Derisa paratë s’kanë origjinë, duhet që Oresti, ta lërë qelinë!

December 1, 2017 11:13

Derisa paratë s’kanë origjinë, duhet që Oresti, ta lërë qelinë!

Që kur mbi Tahirin,
lufta ka filluar,
as edhe një germë,
në dosje s’është shtuar!

Kërkoi prokurori,
masën më ekstreme,
dhe “prova” të forta,
kish ca thashetheme!

Asgjë s’do t’i shtohet,
më këtij skandali,
dhe një flluskë sapuni,
më në fund do dali!

Po prokuroria,
hyzmeqare e lugës,
shpreson -ndonjë provë,
mbase gjen gjatë rrugës!

Të gjejnë gjatë rrugës,
ndonjë provë tamam,
ndaj dhe Orest Sotën,
po bëjnë kurban!

Si dhuratë nga Zoti,
u erdhi llokumi,
se para në dorë,
nuk marrka “Kurumi”!

Po ç’do thotë “Kurumi”,
more tungjat’ jeta,
si mund të zbuloi,
zullumet e veta?!

Unë e njoh Lefterin,
nga Shkollë e Bashkuar,
di që miliarda,
ka pasur në duar!

Me mijëra ton hekur,
që ka tregtuar,
me qindra pallate,
këtu janë ndërtuar!

Shuma që ju gjet,
djalit në makinë,
them se për “Ikonën”,
është një çikërrimë!

Është një çikërrimë,
çfarë ju “kap” të birit,
po këto qenkishin,
lekët e Tahirit!

Hedhur mbi sedilje,
more kompetentë,
m’u në mes të ditës,
edhe pa patentë!

Gjithë kjo shkujdesje,
në të udhëtuar,
as t’i fshihte lekët,
nuk kishte tentuar!

Mund të ketë probleme,
i riu Orest,
po nuk është për burg,
dhe as për arrest!

Duket që me “vrull”,
po vijojnë hetimet,
por gjer tani jemi,
vetëm tek dyshimet!

Gjersa paret ende,
nuk kanë origjinë,
duhet që Oresti,
ta lërë qelinë!

Këtë katrahurë,
s’dimë si ta rrëfejmë:
“Të bëjë një herë burgun,
më pas prova gjejmë!”

Ngado që ta rrotullojmë,
kemi kurthin e hashashit,
po që dot s’e krahasojmë,
me gjithë krimet e Lulashit!

Ka dyshime për Sajmirin,
as më shumë e as më pak,
po Saliu me të birin,
janë kapur në krim cullak!

Hashashi s’është kulm’ i krimit,
në shumë vende nuk dënohet,
me vrasjet Bashë-Berishës,
as që mund të krahasohet!

Njëmijë herë i kemi thënë,
krimet-kur kishin pushtet,
sot Njëzet e Një Janari,
për drejtësi ulëret!

Qindra herë i kemi thënë,
do t’i themi përsëri,
që të dy janë kriminelët,
numër një në Shqipëri!.

Nuk po bëjmë propagandë,
sipas mendjes së disave,
se Bashës tani ju shtua,
dhe pastrimi i parave!.

Që të gjithë nuk e thonë,
po e mendojnë të tërë,
të gjitha krimet e mundshme,
këta të dy i kanë bërë!.

Po nuk nisi nga këta,
s’ka reformë në drejtësi,
se vendin e merituar,
e kanë vetëm në qeli!

Po të dy shajnë me listë,
dhe ky sigurisht është kulmi,
kanë parimin stalinist,
mbrojtja më e mirë është sulmi!

Arben Duka

December 1, 2017 11:13
Komento

7 Komente

  1. rapsodi popullor December 1, 12:44

    Duket se per Tahirin Duken s’e ze gjumi,
    ka frike i ngrati mos e marre lumi,
    per Qorrin e vogel nuk ka shume mall,
    por per Edi Ramen e ka zene hall.
    te jete per Duken e per ca te tjere,
    Tahiri minister do ishte perhere,
    ne preher te mafies dhe ne qeveri,
    mjafton qe Rama te jete bukuri,
    eksporti i droges me Ton te vijoje,
    vetem pushteti i Rames te vazhdoje,
    kur Tahiri ne bythe do ta haje,
    me shume se Rama, Duka do qaje.

