Deputeti i opozitës në Vjenë: Meqë Basha u pajtua me PS, s’ka kuptim të rri i zemëruar me Gjiknurin

September 29, 2019 10:09

Deputeti i opozitës në Vjenë: Meqë Basha u pajtua me PS, s’ka kuptim të rri i zemëruar me Gjiknurin

Austria sot voton për të zgjedhur Parlamentin e ri, ndërsa procesi po vëzhgohet edhe nga deputetët shqiptarë dhe anëtarët e KQZ-së.

Në Austri ndodhen bashkë-kryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri, deputeti i opozitës Myslim Murrizi dhe katër anëtarët e KQZ-së.

Murrizi ka bërë një postim në rrjetet sociale duke ironizuar Gjiknurin, ndërsa ka edhe një mesazh për politikën dhe sistemin e ri që duhet të miratohet.

“Dy dite ne Vjene me Damianin dhe 4 antare te KQZ. Meqenese Basha u pajtua me PS sepse Rama iku (ne Amerike) dhe solli Ivin ne komisionin e reformes zgjedhore, edhe une thashe qe nuk ka me kuptim te rri “zemruar” as me Damianin e as me “ ambasadorin” e Bashes ne komision. Ky eshte modeli i fletes se votimit qe rreth 6 milionë qytetare austriake do te votojne ne zgjedhjet parlamentare.

Une dhe 38 deputet te opozites kemi 5 muaj qe kemi firmosur per ndryshimin e sistemit tone bastard zgjedhor, ku deputetet i emeron kryetari e nuk i zgjedh qytetari, por pas dy ditesh takime ketu ne Viene, edhe Damiani e kuptoi qe listat e hapura me vote preferenciale jane shume e shume here me te mira se listat me “Pagese” te kryetareve. Une Damiani por dhe Ky perfaqesuesi i PD nuk besojme qe austriaket jane me pak vend demokratik se ne!!!!

Pas kesaj besoj qe do biem rehat te gjithe se ne parlament do shkojne vetem ata qe votohen nga qytetaret shqiptare, e jo vemje te kryetareve te partive. Pas ndryshimit te sistemit zgjedhor nuk ka me “faktore” politik me “silikon”. E di qe do nerziten disa spiune te sigurimit me pseudonime qefulli, lavreku, korani, qe drejtojne emisione televizive, sepse nuk do jene me jo deputet por as kryepleq, klloun te peshtire qe na i paraqesin si mender faktore, po kujt i plasi ????”, shkruan Murrizi.

j.l./ dita

September 29, 2019 10:09
Komento

4 Komente

  1. Ylli September 29, 12:40

    Myslym Murrizi ne Vjene !!!!
    Dizifektim total Vjenes sa me shpejt .Te ndalohet epidemia dizanterike “Injorance & Krenari” ,se njerezimi ska me shpresa !!
    Myslym Murrizi …..O Perendi ki meshire per ne njerezit !!

    Reply to this comment
  2. Doni apo nuku doni ju o mijekenetash,DREJTESIA do te BEHET. September 29, 12:56

    Brenda miralit te Murrizit e Gjiknurit eshte jo vetem riformulimi i reformes zgjedhore por dhe ulja e numurit te deputeteve nga 140 ne 90. Gjithmone duke patur parasysh numurin 180 te deputeteve austriak, kur dihet se me Austria ka nje popullsi 6.4 milion banoresh. Dhe se fundi murrizet e gjiknuret te marrin inisjativen te bejne vullnetarisht Vettimgu, meqe ne unison nuk votuan vettingun per politikanet. Betel me kete menyre mund te behen te dobishem per vendin. Tik-tak-tik-tak.

    Reply to this comment
  3. Arben September 29, 20:47

    Me parate tona, sepse aty jane duke punuar per te miren

    tone.

    Rrofshim.ne.

    Reply to this comment
  4. Arben September 30, 08:12

    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim