Deputeti i PS flet pas përjashtimit nga Rama: Sapo i shtove një dozë tjetër arrogancës

September 7, 2018 16:23

Deputeti i PS flet pas përjashtimit nga Rama: Sapo i shtove një dozë tjetër arrogancës

Deputeti socialist Gjetan Gjetani i është përgjigjur kreut të PS përmes një postimi në Facebook.

Sipas ligjvënësit nga Kurbini, vendimi për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar është i padrejtë.

Gjetani shkruan se socialist nuk u bë nga Rama dhe se ka qenë pranë PS në ditët më të vështira.

Postimi i plotë i Gjetan Gjetanit:

Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, eshte nje vendim i padrejte.

Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje. Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin. Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk eshte ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye.

l.h/ dita

September 7, 2018 16:23
Komento

3 Komente

  1. Social-ishti September 7, 16:46

    Aroganca dhe prepotenca e Rames ndaj atyre qe i dalin kundra eshte sa idioteske aq edhe acaruese!Eshte e vertete e mese i drejte reagimi i ketij deuteti ku nese neuk behesh ure e shalegjatit ,direkt ose ne rastin me te pare je jashte kesaj levizje a thua se e ka krijuar vete mendja e dora e tij!Trimerohu qe largohesh nga shalegjati Rame e bindjet ruaji se nuk jane te tij por te tuat!Krenohu qe je socialist e jo Ramist qe mendon se kapadailleku i tij triumfon!Turp per forcen qe perfaqeson ,ndonese dihet qarte qendrimi i tij ndaj kesaj force duke e ozurpuar fale drejtuesve legener te meparshem ,njerez pa ideal e ngjyre!Eshte fatkeqesi jo ketu ne vendin tone por kudo ne bote qe kapitalizmi triunfon fale investimit qe ka bere gjithnje ne liderat e majte keto 30 vite ndaj sa vjen e kredibiliteti e besimi tek kjo force sa vjen e bie ,sepse elektorati ndjen nje zhgenjim te madh ne drejtimin e ketyre forcave!Ndaj Ramen nga Saliu e ndajne vetem fjalet se veprat jane te njejta(mos ngateroni veprat me bemat),i njejti drejtim partie i njeti stil e njejta arogance ,ku nga njera ane behet i tolerueshem me Lulin e nga ana tjeter egersohet me deputetin e tij !Turp e stop ketyre makinacioneve te mbrapshta te ketij shalegjati ku mendon se ka gjithçka ne dore !Ndihem i revoltuar me qendrimin e dyfishte te Rames ne jeten politike te tij!Ja dhe nje arresye me shume se perse Shqiperia nuk bene hap perpara duke patur ne krye te saj djathtisete me kollare te kuqe!Shpetuam nga diktatura e budallenjeve e nuk na shqitet e na ka zene frymen diktatura e legeneve!

    Reply to this comment
  2. Dashamiresi D September 8, 03:12

    Dhe vazhdo te jesh ne mbeshtetie te PS,pavaresisht nga POSTI djale i mire.Ndoshta del me mire..I duruari i fituari.
    JO; per inat te sime vjerre,shkoj e fle me MINOLLANE.

    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*