Dërgohet në gjyq kryekomunari i Ksamilit dhe vartësi

December 10, 2014 23:12

Dërgohet në gjyq kryekomunari i Ksamilit dhe vartësi

Prokuroria e Rrethit të Sarandës njoftoi dje se përfundoi hetimet një vjeçare dhe dërgoi për gjykim kërkesën ndaj kryekomunarit të Ksamilit, Besnik Abedini, i arrestuar më 1 tetor dhe vartësit të tij Fatos Malaj, shef i zyrës së Urbanistikës në këtë komunë. Dy ish-zyrtarët akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe janë hetuar nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Të pandehurit akuzohen se në kundërshtim me ligjin, në 15 raste kanë dhënë leje të parregullta të ndërtimit.

Hetimi ka nisur në bazë të referimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, mbi një rast ndërtimi të paligjshëm. Nga veprimet proceduriale të kryera nga Prokuroria Sarandë, rezultoi se janë aplikuar praktika të kundërligjshme në të paktën 15 raste të dhënies së lejeve të ndërtimit”, thanë burime zyrtare të organit të akuzës, që shpjeguan edhe rastet në fjalë.

Në dosje vihet re se gjeografia e lejeve të dhëna është e larmishme, deri në zonën më të lakmuar në bregdet, apo edhe brenda ujit, në ndërtim hotelesh, lokalesh dhe banesash. KLSH e kishte denoncuar komunarin prej janarit të këtij viti dhe hetimet e kryera zbuluan rast pas rasti të gjitha abuzimet e dyshuara në urbanistikë.

December 10, 2014 23:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*