Deri në ç’moshë është normale që fëmija të urinojë në shtrat dhe ç’duhet të bëjë prindi

February 28, 2018 13:23

Deri në ç’moshë është normale që fëmija të urinojë në shtrat dhe ç’duhet të bëjë prindi

Të bësh urinën në krevat shpesh është pjesë normale e rritjes. Por, kjo gjë mund t’i shkaktojë stres të voglit tuaj. Përpiquni ta mbështesni atë, duke i thënë se kjo është diçka normale e shumë shpejt nuk do të ndodhë më.

Ajo çka duhet të bëni është të bisedoni rreth përvojave të familjes, kjo është diçka që kalon nga njëri brez në tjetrin. Bisedoni me partnerin nëse ndonjë nga familjarët e tij e ka pasur këtë problem.

Çfarë e shkakton urinimin gjatë natës?

Ka shumë faktorë që ndikojnë në lagien e shtratit gjatë natës. Mund të jetë zhvillimi i ngadalshëm i kontrollit të fshikëzës ose gjumit të rëndë. Stresi dhe ankthi mund të jenë gjithashtu shkaktarë.

Lëreni fëmijën tuaj t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje

Nëse fëmija është 4 vjeç ose më i madh, kërkoni zgjidhje prej tij. Konsumimi i më pak lëngjeve gjatë natës ose veshje që nuk përshkohen nga uji mund të jenë të vlefshme t’i provoni.

Shpërblejeni fëmijën kur nuk e bën “çiçin” në krevat

Kjo do ta bëjë fëmijën të ndihet shumë mirë.

Kujtojini të shkojnë në tualet

Duhet ta bëni si rutinë, çdo mbrëmje përpara se të flenë. Kujtojini fëmijët të shkojnë në tualet, sepse kjo ul shanset që të urinojnë në krevat.

Zgjimi gjatë natës

Mund ta zgjoni fëmijën vetëm një herë gjatë natës, që të shkojë në tualet. Por kjo gjë nuk mund të bëhet shpesh, sepse nëse e privoni fëmijën nga gjumi, do të rrisni nivelin e stresit.

Përfshini fëmijën në pastrim

Kur fëmija urinon në shtrat, merreni t’ju ndihmojë për pastrimin dhe larjen e rrobave. Duhet ta bëni fëmijën të vetëdijshëm për atë që ka ndodhur, por jo ta ndëshkoni ose të ndihet i turpëruar.

Kur fëmija fle tek shtëpia e bashkëmoshatarëve

Jepini rroba të papërshkueshme nga uji dhe rroba të tjera shtesë, që të ndihet më i qetë e të mos përjetojë shumë stres. Por, më parë njoftoni prindin e shokut të fëmijës për problemin tuaj, në mënyrë që të gjithë të jenë të përgatitur.

Ngacmimet ndaj fëmijës

Urinimi në shtrat, mund ta bëjë fëmijën tuaj shënjestër të ngacmimeve si në shtëpi edhe në kopsht ose shkollë. Mos lejoni që dikush në familjen tuaj të tallet me të për këtë arsye. Bisedoni edhe me shokët e shoqet në shkollë e me mësuesit për të gjetur mënyra për të ndaluar ngacmimin.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse fëmija vazhdon të urinojë në shtrat pas moshës 7-vjeç merrni në konsideratë të bëni një vizitë mjekësore. Edhe nëse fëmija nuk ka urinuar për 6 muaj dhe papritur urinon sërish, këshillohet të shkoni te mjeku./pernënat.al

l.h/ dita

February 28, 2018 13:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*