Deputeti socialist zbulon një poezi për Lulzim Bashën

May 27, 2017 17:13

Deputeti socialist zbulon një poezi për Lulzim Bashën

Deputeti aktual i Partisë Socialiste, Alfred Peza nuk ka ngurruar sot të komentojë përjashtimin e Astrit Patozit nga lista e PD.

Me anë të një statusi në “Facebook” Peza shprehet se Patozi shkëlqen me mungesën në listën e kandidatëve për deputet, ndërsa e vlerëson për modelin që ka ruajtur në Kuvend.

STATUSI I ALFRED PEZËS

Shkelqen me mungesen ne listen e kandidateve per deputete te PD, Astrit Patozi. Nje model urtesie e modestie, qe arriti gjate ketij mandati me ane te fjalimeve te tij, te ngjitej ne lartesine e nje zeri unik opozitar, qe do te na mungoje. Parlamenti i ri eshte qe sot pak me i varfer. E sigurte se ne ate salle nuk do te mungojne sharjet, dhuna verbale e fizike, fyerjet, fjalimet pa buke dhe oret e cuara dem nga anonime qe do lexojne gjera qe as vete nuk i kane kuptuar ndonjehere. Por ne shtator e tutje, ne krahun e djathte kur je perballe asaj salle, do te kete me pak racionalitet, kthjelltesi dhe art te fjales politike. Ndersa ata qe e kane pritur largimin e tij, ndoshta sot brenda SHQUP-it kane filluar te kendojne me vargjet e nje poezie te vjeter, qe ai vete ma ka recituar ne nje kontekst krejt tjeter, dikur:

Qe pa gdhire u ngrit sot fshati/

sa te madh kemi gezimne/

eshte larguar sot Astriti/

te kendojme per Lulezimne…

 

May 27, 2017 17:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*