Dervishaj firmos bashkëpunimin me Kinën
Nga Arkiva
Është zhvilluar në Pekin Forumi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, “Një rrugë, një brez”, ku morën pjesë 28 krerë shtetesh dhe rreth 1200 delegacione nga e gjithë bota.
Shqipëria përfaqësohej nga ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj. Ai tha se u nënshkrua marrëveshja e partneritetit me anëtarët e këtij forumi. Ajo synon forcimin e bashkëpunimit në infrastrukturë.
Ndërkohë, në fjalën e tij, Presidenti i Kinës theksoi rëndësinë e këtij projekti strategjik:
“Tregtia është motori i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik. Duke promovuar projektin e Brezit dhe rrugës, ne nuk do të përvijojmë rrugët e vjetra të lojëra mes armiqve. Ne do të krijojmë një model të rui bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok. Duhet të ndërtojmë një platformë të hapur bashkëpunimi dhe të mbrojmë e të rrisim një ekonomi të hapur botërore. Kina është e gatshme të ndajë përvojën e saj në zhvillim me të gjitha vendet dhe kurrë nuk do ët ndërhyjë në cështjet e brendshme të tyre. Nuk ka rëndësi nëse këto vende janë nga Azia dhe Evropa, apo nga Afrika dhe amerikat, pasi të gjithë janë partnerë bashkëpunues në ndërtimit e brezit dhe rrugës”.
Të pranishëm ishin dhe Presidenti i Rusisë dhe i Turqisë.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento