Der Spiegel për samitin: Merkel dhe Macron paqebërësit e Ballkanit?

April 29, 2019 11:33

Der Spiegel për samitin: Merkel dhe Macron paqebërësit e Ballkanit?

Në Ballkanin Perëndimor po diskutohen ide nacionaliste si zgjidhje për konfliktet.

Kancelarja Merkel dhe kreu francez i shtetit, Macron duan të evitojnë skenarë të tillë në një samit në Berlin, shkruan revista e përjavshme gjermane e lajmeve, Der Spiegel.

Shkëmbime territoresh, kufij etnikë, zhvendosje e grupeve etnike – janë ide thellësisht të rrezikshme që liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor si Serbia, Bosnje Herzegovina, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po merren në konsideratë si perspektiva serioze politike për rajonin e tyre prej disa muajsh.

Edhe pse propozimet të sjellin në vëmendje kohën e luftërave në ish-Jugosllavi dy dekada e gjysmë më parë, disa vende anëtare të BE dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë sinjalizuar mbështetjen për disa projekte, veçanërisht për shkëmbimin territorial ose ndryshimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Por tani Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron duan tu vënë vijën këtyre debateve të zjarrvënësve të rinj dhe ento-nacionalistëve.

Merkel dhe Macron kanë ftuar krerët e shteteve dhe qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në një samit në kancelari të hënën. Është vetëm një takim thjesht joformal, por kancelarja gjermane dhe presidenti francez, nga ajo që duket, duan t’u japin fund këtyre debateve të muajve të fundit me fjalën e tyre të pushtetshme. Në të njëjtën kohë, pritet të ketë lëvizje sidomos në dialogun e bllokuar mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu në diskutim do jetë edhe një ndihmë financiare më e madhe për rajonin.

Frika nga precedenti

Informacionet e para rreth këtij takimi nisën disa javë më parë nga mediat kosovare dhe serbe. Që prej atëherë, politikanët në rajon kanë anashkaluar deklaratat rreth asaj që presin nga samiti. Sidoqoftë, në kancelari dhe mes diplomatëve gjermanë mbizotëron një heshtje e madhe për detajet e takimit.

“Në përgjithësi, takimi në Berlin duhet të jetë një lloj udhëzimi bindës orientues për disa politikanë diskriminues të Ballkanit Perëndimor,” – thotë për “Spiegel” studiuesi i shkencave politike, Dushan Reljiç nga Fondacioni për Shkenca dhe Politikë.

“Frika e një precedenti nga ndryshimet e reja kufitare në Ballkanin Perëndimor është shumë e madhe sidomos në Gjermani”, – thekson Reljiç.

Shkak për nisjen e këtij debati etno-nacionalist në rajon ishte përpjekja për një zgjidhje radikale të konfliktit të Kosovës: Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, mesa duket u pajtuan në negociata të fshehta për shkëmbimin territorial si një zgjidhje – edhe pse ata publikisht e mohojnë këtë deri më sot. Ideja është që të transferohet shumica e pjesës veriore të banuar nga serbët tek Serbia, kurse Kosova do të marrë shumicën e Luginës së Preshevës në jugperëndim të Serbisë, e banuar kryesisht nga shqiptarët.

Në Serbi dhe Kosovë, ideja e shkëmbimit territorial po shkakton shumë polemika

Me një zgjidhje të tillë të konfliktit, presidenti i Serbisë kërkonte të hapte rrugën për një integrim të shpejtë të vendit të tij në BE. Ndërsa presidenti kosovar, Thaçi, nga ana tjetër kërkonte ta shpallte veten si një menaxher i suksesshëm i krizës, në mënyrë që të sigurojë mbijetesën e tij politike dhe të shmangë akuzat nga Tribunali Special i Kosovës për krimet e luftës.

Vuçiç ka kundër jo vetëm partitë e vogla opozitare, por edhe shumicën e shoqërisë serbe e cila kundërshton çdo kompromis për çështjen e Kosovës. Në Kosovë, nga ana tjetër, Thaçi është kryesisht vetëm – qeveria, partitë parlamentare, shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe madje shumica e serbëve të Kosovës e kundërshtojnë një ndarje të vendit.

Megjithëse pothuajse të gjithë ekspertët e diplomacisë të Ballkanit Perëndimor folën kundër idesë së shkëmbimit territorial, pas hezitimit fillestar, ideja u mbështet nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, Austria, Hungaria dhe së fundmi edhe qeveria e Trump.

Ky legjitimim në nivel global politik nxiti shumë zjarrvënës në Ballkanin Perëndimor. Kreu i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, e mirëpriti këtë ide sepse është në përputhje me planin e tij për t’u shkëputur nga Bosnje Hercegovina.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, flet hapur për idenë e një Shqipërie të Madhe, e cila mund të përfshijë pjesë të Maqedonisë dhe Kosovës. Rusia ka mbajtur distancë nga debati deri më tani, por presidenti Vladimir Putin do të ishte dakord për një rishikim të kufijve, për shkak se do i shkonte për shtat pas aneksimit të Krimesë, përcjell lapsi.al.

Gjithsesi, nëse “udhëzimi” i Merkel dhe Macron do ndikojë në diçka, kjo mbetet e dyshimtë sipas shumë ekspertëve të Ballkanit.

“Për një kohë të gjatë”, – thotë Dushan Reljiç, – “as fjalët e mira dhe as presioni nga kryeqytetet e BE dhe vetë BE-së nuk ka lëvizur bllokadën mes Beogradit dhe Prishtinës dhe në Bosnje Herzegovinë”.

l.h/ dita

April 29, 2019 11:33
Komento

5 Komente

  1. NY. April 29, 14:02

    Der Spiegel për samitin eshte e cunguar,(ne qoftese nuk e shkurton dita)Serbia luan me mjeshteri karten Ruse,gjithashtu belt and road initiative te Kines.
    Kosova eshte e paralizuar,nuk njihet nga dy vende te keshillit te sigurimit me te drejte veto per tu pranuar ne OKB.(Kina Rusia)Plaka e vjeter putana Europe favorizon Serbet.Edi Rama Ka te drejte, Shqiperia duhet te perfitoj bashkimin e Kosoves me Shqiperine si te vetmen rruge zgjidhje ne favor te Shqipetareve,Natyrisht ka kosto ndryshim teritoresh,por duhet te jemi realiste,ne tavolinen e bisedimeve( nuk jemi ne qe shtrojme gostine) nuk duhet ulur me pjaten bosh,Eshte propaganda e djallezuar e skileve Serbe qe ua servirin Ramen nen rrogoz si “anti patriot” per ceshtjen Kosava,gjithe fushata e brendeshme kunder LNC drejtohet me mjeshteri kunder Edi Rames,Mjerisht Shqipetaret e hane sapunin per djath.Politika e brendshme eshte gje tjeter,politika e jashtme eshte nje gje tjeter,Mbeshtes Kryeministrin Shqipetar pa rezerva kunder lojes se shtrigave,te brendeshme dhe te jashtme

    Reply to this comment
  2. fery April 29, 14:42

    Merkel dhe Macron paqeruajtesit e Ballkanit dhe shkaterruesit te planeve te memorandumisteve te vjetra dhevte reja serbe , krijimit te Serbise se Madhe me ndihmen e argateve te tyre shqipfoles , antareve dhe komandanteve te Shtabit te UCK nga Hotelit Rogner ne Tirane i viteve ’98/’99 , specijalisteve te asgjesimit te Pavaresise se Kosoves , shkelesit mbi gjakun e deshmoreve te Kosoves dhe shkaterrues i planeve te sherbetoreve te Serbise

    Reply to this comment
  3. Mona kryetarja me bole e lsi-s April 29, 15:58

    jeni njerez kot
    qi te dy . samiti juaj mosj surrat simite elbisoni
    eshte kriminal e i deshtuar.

    futjani me drog aty bashke me kriminelin Rama
    se per kte e keni thirr aty .

    te rafte pika te rafte ,
    qe ma le Liken ktu ,
    duke qar ter naten ke dera jashte .
    nuk bera nji sy gjum . ai8 koqja vasili gerrhiste ter naten
    ah cna beere moj dergjove
    picka te rente aty ku je

    Reply to this comment
  4. bart72 April 29, 17:03

    Kethrni vizat mos i pranoni komunistat e Drogaxhi te gatuajnr me furnell me vajguri ne halle hahhahahah

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin