Deputeti i LDK: Shqipëria, të rishikojë çmimin e taksës së Rrugës së Kombit

March 25, 2018 20:12

Deputeti i LDK: Shqipëria, të rishikojë çmimin e taksës së Rrugës së Kombit

 

Të shumta kanë qenë reagimet, pas vendimit të qeverisë së Shqipërisë, për vendosje takse për ata që do të zgjedhin të udhëtojnë në Rrugën e Kombit. Krahas reagimeve nga opozita shqiptare, reagime të tilla kanë ardhur edhe nga pala kosovare.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të rishikojë këtë vendim.

Avdyli shprehet se nuk është kundër taksimit, por është kundër vlerës së lartë të kësaj takse, dhe sipas tij kjo duhet rishikuar.

Postimi i Avdylit:

Autostradat gjithkund paguhen, dhe është normale që do vinte dita kur edhe këto autostradat tona të kombit do të paguheshin si këto në Shqipëri e Kosovë. Derisa ne si Kosovarë ngado që udhëtojmë në rajon paguajmë për disa rrugë, por asnjëherë nuk u ankuam . Prandaj është më se normale që edhe tjerët të fillojnë të paguajnë për rrugët tona dhe ne të paguajmë në Shqipëri.

Kjo rruga e kombit nuk është veç e jona, aty kalojnë edhe turqit, edhe serbët, edhe maqedonasit e tërë evropianët ,pse u dashka ne të paguajmë në rrugët tyre e të tjerët rrugët tona të shfrytëzojnë kalimin pa paguar. Kjo s’ka të bëjë veç me Kosovarë e Shqiptarë e patriotizmin tonë por pagesë për mirëmbajtjen e autostradave.

Mirëmbajtja e tyre ka kosto dhe duhet pagesë. Vërejtja ime është te çmimi pak i lartë e cila duhet rishikuar për kategori të caktuara si p.sh lirim sezonal apo lirim për ata që kanë kalime të shpeshta etj. Por në parim e përkrahi këtë pagesë me kusht që ato të shfrytëzoheshin drejtë në mirëmbajtjen e autostradave që tani më s’janë më veç të Shqiptarëve por të kujtdo që i bie këndej.

l.h/ dita

March 25, 2018 20:12
Komento

1 Koment

  1. Banda e Tymit hapi oxhaket ! March 25, 20:25

    e hapen lojen ne palnetin fqinj
    banda Lulushat,
    me i dobesu mendimin Ramiut ,
    ta largojne Ramiun ,
    nga problemet e dites ,Vettingu etj ,
    dhe fusin ne rrugen e shejtanit ,
    me i mjergullu shikimin Ramiut te Shqiptareve !
    Dhe e keqja ktu eshte se ,
    Ramiu shkon mbas budallenjve me kenaqsi ,
    ne vend qe ti leshoj ndonji Pordh ne vend te cdo Pergjigjeje bandes se tymit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*