“Një drejtor spitali ordiner, pijanec”

October 1, 2016 17:53

“Një drejtor spitali ordiner, pijanec”

Deputeti i PS-­së, Parid Cara ka denoncuar një rast të rëndë të mjekësisë me një të plagosur në aksident.

Në një status në “Facebook” Cara sulmon ministrin Beqaj dhe drejtorin e Spitalit të Kavajës, si të papërgjegjshëm dhe alkoolist. Ai merr rastin e të aksidentuarit në Kavajë, i cili u dërgua në Durrës pa mjek shoqërues dhe pa pajisjen e oksigjenit, duke rënë në koma gjatë rrugës. Cara thotë se drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu mbush xhepat duke rrezikuar jetët e qytetarëve. Cara thotë gjithashtu se s’ka marrë përgjigje nga ministri për denoncimin.

Përparim Daiu

Përparim Daiu

Statusi i plotë

Korrupsioni dhe papërgjegjshmëria në Spitalin e Kavajës ka arritur tashmë në një nivel aq të lartë saqë askujt duket se nuk po i bën më përshtypje. Dje është shënuar një aksident në qytet dhe të afërmit e dërguan të plagosurin me shpejtësi në spital. Por mjekët atje rekomanduan që të ndiqej në spitalin e Durrësit pasi kushtet ishin më të mira. Por me papërgjshmërinë më të madhe, i plagosuri është transportuar me ambulancë, pa mjek dhe pa bombël gazi duke rënë në koma.

Spitali i Kavajës prej kohësh drejtohet nga një njeri i korruptuar, ordiner e pijanec. Përparim Daiu nuk mund të jetë fytyra e qeverisjes sonë në Kavajë.

Disa herë i kam kërkuar Ministrit largimin e këtij të papërgjegjshmi, që rrezikon jetët e njerëzve për të mbushur xhepin e tij, por nuk kam marrë përgjigje.

Shpresoj që ky rast i fundit të ndërgjegjësojë të gjitha institucionet për të vënë dorë në Spitalin e Kavajës. Unë, deputeti i kësaj zone, do ta ndjek deri në fund këtë çështje.

untitled

 

 

Reagimin e Drejtorit të spitalit të Kavajës e lexoni KËTU

October 1, 2016 17:53
Komento

3 Komente

  1. blendi ...ziu October 1, 19:35

    Z.CARA, KA NJE NDESHJE SONE NE MILANO…ME KE DO TE SHKONI ?!!!

    Reply to this comment
  2. sopiqoti October 2, 09:24

    PO PSE O ZOTI CARA duhej te ndodhte fatkeqesia e femijes qe zotrote te shperthes kunder drejtorit te spitalit ? A jeton zotrote si deputet i Kavajes me problemet qe ka komuniteti atje APO ‘ ..qef o qef ‘ku te mundesh ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*