Deputeti Pjerin Ndreu largohet nga kreu i PS-së së rrethit Tiranë

October 27, 2015 10:40

Deputeti Pjerin Ndreu largohet nga kreu i PS-së së rrethit Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka larguar deputetin Pjerin Ndreun nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste të Rrethit të Tiranës.

Pas përjashtimit nga lista e Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA, deputeti Ndreu po humbet pozitat edhe në hierarkinë e Partisë Socialiste.

Vetë Ndreu mësohet se ka deklaruar se është vetëlarguar nga detyra partiake e kreut të PS së Rrethit Tiranë, por largimi i tij duket se është diktuar nga kryeministri Edi Rama, për shkak të rezultatit negativ në garën për Bashkinë e Kamzës, përplasjet e vazhdueshme me strukturat e PS, rivalitetet e brendshme, emërimet problematike etj.

Sipas burimeve që citon “Sot”, shefi i qeverisë është skandalizuar me rezultatin e Partisë Socialiste në Bashkinë e Kamzës. Në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit 2015, në garën për Bashkinë e Kamzës, Partia Socialiste ka thyer çdo rekord disfate që nga themelimi i saj 20 vjet më parë. Në këtë sfidë elektorale, sa i takon votës politike, PS ka vetëm 8.268 vota, përthyer në përqindje, 17,87 për qind. Në këtë garë, Partia Socialiste ka humbur edhe statusin e partisë së dytë më të madhe, duke u renditur e treta, pas Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

October 27, 2015 10:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim