe dhe ata votuan pro. Shpresoj që ata të kenë të drejtë. Por ju rikujtoj, se në të shkuarën ne kemi bërë gabime me Rumaninë dhe Bullgarinë. Ne u thamë po këtyre vendeve, filluam negociatat duke shpresuar që proçesi do mbyllej mirë në fund. Nuk ndodhi kështu. Për partinë time nuk ka dyshim që Shqipëria është pjesë e Europës. Shqipëria mund ti plotësojë një ditë kriteret dhe të bëhet anëtare e BE-së. Por aktualisht është shumë larg tyre. Shpresojmë që të bëni progres dhe të na suprizoni.

 

 Hapja e negociatave është e largët sipas jush?

Vetë qeveria hollandeze thotë që hapja e negociatave është e largët. Por sipas proçedurës së tanishme të politikës së zgjerimit, ne kemi rënë dakort që të hapen që në fillim kapitujt 23 dhe 24 për demokracinë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore. Janë pikërisht këto politika ku Shqipëria ka problem. Por këto kapituj janë njhëkohësisht të fundit që do mbyllen në proçesin e negociatave të anëtraësimit. Personalisht mendoj, se kur fillohen negociatat duhet të ekzistojë një vizion, se kur mund të mbyllen ato. Ministri tha, se nëse ne do hapin negociatat, s’do fiksojmë datë për mbylljen e tyre. Të shohim ç’do ndodhë.

 

June 22, 2014 17:56
Komento

4 Komente

  1. Naci June 22, 18:21

    O ty te paste Naci e te dh….fsha stsatutin….se nese shqiperia lufton korrupsionin ne te gjitha fushat shqipetaret nuke kane nevoje te shikojne surratin tuaj te ndyer…ajo europe qe keni ndare kufijt ne 1913 jeni veqese jeni bere me shkerdhata dhe nuke shikoni matan hundes tuaj.

    Reply to this comment
  2. sali June 22, 18:57

    Ky eshte i grupit te partive te saliut ,eshte grup i bashes

    Reply to this comment
  3. Jozi June 22, 19:02

    NA CAT BYTHEN ME STATUSIN NE MNGJES THONI PO NE DARK THONI JO U SHPLAFT MORTJA

    Reply to this comment
  4. Lleshi June 22, 21:41

    Fole ti mor fytyr M…t ? Po juve dhe kur e derguat Tomsonin ne Shqiperi , bete e c’nuk bete qe nepermjet tij t’ia jepnit Jugun Greqise ! Tomsoni nga hollandezi qe paguhej nga taksat e shtetit shqiptar thurrte komplote kunder shtetit shqiptar te sapo krijuar !

    Keta jeni juve PeDe-rastet hollandeze ! Nuk u ngopet ndonjehere me gjak shqiptari ! Pse cfare kujton ti more qimekuq dhe shpirtzi se nuk e dime neve se cfare i keni punuar ketij vendi dhe ketij populli juve ? Na mungojne njerezit neper familje te pakten prej 5 brezash se juve jepni “licenca” per shfarojesn e ketoj populli ! Plehra !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*