“Deri në fund të vitit mund të fillojë prodhimi i dy vaksinave”, Brataj: Pikun nuk e kemi arritur ende

July 17, 2020 17:31

“Deri në fund të vitit mund të fillojë prodhimi i dy vaksinave”, Brataj: Pikun nuk e kemi arritur ende

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri me dije se deri në fund të vitit mund të nisë prodhimi i dy vaksinave kundër COVID-19.

Në një prononcim për “Report Tv”, ai u shpreh se njerëzit nuk duhet të tmerrohen, pasi 94% mund të shërohen në banesë, ndërsa vdekshmëri nuk kalon atë të gripit sezonal.

“Janë gati dy vaksina që mund fillojnë të prodhohen në fund të këtij viti. Kjo sëmundje ka një përqindje shumë të lartë të shërimit, 94% shërohen në banesë. Nuk duhet të tmerrohemi. Dhe vdekshmëria nuk është më e madhe se gripi i sezonit,” u shpreh Brataj.

I pyetur nëse kemi arritur pikun e infektimeve në Shqipëri kreu i urgjencës kombëtare deklaron: “Mendoj se nuk kemi arritur akoma në pikun e pandemisë sepse nuk janë liruar akoma masat. e fundit është transporti publik dhe pas dy javësh mund të kemi pasojat. Piku varet nga lirimi i masave. Do të duket pas dy javësh pasojat, por mendoj se do të jetë një rritje e lehtë. Duke parë që trasnporti publik, nevoja shumë madhe, është burim infeksioni.”

Brataj deklaron se është rritur me 400-600 thirrje në ditë në numrin 127, për shkak të lirimit të masave, që kanë sjellë shtim të rasteve.

 

l.h/ dita

July 17, 2020 17:31
Komento

9 Komente

  1. ILIRO-OSMAN July 17, 17:35

    DELET shqiptare do te bejn dy vaksina.
    Ekpserimenti I pare do te behet ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  2. sekretari i Kuvendit July 17, 17:56

    Ai Piperoja thosh se Pikun e kaluam, ky Brataj thote se Pikun nuk e kemi arritur akoma!
    Sic duket ky koronavirus qenka Pika-Pika

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi July 17, 18:13

      Eshte piku i madhe dhe piku i vogel. Pas tyre vjen piku i mesem dhe me vone piku i zgjatur. Pas ketij vjen piku qukapiku qe mbyll sezonin e pikve!

      Reply to this comment
    • liri July 18, 09:53

      mjekesia shqiptare e konsideron Piperon si Mesia ne fakt Pipero njihet qysh ne rinine e tij universitare si nje karavidhe dhe qe shpesh konsiderohej nga bashkemoshataret e tij si njeri me deficensa ne te gjitha aspektet perfshi edhe ate profesionale. Ishte pikerisht ky pellumb qe do te deklaronte se pandemia kaloi para nja dy muajsh tani na thote se situata eshte kritike. Hajde merreni kete prototip per kulmin e epidemiologjise shqiptare pastaj !!!! Ai duhet braktisur nga mediat se vetem zhurmon dhe gjithcka e ka per marketing personal dhe jo per informim publik se nuk ka as kapacitetin per dicka te tille

      Reply to this comment
      • Gzim Kulufi July 18, 19:12

        Per Ilirin: A eshte Pipero gjeni apo nje mjek i zakonshem, ne kete kohe pandemie eshte i dobishem dhe nuk pret njeri vezen e kuqe prej tij. Problemi -me sa po shihet- qendron tek mungesa e studimeve mikrobiologjike te covidit ne Shqiperi. Duket laboratoret ekzistues jane me mjete te pamjaftueshem per kete rast!

        Reply to this comment
  3. Arben July 17, 18:01

    Po zhduku more mashtrues

    Reply to this comment
  4. info analitike July 17, 20:50

    Cfare jane keto caprashitje te Bratajt. Behu serioz o derezi se nuk keni asnje baze te dhenash per te nxjerre te tilla konkluzione. Jo po pastaj ankoheni se njerezit nuk ju marrin seriozisht!

    Reply to this comment
  5. KORÇARI July 18, 10:10

    Dita, BOTONI KOMENTET,.
    JENI BËRË MË DIKTATORË SE STALINI , BOTONI KOMENTET…….

    Reply to this comment
  6. Lili July 18, 13:05

    Nuk ka shans te kemi nje vaksin mbrenda nje kohe kaq te shkurt! Plus asaj studimet tregojne se duket se ky virus nuk le imunitete! Pra e kot kjo pune! Shikon protokolin e pr Raoult qe ne fillim: pengon perkeqesimet edhe shkurton kohen e bartjes se virusit , cka dmth ma pak infektime e ma pak reanimacione!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim