Deputetja Gjermeni: Vullneti i mazhorancës, t’i shkojë deri në fund këtij procesi

July 11, 2019 20:45

Deputetja Gjermeni: Vullneti i mazhorancës, t’i shkojë deri në fund këtij procesi

Këtë të enjte, Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, zhvilloi mbledhjen e tij të parë.

Pas përfundimit të mbledhjes, deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, ka folur për AbcNeës, duke theksuar se mazhoranca ka shprehur vullnetin e saj për ta çuar deri në fund këtë proces, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë që Kushtetuta është e paprekshme dhe duhet respektuar.

Deputetja Gjermeni theksoi: “Mendoj që fakti që një grup deputetësh firmosën dhe më pas u ngrit një Komision Hetimor, u votua nga pjesa më e madhe e deputetëve, mendoj që tregon një vullnet për t’i shkuar deri në fund këtij procesi faktit që është shkelur apo jo Kushtetuta. Faktit që me çdekretimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe me dekretimin e një date tjetër siç ishte 13 Tetori, të gjitha këto të shikohen në kontekstin e Kushtetutës, në kontekstin e përgjegjësive që ka Presidenti, detyrave që ka ai, çfarë i lejon dhe nuk i lejon Kushtetuta… Këtë vit kemi shumë gjëra për herë të parë, kemi djegie mandatesh për herë të parë, kemi mosmarrje pjesë në zgjedhje, kemi çdekretim të zgjedhjeve në mes të fushatës. Mendoj që i gjithë vullneti politik i mazhorancës, dhe jo vetëm, është që ky proces të shkojë deri në fund dhe të nxjerrë mësime për faktin që nëse flasim për një kuadër institucional, ligjor, për Kushtetutën, të gjitha këto janë të paprekshme dhe duhen zbatuar nga të gjithë”.

e.ll./dita

July 11, 2019 20:45
Komento

1 Koment

  1. Arben July 12, 09:15

    AI BURRI YT, KUR DO SHKOJE NE BURG..

    VURI GJYKATEN LUSHNJE NE DISPOZICION

    BANDES KRIMINALE ALDO BARE.

    DREJTESIA DO TE BEHET, NE NJE MENYRE OSE

    TJETREN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?