    Reply to this comment
  2. sapa December 1, 15:12

    Mos i hyj kesaj pune o poet se del si sharja e Rames kunder Trumpit para se te zgjidhej president i USA.Sigurisht qe te takon ti mbrosh “patriotet” e tu te Tepelenes por jo ne kete menyre.Sa per prokuroret e Saliut ata mund ti sherbejne edhe Rilindjes kur vjen puna per te bere favore.Dhe hajdutet i bashkon gjithmone nje qellim qofshin te djathte ose te majte.Apo mendon se vetem te Saliut jane hajdute?

    Reply to this comment
    • shqipe-pelivani December 1, 16:51

      Ei,sapa!

      Pse si doli sharja,(Sipas teje,se ajo s’ish sharje),ish nje thenje troç,sy per sy:- Nuk te dua!- Dhe z. Tramp i perfill burreroret,siç dhe beri me von… Dhe i perçmon srvilet siç dhe beri me peshtirosjet e shqupit,lulkên e salehit…Dhe hajdut ka dhe majtas,por ata djathtas ja bejne muuuu….
      Do i shoç,(Veç ben’ durim),peshkaqenet e shqupit,madje dhe balenen me gjithe kulish…Nderime z.Sapa.

      Reply to this comment
  3. Artemisa December 1, 16:08

    Sado i zoti te jesh, sado i mencur te jesh, sado i afte te jesh per te ujdisur llafet Kur jeten e kalon duke Sherbyer dhe Lepire ne fund Vdes si VEMJE dhe kujtohesh si i tille.

    Reply to this comment
    • roni December 1, 19:24

      Ti flet per llape? Ty dhe dy te tjereve mesiper ju osht konsumu llapa nga te lepimet, Une e di qe ti je shume zemer mire, te dhimset poeti, se do ngelet pa llape fare, po … ju te tre vazhdoni te qete, me llapen te bytha e Sali Qenit, se perveç rroges ju ka premtu edhe trasplatim llape

      Reply to this comment
  4. sami December 1, 19:20

    Shume nga ju komentus u ha dhe kruheni me A Duken Kur nuk u pelqen mos e lexoni, Per sapa dote thosha se kush jane patriotet tepelenes se Sota eshte vlonjat dhe Duka eshte gjirokastrit

    Reply to this comment
  5. niko December 2, 01:56

    Z Arben! Me vjen keq (uroj te jem i gabuar) por me kete vjershe e demton imazhin e poetit. Poeti i vertete ne impostimin apo qendrimin e tij per nje ceshtje ,per nje individ, fenomen,etj. si .kritere ka parimin,ligjin,moralin,te verteten,paanshmerine etj..Cfare mesazhi percon te qytetari,te lexuesi , realativizimi juaj qe beni ne strofat 18,19,20,ku vini ne krahasim pasojat e veprimeve te Saliut ,Shkelzenit,Bashes,me ato te Tahirit. Apo ku relatiivizoni duke thene qe keto te ketij jane dyshime, keto te ketyre jane te provuara.Zoteri,krahasimi i veprimit te sejcilit behet me ligjin ,jo duke krahasuar veprimet e njerit me tjetrin.Ke rene tamam ne poziten e partive politike pozite-opozite ne parlament ku PS akuzonte PD se ka perdorur 1miljon dollare ilegale per lobim ne SHBA dhe PD-ja ne vend qe te bente transparence e te hidhte poshte akuzen, akuzonte PS-ne se ka perdorur 80 mije dollare ilegale per te bere Rama nje foto me OBAMEN dhe anasjelltas. Pra mekatari, per te zbutur a larguar vemendjen nga mekati i vet i permend tjetrit mekatin e tij.Kete djallezi mekataresh nuk mund ta marrim per kriter gjykimi.Kriter eshte vetem ligji dhe morali.Pastaj sejcili te paguaje cmimin per sa i takon.Ndryshe,do sillnim efekte turbulluese per nje pjese te lexuesve. Pasi ata i marrin per te verteta cka thote nje poet duke menduar se poeti eshte i paanshem, i perket gjithe shoqerise dhe jo nje partie.Pse e kini te nevojshme te theksoni ky me shume e ky me pak.Sepse del i anshem,militant.Populli i di keto, ketu jeton,edhe po s’ka shume bagazh, intuite ka.Do pelqeheshit me shume nga lexuesit sikur te kishit shkruar per politikanet: Kush me shume e kush me pak, te gjithe ne nje batak,mallkimin e popullit e kane hak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*