Deri ku do i bien ushkurët Reformës?

June 14, 2016 11:04

Deri ku do i bien ushkurët Reformës?

 

Nga Bedri Islami

Që ligjit të shumëpritur e të shumëpërfolur, dalëngadalë po i  bien të gjitha vlerat që janë pritur, kjo tani është e qartë për të gjithë. Nga një ligj i fuqishëm, përmes të cilit do të kishte shpresë për të ndëshkuar krimin, cilindo krim, financiar apo njerëzor, tashmë, dalngadalë ai po shndërrohet në një ligj kompromisi, në të cilin të dyja palët, me patericën edhe të një tjetre, po gjejnë gardhet e veta, prapa të cilit do të mbrohen deri në fund. Ndëshkimi, si duket do të jetë ende një ëndërr, të cilën, shumica qeverisëse, megjithë fjalët e mëdha paraelektorale e disi pas fitores së besimit, po e kthen në një ëndërr – ledhatuese për të gjithë ata që i qëndruan forcërisht mos bërjes së ligjit. Dhe, si duket, ata po ia arrijnë ta bëjnë këtë, pasi, si e kanë menduar me kohë, sa më fort të kundërshtojnë dhe sa më fort të hidhen përpjetë, aq më shumë do të kenë shansin të bëjnë ligjin surrogato, me frymën e shenjtë të partive dhe rikapjen edhe një herë të shtetit, si e tha edhe një deputete, “prej zhelesh”.

Në të vërtetë, si ka nisur, ky do të jetë një ligj zhelesh, një ligj që do të përplasë për tokë secilën shpresë se, në fund të fundit, do të ketë një shkallë besimi se e drejta dhe e vërteta do të triumfojnë mbi mashtrimin dhe vjedhjen. Pas rreth tri viteve, “fjalë, imzot, fjalë”, do të kemi edhe një herë, si duket, relaksimin pas shprehjes së njohur, “u mbars mali, e polli një mi”, vetëm se nuk dihet se çfarë mund të dalë prej tij. Do të jetë një pjellje, e cila as nuk do të gjuajë kënd e as nuk do të gjuhet prej kujt.

Shumica qeverisëse, sa herë që po bien fort thesit të saj të ligjit, aq herë edhe po hedh pluhur. Nguli këmbë se do të kalojë propozimet për institucionet e reja dhe bartësit e tyre me tri të pestat; opozita e solli, e përsolli, e bëri zotin Lu si një anëtar të Shqup-it, me hyrjet e daljet e tij, i bëri të gjithë partnerët të luten, me dorë në zemër, “ejani, se është i mirë ligji”, dhe kur gjithçka u mendua se u kreshpëruan dhe po flisnin shqip, nëntoka e politikës, përmes tyre, suprizoi edhe një herë. Tani doli me dy të treta. Ky është lëshimi i fundit, bubulloi shumica qeverisëse. Edhe ekspertët thanë se tani gjithçka shkoi drejt limitit të kufirit, por opozita, e cila ka ikur nga qeverisja pikërisht se duhej ndëshkuar për një mijë e një të zezat që ka bërë, tani kërkoi edhe më shumë, të ketë vendet e rezervuara. Do të thotë që partitë të jenë përsëri aty, në ato salla, në ato vendime, të luajnë përsëri si i vjen urdhri nga “rilindësit” apo si i shkel syri Shqup-i, të ketë edhe më shumë gjingjonër, krahas këtij që është; të jetë përsëri një lloj nishanlliu në presidencë që e mëshon peshoren drejt kahut politik që i takon; gjykatësit të vendosin se kush mund të qeverisë, dhe, kur e gjithë kjo ishte vërtet një çmenduri ta mendoje dhe shefi i qeverisë kishte thënë se ky ishte kufiri që nuk shkelej, njerëzit morën disi frymë.

Edhe kjo shkoi, shefi i qeverisë, si të ishte një ligj për mallin e tij ose të trashëguar tek ai, tha përsëri se për disa struktura do të ketë vende të rezervuara.

