Der Spiegel: Konflikti i ri Meta-Rama thellon krizën politike

June 9, 2019 22:29

Der Spiegel: Konflikti i ri Meta-Rama thellon krizën politike

Organi mediatik prestigjioz gjerman ‘Der Spigel’ ka reflektuar situatën politike të Shqipërisë në një shkrim.

Shkrimi fokusohet mbi përplasjet e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama, duke iu referuar edhe anullimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti dhe konfliktit që kjo ka shkaktuar me kryeministrin. ‘

Der Spigel’ mundohet të përshkruajë ngjarjet që kanë ndikuar në vendimin e djeshëm të presidentit. Sipas gazetës gjermane, demokracia shqiptare është në krizë dhe në mes të kësaj krize qeveria po përpiqet të shkarkojë presidentin, ndërsa opozita po përpiqet të qeverinë. Gazeta nuk harron të përmendë se kjo situatë favorizihet nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

Shkrimi i plotë i “Der Spigel”:

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka anulluar zgjedhjet lokale, duke shkaktuar në këtë mënyrë një konflikt të rëndë me kryeministrin Edi Rama. “Në kushtet aktuale, nuk mund të ketë zgjedhje të vërteta, demokratike dhe përfaqësuese,” tha Meta të shtunën.

Rama e shpalli lëvizjen e presidentit të dielën si të pavlefshme. Zgjedhjet do të zhvillohen ashtu siç është planifikuar, më 30 qershor, tha ai në një takim elektoral në Burrel, raporton TV Klan. “Ilir Meta vulosi dje fatin e tij dhe humbi të drejtën për të qëndruar në detyrë,” tha Rama.

Meta zgjodhi të anulonte zgjedhjet në sfondin e protestave të opozitës së djathtë, që vazhdojnë prej javësh. Kjo e fundit e akuzon Ramën dhe qeverinë e tij socialiste për mashtrim dhe korrupsion zgjedhor, dhe ka kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve vendore. Gjithashtu të shtunën në mbrëmje, mijëra mbështetës të opozitës demonstruar përpara parlamentit në Tiranë.

Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime

Dorëheqja e Ramës nuk është e negociueshme, tha kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, të shtunën në mbrëmje përpara demonstruesve. Vendimi i presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet lokale ishte ‘rezultati i parë i luftës kundër Edi Ramës’.

Rama është në detyrë që prej vitit 2013 dhe u rizgjodh në qershor të vitit 2017. Opozita e akuzon atë për manipulimin e rezultateve zgjedhore. Gazeta gjermane Bild ka publikuar regjistrime telefonike, të cilat duhet të provojnë blerjen e votave.

Konflikti i ri mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama e thellon krizën politike në vendin, që po pret një datë për nisjen e bisedimeve të pranimit në BE. Edhe Gjykata Kushtetuese, e cila është kompetente për raste të tilla, nuk do jetë në gjendje të përmirësojë situatën: ajo nuk ka kuorum prej më shumë se një viti.

Arsyeja: në fillim të vitit 2018, një komision nisi punën për të kontrolluar gjyqtarët dhe prokurorët për origjinën e pasurisë së tyre dhe për lidhjet e mundshme me krimin e organizuar. Disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, që nga ajo kohë ose janë rrëzuar nga posti ose e kanë dorëzuar vullnetarisht detyrën.

e.ll./dita

June 9, 2019 22:29
Komento

5 Komente

  1. Raimond vlonjati June 9, 23:53

    Huqni qelbesiren Rama urgjentisht ,dhe shkoni ne zgjedhje te reja te cilat perseri do menaxhihen nga PS ,
    dhe perseri PS i fiton zgjedhjet , sepse deficentin Basha nuk e do as partia e tij

    Reply to this comment
  2. Ujku Plak June 10, 00:44

    Raimond Vlonjati !
    Gjithmone Une dhe Ti kemi qene perhere ´ne te njejten Gjatesi Vale .
    Merkeli ja ka lene Rames Doreheqjen ne Tavoline ne Kryeministri por Pallosho i gjate ben te fortin .
    Dritan Leli i ka dhene Rames 1/2 Milioni € per ta kandiduar derisa e beri Ankand .
    Tusha i Lushjnes i ka dhene Burrit te “Forte ” Gramoz Ruçi Koshin me para per ta kandiduar .
    Ne Ramen e votuam per te futur ne Hapsane Berishen , Bashen , Meten por Garipi Rama fuste ne burg ata qe nuk paguanin 25-30 mije leke te vjetra
    1- Gjermania i ka dhene Umtimatum Rames qe Zgjedhjet u shtyne ( nepermjet Ilir Metes ) per daten 27 .10.2019 .
    2–Rames i ka thene te jap dorheqjen dhe te zgjidhet nje K/m po nga PS-ja .
    3- Gojet e liga thone se ne grupin Parlamentar jane gati ( me nje votim te fshehte ) mbi 55 Deputete qe ta shkarkojne Ramen nga te gjitha funksionet dhe ta perzene nga PS-ja .
    Ne se Rama kembemgul qe te mos iki atehere Opozita do jete ne shesh dhe Jo vetem BILD por dhe Der Spiegel dhe Šudeutsche Zeitung do te sjellin rreth 600 Materiale me Ze dhe me Video per Rilindjen .Leitmotivi per ironi te fatit do te hapet me Inicion :
    Nuk Keni Pare Gje akoma .
    Ka materiale per shume deputete , per. 7-8 Kryetar Bashkie .
    Per pjeen tjeter i referohem komplet “”Raimond Vlonjati-t .

    Reply to this comment
  3. ALBAN DEGA June 10, 00:58

    SHKARKIM URGJENT I PRESIDENTIT KRYEMAFIOZ E KRYEKUSAR, TURPIT TE SHQIPERISE ILIR META !

    – Thirrje Kuvendit te Shqiperise

    Qendrimi ndaj Luftes se lavdishme, legjendare Nacional- Clirimtare eshte vije demarkacioni, vije e kuqe ndarese midis demokrateve dhe antidemokrateve, midis antifashisteve dhe nazifashisteve, midis luftetareve te Lirise te Atdheut dhe bashibozukeve dhe tradhetareve te memedheut
    Bashkepunetoret e nazifashizmit dje jane kolaboracioniste e spiune te Athines, Beogradit dhe te Perandorise se Djallit Putanin sot si Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putini , Like Flori Mona Cizmja , Lulush Karabush Mul Stanishici, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… dhe krejt Banda e Gangstereve te tyre politike, biologjike e oturako- mediatike te tyre !
    Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijera vjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve, kudo ne Bote u bej thirrje cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente kryemafiozin e krye- Padrinon e kryekusarin e Shqiperise,Ilir Meta si hap i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Shqiperise, Kuvendit te saj!
    Sot. Neser eshte teper vone !

    Reply to this comment
  4. demo June 10, 09:59

    Akti i fundit qe mund te beje Rama eshte te mos pranoje SHANTAZHIN e klikes kriminalo-hajdute Meta Basha Monika.
    Se kush eshte Rama e kemi thene me pare.
    Neqoftese pranon shantazhin ,luhet me voten e popullit.Behet NUL vota e popullit dhe cdo rrugac me nje shashke ne dore mund te diktoje zgjedhjet.
    Nuk jemi ketu per te mbrojtur Ramen(kusuret do ti paguaje),por per te mbrojtur VOTEN E POPULLIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin