Emigrantët zbutën krizën, 7 mld euro në 10 vite në Shqipëri

May 24, 2017 16:10

Emigrantët zbutën krizën, 7 mld euro në 10 vite në Shqipëri

 

Ndonëse kriza e gjatë ekonomike e Eurozonës la të papunë edhe mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë, dërgesat e emigrantëve vazhdojnë të mbeten një burim i rëndësishëm të ardhurash për ekonominë e Shqipërisë.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, gjatë dekadës së fundit, pra për periudhën 2007-2016, emigrantët shqiptarë kanë dërguar 7 miliardë euro në Shqipëri. Kjo shifër është thuajse sa 70 për qind e të gjithë prodhimit kombëtar të ekonomisë shqiptare, ose sa dy buxhete shteti bashkë.

Dërgesat e emigrantëve arritën kulmin në vitin 2007, kur regjistruan shifrën 951 milionë euro. Por, pasi Eurozona u përfshi nga kriza financiare, e cila goditi veçanërisht dy vendet fqinje, Greqinë dhe Italinë, shumë emigrantë shqiptarë humbën vendet e punës.

Rrjedhimisht, dërgesat e tyre në atdhe nisën të rrudhen vit pas viti, duke arritur minimumin në 2013-n, kur ranë në shifrën 546.8 milionë euro.

Megjithatë, në 3 vitet e fundit, dërgesat e emigrantëve kanë filluar të rriten sërish, ndonëse me ritme të lehta dhe larg niveleve të para krizës. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar emigrantët shqiptarë dërguan 616 milionë euro, ose 12 për qind më shumë sesa niveli minimal i regjistruar në 2013-n.

Edhe pse në raport me prodhimin kombëtar, dërgesat e emigrantëve nuk e kanë më rëndësinë që kishin në vitet para krizës, për mijëra familje ato mbeten një burim kritik të ardhurash, që zbut varfërinë dhe problemet sociale.

May 24, 2017 16:10
Komento

4 Komente

  1. xxx May 24, 16:19

    qeveria berisha thithi pjesen e vet si fajde permes qarkullimit te tyre ne “ekonomine” e vendit
    ne vend te gjeneronte te ardhura per popullin, qeveria berisha konsumoi (te ardhura nga dergesat)

    Reply to this comment
  2. Arben May 24, 21:05

    EMIGRANTET KANE QENE “PRODHIM” I SHOQERISE SHQIPETARE.

    PROBLEMI ESHTE SE ATO PARA SIC ERDHEN NGA “EKSPORTI” I KRAHUT TE PUNES, ASHTU IKEN PRAPE NEPERMJET IMPORTIT TE MAKARONAVE.

    NUK ARRITEM GJITHE KETO VITE TE NDERTONIM ASNJE FABRIKE MAKARONASH, QE TE PRODHOHESHIN KETU.

    TANI, RRIME FRYJME SYTE.

    Reply to this comment
  3. Bobo CNA gjeti May 25, 16:24

    PO te mos ishim ne emigrantet Nuk e di si do ishim sot,,, edhe SE Jo NE menyre te drejtperdrejte,,ne kemi fajin e atyre qe Jan parazita ,SOT,dhe politikanet e kane shfrytezuar ne menyre Barbare , gjith ai lek PO te kishte politika Pak fare NDERGJEGJE,,Pak ligje dhe Pak drejtesi do flisnim ndryshe Sot,
    Me mire mos I deklaroni gjith kte Deklarate
    SE vec zorret me fyt na sillni,,Emigrantet e shkret e kane mbajtur dhe mbajn akomA mbi supe gjith peshen,,mos te flasim PASTAJ per sakrificat kur ktheheshim per Pak kohe thjesht per tu clodhur ,,dhe ktheheshim akomA me te neveritur NGA shteti dhe gjobat APO 2 mije lekshat ,e Deri SA kaloje doganat KU Bastardet vec syte per ta nxire me keqe e kishin mendjen
    ,,,Ju bafshin helm te gjitha,,SE I kam kaluar ne kurriz Tim,,, ROBT KU TI KEN

    Reply to this comment
  4. Bobo CNA gjeti May 25, 19:22

    O dita,,ATO komentet e Mia ,,????!!! PO Nuk I nxorre????je I shajt,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*