Video/ Një avion i vogël bën ulje të detyruar, policia: Pësoi defekt

September 15, 2016 11:54

Video/ Një avion i vogël bën ulje të detyruar, policia: Pësoi defekt

Një avion i vogël i llojit “Piper” ka kryer ulje të detyruar pas një defekti në fshatin Gotull në grykëderdhjen e Ishmit. Avioni drejtohej nga një pilot Italian dhe ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Piloti, një 69-­vjeçar ka dëshmur para policisë së ka qenë i detyruar të ulte avionin, pasi kishte pësuar një avari.

Unë isha duke bërë xhiro mbi det”­ ka thënë piloti për policinë, në kohën që sipas tij ka konstatuar edhe defektin që e ka detyruar të bëjë ulje urgjente.

Më heret, deputeti i PD, Flamur Noka ka denoncuar në kuvend rrëzimin e një avioni që sipas tij transportonte hashash në Durrës. Sipas Nokës, avioni më drogë ka vetëm 5 minuta që është rrëzuar.

Javën e kaluar Rama tha se nuk ka drogë e hashash në Shqipëri, e mohon vazhdimisht. Por një avion me drogë është rrëzuar në Durrës, ka vetëm 2 minuta. Shqipëria është mbushur më mushkonja që transportojnë drogë. Droga, armët dhe paratë ndikuan gjithcka në rezultatin e Dibrës“, deklaroi Flamur Noka

Por policia pas kontrolleve të ushtruara konfirmon se në avionin e vogël nuk kishte lëndë narkotike, duke hedhur poshtë deklaratat e Nokës.

Avioni ka kryer ulje të detyruar rreth orës 08:00 të mengjesit dhe kishte në bord vetëm pilotin. Avioni që është ulur ka të dëmtuar krahun e djathtë. Piloti i avionit, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç, është transportuar në spitalin e Durrësit. Ai ka marrë plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise

Rreth orës 08:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Gotull, Njësia Administrative Ishëm është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.

Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa Piloti nuk kishte pesuar lëndime gjatë uljes.

Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç.

Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë.

Për shkak të kohës së bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det.

Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni. Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur. Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime.

Piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime.

Është njoftuar Prokurori i gatshëm.

Gjate kontrollit në brendësi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.
Të gjitha Shërbimet kanë kryer krehjen e vendit ku është gjetur avioni dhe zonës përrreth.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e rastit në fjalë.

September 15, 2016 11:54
Komento

4 Komente

  1. tori September 15, 12:21

    Je parlamentar e jo rrugac.Ti flet vetem genjeshtra (ti e gjithe PD) ndaj populli gjithnje e ma teper po largohet nga PD.C`far ben ti kur sipas teje droga eshte gjithandej ,por ti flet keshtu se ke imunitet ndryshe do ishe ne gjygje.Turp per ty e gjithe PD ne nje kohe qe vendi ka nevoj per nje rritje te rreputacionit ne bote,ti ja ul akoma vlerat e kombit tone.Turp.Nuk te vej faj se indeksi I inteligjences tek ti e PDeshte pothuaj 0.Nje parti e mbushur me injorant (kan arsimin e larte,por nuk kan arsimin e mesem e s`njohin profesoret qe I kan dhene mesim por njohin Pr.Dr Xh.Mziun)

    Reply to this comment
  2. info analitike September 15, 16:04

    Per popllin si ky me siper: “Duket se dekonspirimi i ngjarjes së avionit të vetë-kapur në Ishëm sot, e ka gjetur krejtësisht në befasi Policinë e Shtetit, pasi ngjarja ende pa nisur të zbardhet mirë, po raportohet nga uniformat blu me plot kontradikta.

    Nuk dihet se përse policia është përfshirë nga paniku dhe nxitimi për ti bërë një alibi të shpejtë kësaj ngjarje, pasi në pamje të parë ai ngjason me një aksident të rëndomtë ajror.

    Le ti marrim me radhë të gjitha kontradiktat, absurditetet dhe misteret e ngjarjes.

    Pas denoncimit të beftë që në fillim të hapjes së seancës parlamentare nga deputeti demokrat Flamur Noka, policia e kapur në befasi pas interesimit të madh të medias, deklaroi fillimisht se nuk ka asnjë avion të rënë.

    Por më pas duke kuptuar se avioni ishte rrëzuar në një zonë të afërt me qendra të banuara dhe se dëshmitarët nuk mungonin, ndryshoi deklaratën duke pranuar ngjarjen, por duke nxituar të theksojë se brenda tij nuk ka drogë dhe asgjë tjetër.

    Avioni vërtet mund të mos ketë drogë brenda, por kjo nuk do të thotë se ai nuk po ulej aty pikërisht për tu ngatërruar.

    Policia duket se nuk thotë të vërtetën edhe për orarin e uljes së pilotit italian. Sipas njoftimit të saj zyrtar avioni i vogël është ulur në orën 08.45 minuta, por dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar live nëpër televizione se ai në fakt është rrëzuar shumë kohë më përpara, herët në mëngjes.

    Gjatë përshkrimeve të tyre, mësohet se piloti përpara incidentit, ka bërë disa manovrime rrotulluese në ajër, ashtu siç bëjnë pilotët përpara zbritjes së paraplanifikuar.

    Akoma më shumë dyshimet për këtë ngjarje, i shton deklarata e Aviacionit Civil, i cili thotë se nuk ka asnjë dijeni për këtë avion dhe nuk dihet sesi ai është future në hapësirën tonë ajrore, pa njoftuar dhe pa një leje fluturimi.

    Edhe deklaratat e pilotit italian të përcjella sipas policisë, nuk janë aspak bindëse. Sipas policisë ai është nisur sot në mëngjes nga Bari për në drejtim të veriut të Italisë, por papritur ka vendosur ti fusë një xhiro mbi detin Adriatik dhe pas një defekti ka përfunduar në Ishëm të Durrësit, pikërisht në një zonë perfekte për trafikantët e hashashit si është edhe lugina e lumit Ishëm, e përmendur kjo shpesh si një nga zonat e mbjella me kanabis.”
    http://www.syri.net/2016/09/15/kontradiktat-ne-deklaratat-e-policise-dhe-alibite-e-qepura-keq-per-avionin-e-ishmit/

    Reply to this comment
  3. Arben September 15, 19:04

    KETE VIT DO TE KALOHET REKORDI HISTORIK I HASHASHIT.

    RROFTE SHQIPERIA E HASHASHIT.

    Reply to this comment
  4. Arben September 16, 06:38

    RROFTE RILINDJA E HASHASHIT.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, SHUME SHPEJT DO TE VELLAZEROHET ME POPULLIN KOLUMBIAN.

    HAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHASHASHI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim