Deputetja italiane tërhiqet nga deklaratat për mbytjen e anijeve, siç bënë me shqiptarët

April 21, 2015 19:13

Deputetja italiane tërhiqet nga deklaratat për mbytjen e anijeve, siç bënë me shqiptarët

Daniela Santanche, deputetja italiane e “Forca Italia”, e cila me deklaratat e saj pas tragjedisë së fundit në brigjet italiane, ngriti një re polemikash të forta në vendin e saj dhe një valë zemërimi në Shqipëri, duket se është tërhequr nga deklaratat e një dite më parë.

Në rastin më të mirë ajo thotë se deklaratat e saj janë keqpërdorur. Pasi deklaroi se duhet të fundosen varkat me emigrantë, Santanche e ka modifikuar deklaratën e saj. Në një intervistë telefonike për “Top Channel” Santanche shprehet se deklarata e saj ka pasur për qëllim ndalimin e anijeve që në nisje.
“Unë kam deklaruar se duhet të fundosim të gjitha varkat përpara se ato të nisen, duke mos i lejuar këto udhetime të vdekjes. Unë jam për të mbrojtur, për të gjetur mënyrë për të shpëtuar jetët njerëzore, sepse është detyrë e çdo shteti të luftojë për të mbrojtur njerëzit në vështirësi, sepse kush shpëton një jetë njerëzore, shpëton botën. Por për të bërë këtë gjë, duhet të fundosim të gjitha varkat për të mos i lejuar që të ndërmarrin këto udhëtime të vdekjes. Unë jam për t’i ndihmuar njerëzit dhe jo për t’i lënë të vdesin. Janë ata që i nisin të cilët kanë përgjegjësinë, sepse duhet t’i ndalojmë që të nisen, që të mos ndërmarrrin udhëtimin e vdekjes. Ky është problemi. Duhet gjithmonë t’i ndihmojmë. Nuk mund t’i lëmë të vdesin njerëzit në mes të detit. Por beteja ime është që të mos i lejojmë të nisen. Të ngrëmë qendrat e pritjes në brigjet afrikane, jo në shtetet tona. Të mos i lejojmë të vijnë këtu ku nuk mund t’i ofrojmë një vend pune, ku nuk mund t’i japim një shtëpi”- thotë deputetja e “Forca Italia”.

E pyetur mbi paralelzimin që ajo ngriti me Shqipërinë dhe shqiptarët, Santanche deklaron se i është referuar operacionit “Ylberi”, të vitit 1999 ku qeveria italiane dërgoi forcat e saj në Shqipëri për të ndihmuar emigrantët e ardhur nga Kosova dhe për të ndaluar nisjen e gomoneve nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë.

Por deklaratat e Danila Santanche nuk janë mirëpritur nga shumica e intelektualve në shtetin përtej Adriatikut. Një prej tyre, Alessandro Leogrande, gazetar dhe shkrimtar i njohur, autor i një libri lidhur me tragjedinë e Otrantos me anijen “Kateri i Radës”, në një intervistë për Top Channel, i cilëson të papranueshme këto pohime.

“Mendoj se janë deklarata shumë të rënda. Në Itali dhe jo vetëm, prej 20 vitesh, në situata përballë ardhjes së emigrantëve, ndonjëherë edhe përballë tragjedive të emigrantëve, përpara të vdekurve thuhet; “mbyllim kufijtë dhe ngremë një mur dhe bëjmë një bllokadë detare”. Ky diskutim ka një precedent, pikërisht në mesin e viteve ‘90 kundrejt Shqipërisë. Në vitin 1997, pas krizës së firmave piramidale në Shqipëri, pas eksodit të dytë të shqiptarëve drejt Italisë, Italia nuk tregohet një vend mikpritës, por harton për herë të parë politikat për largimin. Kur dikush thotë “bllokim detar” duhet të jetë gjithmonë i kujdesshëm kur luan me fjalë që kanë pasoja. Atëherë ishte qeveria Prodi, por kishte zëra dhe atëherë që thonin saktësisht të njëjtat fjalë. Dhe me “bllokim detar” nënkuptohet nxjerrja në det e anijeve ushtarake për të larguar varkat e shqiptarëve. E në një nga këto operacione anija shqiptare “Kateri i Radës” goditet dhe fundoset duke humbur jetën 81 persona. Pra, sot 20 vite më pas, kur diskutohet “bllokimi detar” në prani të një situate, sigurisht shumë më kaotike se ajo e ‘97, duhet të kujtojmë atë precedent. “Kateri i Radës” u fundos sepse u godit nga një anije ushtarake italiane, “Sibila”, e cila në atë kohë ishte e angazhuar në operacion. Nëse ne përballë kaosit të Libisë, luftës civile të Libisë, mendojmë që zgjidhja duhet të jetë e njëjtë, duke mos kuptuar arsyet e njerëzve që largohen, por duke thënë që e gjitha kjo duhet të bllokohet sepse është një pushtim, unë besoj që tashmë janë mijëra të vdekur në ditët e fundit dhe ne rrezikojmë të bëhemi bashkëpunëtorë në të tjera tragjedi”- thotë gazetari Leogrande.

Sipas Leograndes edhe ndryshimi i deklaratave fillestare, sërish është i rëndë.

“Deklaratat e para flisnin për “bllokim detar” dhe kur flitet për “bllokim detar” nënkuptohet një angazhim ushtarak. Më pas u saktësuan këto deklarata, madje edhe nga vetë kryeministri Renzi, i cili tha të bombardojmë anijet në portet detare të Libisë. Pra, t’i fundosim ato anije, kështu që njerëzit nuk mund të nisen. Natyrisht kjo është një mase e ndryshme nga goditja apo kthimi pas i anijeve në det, por edhe në këtë rast, njerëzit që duan të marrin ato varka dhe që në shumë raste i paguajnë trafikantët 1000-2000 euro për t’u nisur, janë njerëz që po largohen nga Ferri. Nëse ne mendojmë që për të zgjidhur këto probleme, mjafton që të bllokojmë anijet, këta njerëz do mbeten sërish në brigjet e Libisë në duart e trafikantëve. Unë nuk besoj se zgjidhet problemi”- shprehet ai.

Sipas gazetarit të njohur, deklarata të tilla janë tërësisht raciste. Madje ai shkon më tej kur deklaron se e gjithë politika e javëve të fundit në Itali është ksenofobe. Leogrande thekson dhe njëherë se Italia dhe të gjitha vendet e Bashkimit Europian, nuk duhet të bëjnë gabimin që bëri Italia me Shqipërinë në vitin 1997, ku jo vetëm fundosi një anije me emigrantë, por mbi të gjitha nuk arriti të kuptonte motivet që i shtyjnë këta njerëz drejt largimit.

April 21, 2015 19:13
Komento

9 Komente

  1. Lleshi April 21, 20:05

    Kjo goca qenka vertete e mire ! Nji çik plake ….. , por s’prish pune !

    Reply to this comment
  2. Zoro April 21, 20:19

    Do ja kete prishe qejfin ndonje emigrant shqiptar kesaj zonje qe ka kaq urrejtje sa do ti shikoje si ushqim per peshqit shqiptaret.
    Baballaret dhe vellezerit e tyre ja u mbajtem me buke kur kapitulluan dhe gjermani donte ti vriste.Femer pa llogjike, pasi nga vete natyre femrat nuk jane kaq meskine.

    Reply to this comment
  3. .............. April 21, 20:28

    Kjo deputete me deklaraten qe ka bere ju ka dhene nje arme ne dore shume te forte vlonjateve dhe te aferve te viktimave. Eshte e dyta deputete italjane qe Ben te njejten deklarate. Te afermit e viktimave duhet te lidhen me nje firme avokatie nderkombetare me reputation, dhe te hedhin ne gjyq qeverine italjane per kete menxyre dhe te fitojne miliona dollare. Mbani gjithe deklarimet ne gazeta si deshmi.

    Reply to this comment
  4. Ballist i PENDUAR. April 21, 20:55

    Leter :
    te gjith Atyre qe ishin te lumtur me vdekjen time ,
    Por edhe te gjithe Atyre qe vazhdojne te me TRAJTOJNE ME MESHIRE .

    Me quajne Marion dhe kisha 5 vjeç ,
    kur lumi i madh qe ju e quani Mediteranio ,
    me Thithi bashke me Mamane , Motren dhe shume te Tjere .

    Shteti im eshte Republika Demokratike e Kongos ,
    eshte nje vende i Mrekullueshem per Mua ,
    Ishte shtepia ime , Miqte e mi , dhe çdo gje qe une Njihja .

    Per mua JU ishit nje fabul Apsurde ,
    Nje shtet , shume shtete te banuar nga njerz te BARDHE ,

    nUK BESOJA , me dukesh e pa mundur qe ishit te Bardhe ,
    perse te bardhe ???
    ishit te semure ? o ju ka Goditur ndonje mallkim i Tmerrshem ??

    Ndersa mamaja ime dhe te tjeret e fshatit tim ,
    mendonin per ju sikur ishit Gjysem DEI , NE PARAJSEN TUAJ .

    Ne vendin tuaj tregonin me sy ENDERUES NUK kishte Lufte ,
    Ishte e pa mundur te vdisje prej URISE , dhe Semundjes .

    Edhe kjo per mua ishte fantastike kur degjoja ,
    pleqte qe tregonin ne darke rreth Zjarrit ,

    Une linda ne Lufte , Jetova ne lufte ,
    Lufta eshte e vetmja gje qe Njoh .

    çfare eshte Lufta ?

    Kur Gerthet mamaja ime e deshperuar kur ,
    njerz te Armatosur i bejne keq asaj dhe Motres time .

    Kur te panjohur vjedhin gjerat tona ,

    Lufta ?
    eshte vllai im i KAMZHIKUAR per vdekje ,
    Sepse u rrezua per toke nga Lodhja ,
    e nje dite pa Mbarim per te nxjerre nga tOKA DISA GURRE ,
    QE te panjohurit i donin me çdo çmim .

    Ishte hera e pare qe shikoja njerz te Bardhe ,
    Ishte ai qe vinte çdo jave te terhiqte Guret e Mallkuar
    me makinat e medhaja .

    Lufta ?
    eshte Zemra kur te vjen ne gryk ,
    aratisja ne pyll ,
    Vellai im i sapo lindur qe vdes nga Uria ,
    Emegjithate Ajo ishte Toka ime ,
    e doja ngjyrat dhe Profumin e saj .

    Ishte shtepia , Shtepia IME .

    Ne fakt ,
    kur mamaja me tha qe do te iknim ,
    qava me gjithe deshperimin e botes ,
    por u Binda sepse ishte MAMAJA IME .

    iSHTE nje udhetim i gjate , Shume i gjate ,
    Ku njoha shkretetiren , ku e nxehta eshte Diçka ….
    dhe ku nuk e imagjinoja Etjen ,
    Njoha edhe njerzit e shkretetires ,
    Njoha te tjere te panjohur , qe vinin papritur dhe benin me ne ò’fare te donin ,
    Ku mamaja dhe motra qnin , dhe qane Shume here .

    Arritem me ne fund ne nje Qytet qe ishte perballe nje lumi ,
    Mamaja ime buzeqeshi ,
    dhe me tha :
    Edhe pak , dhe arritem ne parajse .

    Na mbyllen ne nje vende te Keq ,
    dhe na thane te prisnim rradhen .

    Per te ngrene kishim pak ,
    por e keqja ishte Etja ,
    qe per ta patur Motra ime ikte me te panjohur ,
    Ishte e bukur motra ime ,
    kishte 15 vjeçe dhe dukej si sorkadhe ,
    me syte e EMBEL dhe plote jete ,
    Por kur kthehesh dukej sikur kishte me shume Vite .

    Me ne funde erdhi dita e madhe ,
    na ngjiten ne nje varke te madhe ,
    Kisha frike dhe shtrengoja fort Nenen time .
    Aty pashe per heren e dyte ne Jeten time NJERIUN E BARDHE ,
    KISHTE ne dore shume Leke .

    Pastaj shume ore ne barkun e varkes se madhe .
    Papritur gjithçka u drodh , nje zhurme e tmerrshme dhe ulerima ,
    Gjeja e fundit qe kujtoje ishte zeri i Nenes time ,
    ” mos ki frike . ……………..
    Pastaj pashe imazhin e shtepise time ,
    diellit tim , shoqerise time …
    Kjo ishte parajsa ime .

    E di qe dikush nga ju ishte i kenaqur me vdekjen Time ,
    Per ju isha nje armik , sepse isha nje goje me shume per te ushqyer .

    Nuk ju Gjykoje ,
    edhe se eshte e keq te deshirosh vdekjen e tjetrit .

    Ju kerkoje falje qe ju krijova probleme ,
    Por ju betohem qe nuk doja ,
    une kerkoja te rrija me shume deshire ne shtepine Time .

    E di qe te tjere kane Qare ,
    Dua ti perqafoje te gjithe ,
    e di qe thone qe duhet te me shpetonin dhe te me prisnin ,
    FALEMINDERIT ,
    do te ishte e pamundur , e gabuar dhe apsurde ,

    dhe per te gjithe kete Une perseri ju them ,
    qe problemi im ishte tjeter gje ,
    KERKOJA TE RRIJA NE SHTEPINE TIME .

    nUK DOJA , dhe nuk kerkova Meshire .

    Kerkoje Drejtesi .

    Reply to this comment
    • Tartufi April 21, 21:04

      Dikush thote , je ballist
      tjetri thote ,je penduar
      une them ,qe je nje kric
      me dy arka i ngarkuar.

      O hajvani i lazetshem,akoma nuk i ndrove kofinat.

      Reply to this comment
      • Ballist i PENDUAR. April 21, 21:49

        Tartuf Suljoti .
        ”’ Stanar ishe , e Ashtu ……

        Eshte e veshtire te besh gjera te veshtira .
        Ti flasesh shurdhit ,
        Ti tregosh trendafin Qorrit ,

        Tartuf Gjiza :
        Meso , te besh gjera te Veshtira ,
        Ti japesh doren Qorrit ,
        Te Kendosh per shurdhin
        Te lirosh sklleverit qe Besojne se jane te lire .

        E kujt i them Une ?
        Ti kujton se je Patric ,
        duke kullotur Cjeprit ne Male e Karaburunit .

        Ti kujton se je Qenie Superiore ,
        Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ,
        Lume si TI o KATRAN me boje

        Reply to this comment
  5. Shekspir Vlora April 22, 06:59

    O shqiptare pa memorie! Kjo zonje foli per shqiptare te mbytur. Po mire e kishte i ndjeri Xhebro Gjika per deputetet e Enverit kur vinin per fushate: “ku pjerdh i deleguari e ku mirrni ere ju.

    Reply to this comment
  6. Moza April 22, 09:25

    O kriminele femer qe te ka zgjedhur Berluskoni nga prostitutat e tij!Ke harruar moj pise qe italianet mbushen Ameriken dhe disa krijuan mafien e Alkaoones etj?Ke harruar moj kodoshe qe diemte tuaj te derguar nga fashizmi i vrane nazistet,ndersa shqiptaret rrezikuan jeten dhe i mbajten ne shtepite e tyre?Je femer nda seksi ,por jo nga shpirti.Sado ta modifikosh m…qe nxorre nga shpirti e goja kot.Ne shqiptaret kemi nje shprehje:Nuk mbulohet m… me shu..Maskareshe!

    Reply to this comment
  7. Edi April 22, 10:57

    O popull debil!

    Ajo u përkthye gabim dhe u keqpërdor nga gazetarë të papërgjegjshëm!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*