Deputetja e PD sulmon Preç Zogajn: Njeri pa shtyllë kurrizore

July 5, 2017 12:52

Deputetja e PD sulmon Preç Zogajn: Njeri pa shtyllë kurrizore

 

Ish-deputetja demokrate Albina Deda ka reaguar ashpër sot kundër kandidatit te PD-se, Preç Zogaj, i cili teksa analizoi situatën zgjedhore theksoi se “siç erdhën punët, PD më mirë të shkonte në ‘luftë’ me PS sesa me marrëveshje.

Me një shënim në faqen e saj në Facebook, Deda shpërthen ne akuza ndaj Zogajt, duke e quajtur pa shtyllë kurrizore, njeri që prej 25 vitesh vetëm është përdredhur.

Deklarata e Dedes

Prej kohesh kam demonstruar qendrimin tim qytetare si demokrate kunder zerave brenda PD-se qe mllefuan pa pushim kunder lidershipit Basha duke shfrytezuar nje kontekst politik e njerezor i cili i ka sjelle jo pak kosto forces politike ku me deshire e idealizem kemi aderuar.

Koha e faktet po konfirmojne se ulerimat ne emer te demokracise te grupit anti-Basha jane kopje shemtire te koheve te lashta te herezise.

Por çudia qe me se pakti me çudit eshte reagimi i sotem po aq pervers e kontravers i Preç Zogajt i cili u rrjeshtua me ane te sofizmave te tij antianalitik kunder z.Basha.

Kjo ne malesi nuk eshte veç paburrni por thjesht fare tradheti. Zogaj me perdredhjet e tij 25 vjecare ne fakt ka deshmuar se i mungon shtylla kurrizore si njeri, politikan, analist e politolog.

Ai sa here zhagitet e jargitet per pushtet ne mungese te doktrines qe duhet te kete nje personalitet. z.Basha e nominoji ate ne listen e qarkut Lezhe ne nje vend jo pak te lakmueshem per nje njeri me ideal te qendrueshem.

Une dhe gjithe demokratet natyrisht e njihnim por i beme fushate por vete personaliteti i tij i konsumuar e i dyzuar beri qe ai te humbe shansin. Kjo humbje ka thjesht targen tende Prec Zogaj!

Po ashtu prononcimi jot i sotem dekonspiron, se karriera e semure dhe aspak refleksioni te riktheu ne PD. Per te gjithe ne, gjithe demokratet dhe natyrisht edhe per kryetarin Basha ky eshte nje mesim i madh.

Nese do ta perkufizoja kimikisht qendrimin tend or Preç do te perfundoja me nje fjali: ”Riciklimi i te ricikluarve eshte ne kushtet e pamundesise”.

July 5, 2017 12:52
Komento

4 Komente

  1. demo July 5, 14:54

    Prec Zogaj eshte themelues i vertete i Partise Demokratike.Partia e vet i vu targen e bashkepunetorit te sigurimit,kur u be minister i te pares qeveri koalicioni.Kete e beri PARAMILITARI aktiv i sigurimit te shtetit,me nje bagazh te pasur aktiviteti si militant i gjyqeve publike,duke tundur ne 1975 ne gjyqin e Hysen Shoshorit nje trakt te vitit 1963 .Kush ja sherbeu traktin e Hysen Shoshorit,Berishes?Cfare experience kishte ky REZIDENT dhe me cfare cmimi?Pas ketij gjyqi nis ngjitja ne karriere e Sali Berishes,specializimet e tij ne Paris,afrimi prane figurave kryesore te Byrose Politike.Ne 1982,Sali Berisha ishte kaq i fuqishem,sa te perjashtonte nga Partia dhe te internonte 2 mjeke bashkeshorte te klinikes se Bllokut.Per kete realizoi nje mbledhje spektakel te organizates se Partise te Spitalit prej 78 oresh dhe shkeli me kembe rekomandimin e Ramiz Alise,per te mos i denuar ata dy mjeke.Ne 1982,Sali Berisha nuk donte t`ja dinte per Ramiz Aline!!!Kush ja jepte kete force?Perse sa qe gjalle Ramiz Alia nuk e dekonspiroi asnjehere Sali Berishen?
    Perse agjenti aktiv i sigurimit te shtetit Azem Hajdari,megjithese kercenoi se dinte shume,nuk e dekonspiroi me cmimin e vdekjes Sali Berishen?
    Prandaj mos u merrni me Prec Zogajn,se Prec Zogaj nuk ka marre ne qafe njeri! Populli shqiptar eshte me i mencur se JU!Ai ka vendosur te ktheje ne zorre te thare Partine Demokratike,ta shkermoqe ate me vota,tani qe eshte i bindur me shume se kurre se Kjo Parti eshte partia e Sali Berishes,Rezident i qelive te erreta te ministrise se puneve te brendshme,vrases,lincues,persekutor,militant folklorik,dore e zeze e sherbimeve ekzekutive te Familjes Mafioze te Bllokut.Ky person kapi qe ne lindje Partine Demokratike,qe mori ftyren e tij.Cfare kerkoni te ringjallni kete vrome antishqiptare,malokare,zezone,cfare?Kjo Parti duhet zhdukur njehere e mire dhe kur te kujtohet,do te kujtohet si bandat e Haxhi Qamilit.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 July 5, 14:57

    “Deda shpërthen ne akuza ndaj Zogajt, duke e quajtur pa shtyllë kurrizore, njeri që prej 25 vitesh vetëm është përdredhur.”
    këtu ke të drejtë mi motra!
    preçi ka qef “opozitën”,deri dje e quante saliun vrasës sot është me të!!
    paradokse shqiptare,paradokse idiotësh!!

    Reply to this comment
  3. Yes July 5, 18:40

    Gjeja me e mencur qe mund te kesh thene ndonje here

    Reply to this comment
  4. Arber Iliri July 6, 02:45

    Albina, une mund te mos dakordohen me Precin ne shume analiza por ty te vije turp per c’ka thua, fjala eshte ajo qe na dallon dhe abuzimi me fjalen eshte mekat i madh.per precin ti nuk duhet te shprehesh ne kete menyre ofenduese.Mund te mos jesh dakort me te por jo fjale degjeneruese, se edhe per ty del e vertete fjale qe je pa tru. he albina perpiqu te behesh njeri, se ne politike sot je e neser nuk do jesh ta thomi une.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*