Lëshimi politik për të bërë hatanë e drejtësisë ishte bërë, nuk ishte hapi i parë dhe nuk do të jetë i fundit.

Si duket, shefi i sotëm i qeverisë , nuk ka zënë mend nga koha kur, si opozitar bëri ndryshimet drastike të Kushtetutës, duke imponuar forën e shefit të partisë, ndryshime për të cilat është penduar tani, por si gjithnjë, është e vonshme.

Problemet janë më tej se kaq: Deri ku e deri kur do të bëjë lëshimet e tij në ngjyrosjen e ligjit shefi i qeverisë, Edi Rama, në miratimin e një ligji, i cili është kushtetues në framën dhe përmbajtjen e tij. Deri ku do të ulë ushkurët qeveria? Çfarë do të sjellë ky ligj i ri, kur ndryshimet themelore që priteshin, po bien në shumicën e tyre?

Ajo që më bren përherë e më tepër është në faktin se si është e mundur që një ligj kaq të rëndësishëm, sa që e kanë quajtur historik, e ka në dorë miratimin e tij, ashtu si po ndodh, një njeri i vetëm, apo dy a tre njerëz? Si është e mundur që ky ligj u shty kaq gjatë e do të shtyhet edhe më tej, për të shkuar drejt pragut të zgjedhjeve të reja parlamentare, ku shefi i secilës parti ka veton e tij në listën e deputetëve të ardhshsëm? Mos është e gjithë kjo lojë, shtyje ta shtyjmë, për të qenë sa më afër ditës së presionit politik mbi deputetët për të kaluar një ligj, i cili, si po katandiset, nuk do të jetë as mish e as peshk? Dhe së fundi, deputetët a do të ketë dinjitetin dhe integritetin e tyre për të hedhur poshtë një ligj të cunguar, i cili, në fund të fundit do të jetë edhe amnistuesi i të gjithë krimeve që kanë ndodhur në këtë vend?

Në Shqipëri është pritur shumë nga ky  ligj. E kam shkruar që në krye të herës se pritja është po aq e madhe sa do të jetë edhe zhgënjimi. Ndëshkueshmëria është vënë poshtë tundimit të të pasuruarve rilindës; lakmia është më e fuqishme sa sa e drejta dhe e ardhmja, të cilën ata, financiarisht, e kanë siguruar edhe për brezat e ardhshëm. Opozita e sotme, e cila dua të besoj se do të jetë edhe për shumë kohë në opozitë, ka gjithë të drejtën e ditës të jetë e gëzuar nga secila thyerje qeveritare, sepse në fund të fundit, ajo vërtet humbi qeverisjen, por nuk i është prekur asnjë qime floku nga ajoqë ka përvetësuar. Përkundrazi, i ështzë shtuar, sepse lidhjet e saj oligarkike nuk ushkatërruan, vetëm se një pjesë e tyre po ndahet tani në dy gjysma, e ndoshta edhe me një shtrirje drejt pjesëzës së tretë.

Kështu si po ecën e gjithë kjo nuk do të ketë ndëshkim për vjedhjen haluçinante të Rrugës së Kombit, sepse kjo çështje përfundimisht do të arkivohet; nuk do të ketë ndëshkim serioz për Tragjedinë e Gërdecit, bile është e mundur që atë të burgosur të paktë që u sollën gjyqeve e burgjeve të qeta, të marrin edhe dëmshpërblime fullaniste; nuk do të ketë të ndëshkuar për 21 janarin, bile është e mundur që gardistët e asaj dite, megjithëse qëlluan në trupa njerëzorë të rimarrin edhe një shpërblim tjetër; nuk do të ketë ndëshskim për pasuritë marramendëse përmes koncensioneve fatale, as për koncensionet e vjetra e as për të tashmet që u kanë vënë njerëzve lakun në fytin e jetesës; askujt nuk do i trazohet prona e vënë prmes vjedhjeve; do të arkivohet rasti i gjykatësit Konomi dhe pronat e tij në bregdet është e mundur të shkojnëtek porositët e vrasësit; deputeti Xhindi do të jetë po ashtu një rast i harruar, sepse askush nuk do të përgjigjet për vrasjen e tij, vrasësit e të cilit Nishani i sotëm president dhe ministër i brendshme në kohën e vrajes premtoi se do të kapen shumë shpejt; nuk do të ketë as të akuzuar për vrasjet në tropojë, që e shfarosën lulen e rinisë tropojane, nuk do të ketë më asgjë.

Një ligj i pritur me aq ankth nga fajtorët dhe me aq shpresë nga të dëmtuarit, si duket, do të jetë një letër e zverdhur. Të jem i gabuar? Do të kisha dashur shumë, por mund të ndodhë që, edhe në këtë shkrim, të jem ende entuziast. Ushkurët e ligjit kanë filluar të bien. Pyetja është se deri ku do të bien.

 

June 14, 2016 11:04
Komento

17 Komente

  1. Kris 1 June 14, 12:08

    Reforma eshte nje loje e treshes Rama,Basha,Meta me ideator Sali Serbin.Ne loje jpo perdoren kokat e ca bebusheve te rilindjes qe kane pervetesuar ndonje therrime ndersa si spektatore jane boset e mafies te fuqizuar dhe kane kapur shtetin.
    Triumfi i plote i fullanizmit ne jeten shoqerore do te sjelle largim te invesitoreve dhe njerezve te ndershem.
    Metizmi eshte laku ku perpelitet debili i rilindjes qe nuk ka kurajon te kaloje ne referendum apo zgjedhje te parakoheshme.

    Reply to this comment
    • TE RRONI VETE ZOTI BEDRI.. June 14, 16:27

      Zoti Bedri Nderime dhe NGUSHELLIME
      Ke shkruar nje artikull ndoshat me pesimistin dhe me i dyshuari per nderkombetaret qe ti gjithmone i ke mbi-vleresuar.
      Me shkurt:
      Nuk ka kuptim “miqesia e pathyeshme” me ameriken,naton,perendimin..kur keto tolerojne ne menyre DELETED banden kriminale te berishoviqit QE DHE SERBI TE NA KISHTE PUSHTUAR nuk do bente kete KATAKLIZMO.
      ju duhet te hapni dyert e mortit zoti bedri sepse NENA shqiperi NA LA SHENDENE
      ju duhet te hapni dyert e mortit zoti bedri sepse 23 QERSHORI ESHTE TRADHETUAR BARBARISHT
      ju duhet te hapni dyert e mortit zoti bedri sepse SHURRIMIT TE JETIMEVE TE 21 JANARIT I ESHTE SHTUAR dhe bibilushi i rames metes dhe donald lulushit
      PSE ESHTE EDI RAMA NJE KUFOME POLITIKE DHE PS NJE FANTAZME QE TE TREMB
      SI U “MASAKRUA” DHE SI E TRODHEN MIQTE NDERKOMBETARE GJIRAFEN 2 METROSHE

      Goditjen e pare
      Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”
      Goditjen e dyte
      EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul
      Goditjen e trete
      E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES
      Goditjen e katert
      E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
      POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN
      Goditjen e peste
      E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur
      Goditjen e gjashte
      E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin
      Goditjen e shtate
      E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)
      Goditjen e tete
      E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….
      Goditjen e nente
      E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??
      Goditja e dhjete
      Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
      ***********************
      Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 10 here nockdown ne ring.
      Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
      Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.
      Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
      Prandaj Skypion ARTAN HOXHA mos u bej kanibal me kufomen Edi Rama.
      Sepse nje gje te sakte ka thene per ty qe je nje putane mediatike….biles duhet shtuar qe je dhe nga ata qe kur fusin nje njeri (edi ramen) ne varr ti i jep nje shkelm si kanibal…
      Nje gabim me dashje apo pa dashje po ben dhe Mero sepse:
      -edi rama sot eshte kufome
      -shteti ka vdekur
      -rilindja lindi e vdekur
      -dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
      PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES

      Reply to this comment
  2. korçari June 14, 12:23

    E vetmje pergigje e popullit kunder sharlataneve te djathte apo te majte eshte protesta milioneshe ne rruget e Tiranes derisa e drejta dhe ndershmeria te triumfoje me zgjedhjen e njerezve patriote dhe te ndershem PROTESTA.PROTESTA PROTESTA

    Reply to this comment
  3. andromeda June 14, 12:42

    Pse, ç’kujtojmë ne, se Berisha, Luli, Likja dhe ndofta vetë Edi do të bëjnë një drejtësi që të ndëshkojë veten e tyre? Abuzimet që ato kanë bërë me pushtetin në 20 e ca vite janë të pallogaritëshme duke u shndërruar nga hiç në oligarkë të këtij vendi. Dhe në kapitalizëm ligjin e bëjnë oligarkët për të mbrojtur interesat e tyre. Kurrë më s’do të ketë drejtësi për shumicën në këtë vend. Zullumet e tyre do i mbulojë pluhuri i kohës falë pandëshkueshmërisë që ia siguron kjo ‘gjoja reformë’. Kaq e thjeshtë është.

    Reply to this comment
  4. Olimpia June 14, 13:54

    Jo protesta pa koke,pa mendim.Fillimisht një grup i vogël idealistësh të rinj,të shkëputur përfundimisht nga tre partitë dhe kastat oligarko mafioze që dominojnë Shqipĕrinĕ,me një program minimal thellësish radikal,program që mund ta gjejnë të gatëshëm në lëvizjet antisistem në perëndim apo Sanders në ShBA..Shfrytësim i mediave sociale në maksimum ,me pak shpenzime ,për situatën shpërthyese që ka vēndi ,mund të arrihet në rezultat elektoral të pabesueshëm.

    Reply to this comment
  5. Niku June 14, 13:58

    L A J M E R I M

    Me hidherim te thelle, njoftojme se pas nje semundje te gjate e te pasherueshme,, u nda nga jeta, “Reforma ne Drejtesi”. Kater vitet e fundit, e ndjera Drejtesi persoi disa goditje te njepasnjeshme cerebrale. Me gjith perpjekjet e e medha te specialisteve vendas e te huaj, ajo nuk arriti te dale nga koma qe zgjati rreth 5 muaj. Semundja e pasherueshme kishte perfshire te gjitha organet kryesore jetesore por hemoragjia cerebrale i dha asaj goditjen fatale.
    Meqenese ka disa dite qe “Ajo” jetonte me frymemarrje artificiale, mjeket, duke mos shpresuar ne rikthimin ne jete, sot i shkeputen edhe tubat e oksigjenit.
    Pritet raporti mjeko-ligjor.
    Per te nderuar kujtimin e “Saj”, homazhet do behen diten e enjte, ne sallen e Kuvendit te Shqiperise dhe pas disa fjalimeve, ne oren 15.00 kortezhi, duke u shoqeruar me muzike funeber do e percillet “Reformen ne Drejtesi” per ne banesen e fundit.
    Ne shenje nderimi, momenti i varrimit do shoqerohet me 147 te shtena gjyles, aq sa eshte edhe numuri i partive politike ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • normali June 14, 20:26

      Niku, i ke rene pikes. Por ne kemi ne Shqiperine tone nje doktor si Sali Berisha qe te vdekurit i ngjalle dhe te gjallet i vdes, keshtu do ti bejme thirrje atij edhe per reformen.

      Reply to this comment
  6. faro June 14, 14:41

    Uroj te mos jete keshtu sic thote Z. Bedri Slami, si analist sh i besuar !
    Nese eshte e vertete, atehere e ardhmja vihet ne pikpyetje te madhe !

    Reply to this comment
  7. Jevi June 14, 15:10

    Reforma ne drejtesi eshte nje utopi e parealizueshme sepse e majta vazhdon te jete e carmatesuar para revanshit fashist te kolaboracionisteve dhe pinjolleve bastard ish komunist.Rama eshte frikacak para shpellarit sepse ai u di shume poshtersi qe kane bere si dheka aleat Ilir Metennje njeri i akuzuar per korupsjon.Kjo nuk eshte reforme por skllaveri per drejtesin,kjo eshte padrejtesi ne kuriz te popullit.

    Reply to this comment
  8. Mark uk June 14, 15:24

    Fjalen e rastit po e mban ish spiuni i sigurimit te shetit komunist qekur ishte gazetar te jeta e re Shkoder.Nese nuk po e dini se kush asht ky edhe pse ja kam thene disa here.Ky asht Bedri Islamabat qe mesa duket po vazhdon punen qe ne komunizem quheshin fuksa.

    Reply to this comment
  9. korçari June 14, 18:08

    O Mark UKU po gjalle qenke a derezi nuk ke dale per te kullosur dhente apo te pastrosh gjirizet ne Angletere ,e gjete kohen per te shkruajtur budallallekun e rradhes ptu fare idiotash e kafshesh qe nuk behen kurre njerez dhe mbeten gjithmone shpellare

    Reply to this comment
  10. Mark uk June 14, 18:16

    PO QY…ORE: Ta hash cfar te bej nga by..tha more legen materniteti,pse fyen.

    Reply to this comment
  11. MeteH June 14, 20:58

    Z.Bedri,je shume i sakte.Reforme me SB nuk behet kurre.Dhe ai nuk eshte i vetmi.Ate e drejton mafja e UDB dhe lobisteve ultra ekstremist te djathte qe nuk ja duan te miren ketij vendi.Rama beri e po bene sa mundet,por eshte i kapur nga Like Floriri,i cili nuk e lejoi qe reformen ta bente qe ne fillim,dergoi ne Venecia vrejtjet e leshelise,tashme kerkon konsensus medoemos me kriminelet dhe hajdutet si ai.Edhe te huajt kane dore ne leshimet qe po i bejne SB.Pra,Rama eshte i detyruar te leshoi PE,edhe per te mos prishur kualicionin,e pse jo karrigen e tij.Dhe RD do behet e çale,siç thoni ju, ose nuk behet fare dhe vendi eshte ne krze te shkaktuar nga nje njeri-SB,hajduti e krimineli nr.1 dhe i 2-ti,Like floriri.Dhe RD do varroset perfundimisht.

    Reply to this comment
  12. Trump June 14, 23:38

    Ju z. Bedri shkruani shume gjate. Qe deften se keni teper mllef apo pathos subjektiv. Rreckoma (rr-forma) eshte nje skeme qe te krijoje garanci per Hajdutat aktuale sikunder bene paraardhesit me sistemin aktual te drejtesise. Ne fakt, asnje reforme smund te behet me nomeklaturen e gjyqtareve e prokuroreve: ata jane te gjithe te korruptuar! Vetem se e kane kuptuar forcen e tyre pas politiqeneve, ndaj keta politimuter vijne verdalle. Vendi yne hoqi nga nje katunar Mati, e pastaj nga nje palo mesus Gjirokastre, nga nje doktor Tropoje dhe tani kishim mangut nje mesus vizatimi qe vete se di nga eshte, fshati I babes apo i memes?!

    Reply to this comment
  13. astrit June 15, 08:39

    Z. bedri une se kam shume merakun e reformes ne drejtesi, ja kam lene amerikaneve sepse ma keq se sa eshte nuk ka per te shkuar! Si qytetar e shqiptar korrekt do tju isha shume mirnjohes te shkruanit per skandalin e pareve qe populli shqiptar mblodhi per luften kunder serbit.Ju drejtohem juve se kam lexuar shume shkrime te tuaj per patriotizmin e miqeve te tu revolucionar por qe ne emisjonin e Klan Kosoves trajtohen ndryshe.Po pres qytetarine e patriotizmin tuaj!

    Reply to this comment
  14. ALBAN DEGA June 15, 18:18

    TE LUMTE PENDA E MPREHTE DHE MENDJA E NDRITUR BEDRI ISLSMI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*