Derrat dhe dosat e Kuvendit të shqiptarëve!

December 21, 2017 12:32

Derrat dhe dosat e Kuvendit të shqiptarëve!

 

Pamjet që na erdhën,
nga parlamentarët,
i bënë me turp,
të gjithë shqiptarët!

Ne i pamë shumë mirë,
derrat ku kullosin,
ndaj të gjithë Kuvendin,
nuk mund ta baltosim!

Derrat edhe dosat,
PD – LSI,
dhe dhuna e grave,
ishte një risi!

Kuvendi për Vendin,
është vërtet pasqyra,
po na ka shokuar,
me palo fytyra!

Ca palo fytyra,
dhe zi e më zi,
që mendojnë se kanë,
liri pa kufi!

Biles më të rinjtë,
deputetë shqiptarë,
janë realisht,
një turp i paparë!

Ata s’mund të jenë,
për nesër një shpresë,
se s’bëhet byrek,
muti i halesë!

Dikush t’u thotë:”Stop!.”,
llumit-ordinerëve,
që kanë rrezikuar,
jetën e të tjerëve!

Është një farë Salianji,
një i ri çapraz,
që duhet të mbyllet,
urgjent në kafaz!

Në të gjitha format,
një njeri i pistë,
kështu ndodh-kur zgjidhesh,
deputet me listë!

E Noka shumë herët,
ka dalë në merkato,
në të gjithë Globin,
nuk gjen më sfaçato!

Ky në çdo seancë,
bën trimin-kreshnikun,
një e tillë specie,
është për zologjikun!

Monika do sillej,
si një kryezonjë,
po për turp të saj,
u bë si ulkonjë!

Çfarë i kapi dora,
hodhi drejt podiumit,
çizmja padyshim,
qe shpikja e fundit!

U shfazua krejt,
në kulm të piskamës,
hodhi e ç’nuk hodhi,
kundër Edi Ramës!

Pastaj si skiftere,
u hodh mbi Ulsiun,
dhe dhunë té paparë,
bëri mbi të ziun!

Dhe Kejdi Mehmet,
e vogla kulishe,
u soll si të ishte,
bijë e kësaj bishe!

Granatat tymuse,
nuk i kishim parë,
për ato bënë burg,
vllaznit kosovarë!

Ata që i mbajnë,
si pishtarë në duar,
në kushte flagrance,
duhen arrestuar!

Në kushte flagrance,
duhen arrestuar,
se nuk ka liri,
të pakufizuar!

Kushtetutë e vendit,
nuk u prek aspak,
po cubat e ndyrë,
pse kërkonin gjak?!

Përse Grida Duma,
ngriti mikrofonin,
dhe e nxiti turmat,
sallën ta pushtonin?!

Kur ajo kërkonte,
sulm përmbi Kuvend,
duhej që dhe prangat,
t’ja hidhnin në vend!.

S’mund të tolerohet,
ky grupim barbar,
gjersa para ligjit,
jemi barabar!

Po vulën ja vuri,
në fund Lulëzimi,
tha-për kryengritjen,
ky është fillimi!

Plasi në Kuvend,
dhuna-anarshia,
ndaj duhet aty,
të nisë drejtësia!

Duhet të prangosen,
të paktë nja dhjetë,
se për terroristët,
s’ka imunitet!

Gjersa këta mostra,
ti të lirë i lë,
qytetari i thjeshtë,
mund të bëjë çdo gjë!

Ato që na ndodhën,
s’quhen më skandale,
se janë konsumuar,
plot vepra penale!

Ne përmbi Kuvend,
presim drejtësinë,
aty ka së paku,
nja dhjetë naziskiné!

ARBEN DUKA

December 21, 2017 12:32
Komento

10 Komente

  1. Liqeni December 21, 12:53

    Kjo eshte e thene troc,te lumte poet.

    Reply to this comment
  2. rapsodi popullor December 21, 14:32

    Shume qenke shqetesuar o Shoku Poet,
    nga ato qe ngjane ne ate Parlament,
    si ajo qe pame ne Parlamentin ton,
    kudo sot 5 fish ne bote i shikon,
    kercet dhe karrigja, grushti gjithashtu,
    por, askund nuk shohim te sulmohet nje gru,
    pastaj, ty or Duke kujtesa te eshte sosur?
    dikur ne at Parlament deputet eshte plagosur,
    deputeti socialist me arme ka shtire,
    kunder Azem Hajdarit dhe ti e di mire,
    keshtu pra o Duke, desha ta kujtoj,
    se armet dhe fjalet kurre s’jane njesoj.
    Socialistet me kot plasin duke u ankuar,
    se vet ne opozite ishin si qen te terbuar.

    Reply to this comment
  3. Shqipe-Pelivani December 21, 14:50

    HYMN PER L.S.I-në!

    Kjo forcë e “Paparë”,
    nxorri nje “Zhandarkë”
    verdhuar ne ar!
    zili,Hena lartë….

    E pamë si i tundi,
    muret ne kuvend.
    Burrave u’a tundi
    grushtin ndën’ hundë…

    Nga dhëmbja për njerzit,
    që s’kanë bukë,për be!…
    por, macja e saj,
    ka dhomë me hale!.

    Mon,me qindra prona
    na bën’ karshillëk!
    Të shoh shpejt ne koma,
    nga yti pisllëk…

    Ja dhe ky është fundi
    rruge tjetër s’ka.
    Tashmë Sali Llumi
    te mbet per baba…

    Nëse,turpi nesër
    do mbaj tjetë emër!
    Mone,Ilir M…
    do jet mu ne qëndër.

    REFREN:

    Dje, pulë stërralli
    sot, pule e rjepur…
    Kush ne fuurrë te kalli,
    Te kërre te djegur…

    Reply to this comment
  4. pylli December 21, 15:43

    Sa të kenë popull që gënjehet për një mi lek të reja ata këtë punë do kenë po su mbyllën brënda një orë e më parë…a ka politikan shqipëria tani, të themi të vërtetën s’ka as 0.1%…

    Reply to this comment
  5. h December 21, 16:59

    Po te ishin terra dhe dosa do ishte mrekulli.
    Keta jane bandite dhe hajdute ordinere qe
    hiqen si intelektuale dhe ligjvenes.

    Reply to this comment
  6. demo December 21, 17:33

    Kur pula kendon si gjel,i duhet prere koka-thote populli.Ti thua Zhane D`Arka,une them Griselda Blanca.Nje bushter mafiozetrafikante droge.ish prostitute,kriminele,..Kur i ecen zullumi edhe Mona pse mos terbohet .

    Reply to this comment
  7. Kris 1 December 21, 17:59

    Keshtu ndodh kur bashkon derrat e rracave te ndryshme rrett nje tepsie.Duhet te gezohemi qe fitoria eshte per derrat mavi.Mos u merzit o Ben derrat e skuadres sone do jene gjithmone fitimtare.Kane ne dore tepsine .

    Reply to this comment
  8. katarakti December 21, 19:11

    Mire e ke ti o Ben. Po kush t’i fusi ne burg?! Kush te ngreje padi?! Kush t’i akuzoje per veprime antiligjore?! Mos prit gje as nga Marku dhe as nga Rama. Do bejne qef vandalet ne Parlament dhe jashte tij. Askush nuk i prek dot.

    Reply to this comment
  9. iliri December 21, 19:56

    I mjeri tio Arben Duka! ke shitur shpirtin dhe fjalën, gjëja më e neveritshme për një raspod! Ose.. je Budallepsur!Por më shumë besoj të parën! Dhe ajo për të cilën të vjen më shumë keq është se e ke shitur shpirtin dhe fjalën për një kothere buk!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*